Sinan Llanaj kundër Mehmet Shehut një “Betejë luanësh”


Nga Seferina Serani

1968 – Kombinatin e Tekstileve Stalin – Tiranë

Sinan Llanaj lindi ne fshatin Kute, te Mallakastres, ne vitin 1917.

Ai ishte efektiv fizik ne forcat partizane ne luften kunder okupatorit nazi-fashist dhe pas luftes, oficer ne MPB

Ai ishte martuar me z. Hatixhe Llanaj, bija e Mino Aliut, nje burri te fuqishem me influence te medhe ne krejt zonen e Mallakastres, nga fshati Corrush, pra, gjithashtu edhe bashkefshatar me ish Kryeministrin komunist, Mehmet Shehu.

Me kerkesen e ketij te fundit, ne kohen e luftes Mino Aliu, kishte ndihmuar Partine komuniste por, pas kesaj, ai qe tradhetuar pikerisht nga komunistet.

Me urdher te Mehmet Shehut, Mino Aliun e pushkatuan “pa gjyq” duke demtuar e deportuar neper internime krejt familjen e tij, si “armiq te popullit”, por e verteta, ishte me krahun e te “pushkatuarit” dhe aspak jo, me krahun e Komandantit, Mehmet Shehu.

Burri ne fjale, qe e pushkatuan sikur te ishte ndonje “tradhetar i rendomte”, ishte burre i nje kalibri te “beses” dhe veçanerisht per kete gje, ai ishte zgjedhur prej komunisteve dhe pikerisht nga vete Mehmet Shehu, si i vetmi njeri “i besuar” per te kryer per komunistet, nje sherbim te rralle “top sekret” ne te cilin rast, luhej, vete jeta dhe kredibiliteti i Mino Aliut, (sikurse edhe jeta e krejt familjes se vet si dhe e ardhmja e tyre, e rrezikuar biles, nga te dyja kahet, si nga forcat gjermane edhe nga ato partizane nese merrej vesh “çeshtja”. Po te zbulohej nga gjermanet ekzekutimi i krejt familjes se tij ishte i padiskutushem por, nese deshtonte plani (ne dem te komunisteve), te pakten “koka” e tij dhe trimave qe do e shoqeronin, do te ishte e sigurte ne “sater”.

Mino Aliut ju besua jeta e Enver Hoxhes dhe ju kerkua “ne sekret te plote” ta shoqeroje Sekretarin e Pergjitheshem te Partise Komuniste Shqiptare shokun “Taras” ta conte shendoshe e mire nga “Mallakastra ne Gjirokaster”. Mino Aliu se bashku me trimat e vet, te cilet, “nuk kishin ide”, se cili ishte “njeriu” qe po shoqeronin, rrugeve e monopateve malore te veshtira, prej Mallakastres ne Gjirokaster, per te mos rene ne duart e nazisteve.

Ata, mbase ishin njoftuar prej “komandantit” te tyre Mino Aliut, per burrin “dymetrosh” gjirokastrit, intelektual dhe mashkull i nje prezence mjaft te bukur, qe ai perbente nje person te rendesishem, por se kush “ai” ishte ne te vertete, kete e dinte veç Mino Aliu dhe Mehmet Shehu, qe ja besoi kete mision te dimensionit, “Super-Top Sekret”.

Mes veshtiresive natyrore dhe nen rrezikun e vdekjes (nese kapeshin) nga forcat gjermane qe partullonin kudo dhe mbi gjitheshka. Te ecje nen hunden e tyre me nje “bombe” ambulante, (Enver Hoxhen vete), kapte rrezikun absolut te eleminimit te familjeve te te gjithe burrave qe e shoqeronin por, sidomos, komandanti i tyre, Mino Aliu, do e paguante me jetet e krejt pjestareve te familjes se tij, “nje e per nje”.

Fale inteligjences, maturise dhe miqve te tij ne zonat ku pushonin per tu shlodhur, ata vete, se bashku me kuajt e tyre, per te rifilluar udhetimin naten, drejt Gjirokastres dhe misioni u krye me sukses te plote, me mbrritjen shendoshe e mire ne qytetin e lindjes se “Tarasit” komunist, i cili, njihej mire per “xhenerozitetin” e tij, ndaj njerzve qe i shpetonin koken.

Enver Hoxha i premtoi Mino Aliut se nje dite, kur Shqiperia te çlirohej prej hordhive nazifashiste, “ai” (do e merrte Mino Aliun e krejt ekipin e tij mallakastriot), te punonin prane Enverit, “per ndertimin e Atdheut”. Por kjo gje nuk ndodhi kurre, ndonese, Enveri e “mbajti fjalen” dhe i kerkoi Mehmet Shehut, te sillte ne Tirane bashkefashatarin e vet, Mino Aliun dhe trimat e tij, per t’ju dhene postin e merituar. Mehmet Shehu, i kishte deklaruar “prere” Komandantit” se “ate e pushkatuam!”

Ndonese, “i çuditur” Enver Hoxha, zbuloi se, per “ate pushkatim” ai vete, nuk ishte njoftuar kurre, nga askush dhe as nga vete Mehmet Shehu!

Por, per Corrushin, Mehmet Shehu, ishte “Zot e shkop” keshtu, sipas tij, nuk ishte e nevojeshme te njoftonte “Tarasin” per diçka qe ndoshta “ai”, nuk do te ua lejonte nje akt te tille, pasi, vete fakti qe Enveri, i kishte admiruar shume Mino Aliun dhe burrat trima te ekipit te tij, kjo gje mund t’i prishte planet dhe, mbase, Enveri, nuk do te lejonte “denimin me vdekje” te Mino Aliut, pa e degjuar edhe vete Enveri kete te fundit, “perse ai akuzohej” prej Mehmet Shehut qe e kishte denuar me vdekje?!

Pra, ketu, fshihet diçka, “diçka fshaçe” mes dy burrave çorrushiote” ndoshta edhe nje konkurrence midis, Mehmetit dhe Mino Aliut qe ishin burra «dominante» ne ate fshat e krejt zonen e Mallakastres. Gjithshka mbetet “supozim”, por ajo qe eshte reale, ka vulen e «tradhetise», pasi Enver Hoxha e mesoi “kete lajm”, nga Mehmeti, (pas luftes) dhe vetem kur Enveri vete” e kerkoi Mino Aliun, tek bashkfshatari i tij, Mehmet Shehu.?! Vrane njeriun qe vuri “familjen dhe vet dhe jeten e tij ne rrezik per kreun e PKSH dhe pershkoi nje mision “top sekret” me personin me “top sekret” te PKSH, “Tarasin” Abdel Hasani, ose Enver Hoxha, dora vet’.

Pas kesaj vrasjeje te turbullt, «stigmatizimi» ndaj familjes se Mino Aliut, ishte i pashmangshem i shoqeruar me internime te femijeve te vet dhe persekutime..

Bija e tij, Hatixhe Aliu ishte martuar e jetonte ne Tirane me Sinan Llanaj, gjithashtu, mallakastriot dhe veteran lufte, nga fshati Kute. Dhenderri i nje “te pushkatuari”, zakonisht nuk i shpetonte dot as ai, «stigmatizimit apo persekutimit», por burri ne fjale, nuk ishte nje «dhenderr» i rastit, por, nje ish-partizan i formacioneve partizane, luftetar me arme ne dore, ne luften kunder okupatorit nazi-fashist.

Sinan Llanaj ishte ushtarak i Ministrise se Brendeshme me transferime ne shume qytete te Shqiperise. Gradualisht, me menyrat e veta komunistet e distancuan nga posti i tij ushtarak spse ishte dhenderr i nje te pushkatuari ne lufte dhe kjo gje nuk ju jepte siguri ne funksionin e tij si oficer, pra, nuk i besonin. Pas “zhveshjes” nga uniforma, Sinan Llanaj u detyrua te punoje ne KTS, ne repartin e filatures, aty, ku nen projektin e caktuar te tekstilit edhe vete fijet e fillit te mbledhura ne bobinat e tekstilit, duhej ti neneshtroheshin projektit e te “endeshin” te njenjtin drejtim ose te dridheshin per tu bere nga fill basme apo stofi e deri “terrkuze”.

Ne fund te fundit, edhe “filli i tezgjahut” qe pergatitej ne Filature, i neneshtrohej, nje regjimi te percaktuar, sikurse edhe vete populli shqiptar i neneshtrohej, nje Diktature 45 vjeçare dhe te vetmen gje qe bente ai popull, “i neneshtrohej” i heshtur, diktatit te tyre “stalinian”. Ne fakt edhe vete Kombinati mbante emrin e “Stalinit”. Populli shqiptar si “Beluli” (humor), qe rrinte si statuje mes flakesh dhe priste qe te shkonte dikush tjeter te shkonte e ta shpetonte nga flaket” e jo ai vete bte perpiqej te shpetonte jeten e vet, nga flaket e ferrit te kuq komunist-stalinian. Ai popull shkonte ne pune me buke e domate e ndonje spec apo patlixhan, merrte rroga minimale qe shumices nuk u dilte te shkonte muajin dhe asnjehere “nuk ankohej” por qendronte po aq i heshtur e indiferent, edhe ndaj “atyre” kishin burrerine qe t’i kundershtonin “sistemit» e metodave te tij anti popullore metoda qe u merrte shpirtin!

Nje rast i tille, “tronditi” Kombinatin ne vitin 1968, ku, pas asaj ngjarjeje si nje “beteje mes gladiatoresh”, per vite me rradhe, banoret e Kombinatit «me satisfaksion» e diskutonin (me ze te ulet), kudo neper familje ate ngjarje qe i beri te gjithe, te “dridhen”, tek ishin deshmitare te nje perballjeje te forte “megatoneshe” mes « dy mallakatriotesh» te mirfillte, por me nje ndryshim te madh, njeri prej te dyve, ishte nje punetor tekstili, (veteran lufte) dhe tjetri ishte shume shume me lart, ne krahasimin “pozicioni shoqeror e social”, ai ishte Kryeministri i vendit dhe quhej Mehmet Shehu, te cilit dridheshin te gjithe ne Komitetin Qendror te Partise se Punes se Shqiperise.

Thone se “rrufjanet” marrin postet me te larta ndersa “te miret”, asgje!

Kur ai, “rrufjani”, vjen ne zonen tende elektorale per te te kerkuar voten e banoreve, zakonisht e sidomos deri me sot, si nje “ekzemplar” i rralle, (ke pare ti), populli shqiptar rregullisht, voton per “rrufjanet”, por kjo, nuk do te thote se ai, qe nuk ka te njenjtin “dimension politiko-social” me “rrufjanet”, nuk di se ç’flet, nese “ai” thote diçka (qe nuk i pelqen sistemit) apo ai nuk eshte “njeri i mire” ose “ai, nuk ka te drejte!” Diçka e tille ndodhi!

Tre nga 4 femijet pare te Sinanit, i biri, Avniu, dhe dy vajzat, Vitorja dhe Marjeta Llanaj, ndonese ata ishin nxenes me rrezultate te larta ne mesime me te gjitha 10-ta, atyre nuk ju aprovohej asnje e drejte studimi per shkollen e Larte. Kjo gje e kishte brengosur babanin e tyre, veteran, se e kuptonte mire qe po i behej lufte pas shpine. Femijet e tij, meritonin shkollen e larte edhe si rezultat i notave 10-ta, qe kishin por edhe se i ati i tyre Sinan Llanaj, kishte luftuar per kete dite lirie. Kudo qe shkonte e percillnin me “lezet” dhe asgje, veç “nje gur ne traste”. Mllefi i padrejtesise e kishte kapeluar dhe ne diten qe Mehmet Shehu (Deputet, i perhershem i lagjes se tekstilisteve), vinte ne Kombinat, per takimin elektoral, te rradhes.

Sinan Llanaj, nuk do e humbiste kurre kete rast, qe hyri ne historine e lagjes me te mrekullueshme te Tiranes me emrin, si “beteja mes luanesh”.

Ne buzembremjen e asaj dite, krejt banoret tekstiliste me shume se 800 vete ishin ulur ne ndenjeset prej kompensate te kinemase qe ishte salla principale per konferenca te medha ne qytezen tekstiliste. Me qindra te tjere prisnin rreth e rrotull stacionit te autobuzit dhe hyrjes se Kinemase per te duartrokitur “Deputetin” e zones shokun Mehmet Shehu, Kryeminister i vendit.

Motorret e policise rrugore i paraprinin vetures shteterore me Kryeministrin dhe pas tij, vetura e xhipse te sigurimit te Shtetit, per truprojet qe siguronin mbrojtjen e personalitetet e larta te Shtetit Komunist, Shqiptar.

Duartrokitjet shperthyen e brohoritjet per Partine dhe Enverin (si nje refren i mesuar permendesh nga shqiptaret), qe zakonisht keto brohoritje i shoqeronin “dy organe biologjike”, asnjera, prane tjetres, ishin “goja” dhe “shuplakat”. Goja brohoriste per Parti e Enver dhe shuplakat, “rrihnin” njera tjetren ne kundershti te vendimit te njeaneshem qe dora e majte ngrihej gjithmone ne menyre “robotike” per te pranuar gjitheshka qe shtronte, propozonte apo e kerkonte Partia socialiste e Shqiperise, nen drejtimin e Komunisteve. Dora e djathte, godiste doren e majte, por kete akt, Partia e filmonte e komentonte dhe e prezantonte, si “duartrokitje” pro, saj. Por jo kudo, duart “rrihnin” njera tjetren per kenaqesine e nje takimi udheheqesish.

Sinan Llanaj, nuk ishte aty, (brenda) ne sallen e “Kino Tekstilit”, per te “rrahur” shuplakat e tij, per Mehmet Shehun, por, per t’i kerkuar atij “llogari”, ashtu “vençe” ose “fshaçe” kur i thone shqiptaret! E thena “vençe ose fshaçe” shkurorezon çdo post e funksion tek dikush qe i posedon ato. Kur dy burra te se njenjtes origjine gjenden perballe njeri tjetrit, (per nje çeshtje serjoze), te dy, si nje “duel luanesh” ja perplasin njeri tjetrit ne sy, te gjitha ato, qe ata mendojne per njeri tjetrin dhe ne vend te “gjykatesit” mbeten burrat e tjere te fshatit per te gjykuar e vendimuar, per “te drejtin”.

Populli brohoriste e “rrihte shuplakat” ndersa Mehmet Shehu po zbriste nga vetura e tij e zeze e luksosze. Kryeministri “i tmerrshem” me paraqitjen e tij elitare dhe i qeshur, ngriti grushtin lart duke pershendetur si gjithmone ne stilin e tij, “komunist”, me grusht, per te gjithe “shuplaka-rrahesit”, si per t’ju rrefyer atyre me buzen ne gaz, se grushti i tij, ishte grusht “i hekurt!”

I pritur nga perfaqesuesit e rinise se kohes, para shkalleve te Kinemase, ai i perqafoi te gjithe (rreth 5 – 6 te rinj) dhe se bashku me ta, ashtu i qeshur e perqafuar, ngjiti shkallet e Kinemase dhe hyri plot “sharm” Kryeministror, ne para-sallen e “Kino-Tekstilit”. Ajo “parasalle” ishte e ndriçuar mire plot drita dhe pikerisht aty, ate po e prisnin ne kembe krejt “elita” e lagjes se tekstilisteve. Diku mes tyre, po e priste edhe Sinan Llanaj. Ata njiheshin shume mire me njeri tjetrin, qe ne luften partizane, ku njeri, Mehmet Shehu ishte Komandanti dhe tjetri, Sinan Llanaj, ishte thjesht nje luftetar, “partizan”. Mehmeti e pa tek Sinani po perpiqej ti afrohej, por, dy nga truprojet e tij, tentuan ta ndalonin, sepse Sinani doli nga salla e Kinemase dhe kjo tregonte se ai, nuk bente pjese ne “eliten” e krereve te Kombinatit, por, ne “publik”.

Mehmet Shehu, u beri “shenje” truprojeve te tij, “ta lejonin t’i afrohej” dhe gjoja i buzeqeshi Sinanit, por ky i fundit, i foli prere, – “shoku Kryeminister, dua te flas pak me ju!” .

Njerzit perreth kuptuan se ata njiheshin mire me njeri tjetrin. Ata duartrokisnin udheheqesin e Partise dhe duartrokitjet e tyre u nderprene, kur Sinan Llanaj ju afrua fare afer Delegatit te Lagjes – Kryeminister.

Mehmeti ndaloi hapat dhe drejtoi shikimin drejt tij.

Pa e çuar larg biseden me pershendetje “pa sens”, Sinan Llanaj i leshoi pyetjen e rende si bombe. “Shoku Kryeminister, jam ngushte me shtepi se dy djemte dhe dy vajzat me jane rritur dhe nuk kam dhome per ti strehuar qe te flejne ne dhoma veç e veç, “nje” kjo! E dyta, perse 3 prej femijeve te mij, nuk ju jepet e drejta e studimeve te larta, nderkohe qe kane nota te shkelqyera?”

Kryeministri qe nuk e priti kete gje, (pasi askujt “nuk ja mbante” te fliste para tij e jo me, ti kerkonte atij “llogari”), u turbullua. Ai rrudhi vetullat dhe “inati” zuri vendin e “sharmit” dhe buzeqeshjes. Nga dhembet “kercelluan” disa fjale plot ngerdheshje, “Sinan Llanaj, mos valle ke harruar se ke kane gjysh, femijet e tu? Ti je dhenderri i xhandarit! (pra, akuza e Mehmet Shehut ishte “xhandarlleku” i Mino Aliut, jo ndonje tradheti. “Xhandar” i Zogut dhe “Zogu”, ishte armik i Komunisteve.

Heshtje e plote!

Ne parasallen e kinemase nderkohe qe te pranishmit zyrtare (ata qe kishin organizuar mikpritjen), mbeten si statuja dhe disa prej tyre, ulen koken.

“Xhandari me i madh ke qene ti, Mehmet Shehu, ja priti flak’ per fleke Sinan Llanaj. Femijet e mij, kane babain e tyre veteran lufte, une kam luftuar kunder gjermanit dhe femijet e mij, kane te drejte te studjojne, nga meritat e babait te tyre. Ju, po me beni lufte pas shpine ashtu siç ja bete edhe vjehrrit tim. Harrove se gjyshi i femijeve te mij qe ti sot, po ma quan “xhandar”, ua siguroi juve krereve te Partise Komuniste Shqiptare koken e Enver Hoxhes deri ne Gjirokaster dhe ai u tradhetua nga ju dhe perseri nga ju, humbi jeten me “pushkatim”, qe ne, u dashka te paguajme brez pas brezi, inatin dhe urrejtjen tende personale, sepse Enverit ju, ja keni fshehur vrasjen e tij, “pa gjyq!”

Mehmeti u egersua edhe me shume! Mbase nga nervozizmi, ose ndoshta i shkau goja sepse edhe vete Mehmeti e aprovoi versionin e Sinan Llanajt, per “misionin top sekret” te gjyshit te pushkatuar. Kryeministri, duke u pergjigjur edhe ai “flak’ per flake”, Sinan Llanajt, i tha: – “Po, per ate «mision» ja dijme per nder, por pas kesaj ai na dezertoi dhe per kete u denua me vdekje».

Fakti «u vertetua» nga vete goja e Mehmet Shehu se gjyshi i femijeve te familjes Llanaj, kishte sherbyer ne dobi te luftes dhe ishte pushkatuar “pa gjyq” siç ja tha ish luftetari veteran nga Kuta, dhenderr i Mino Aliut.

“Sinan Llanaj, bej kujdes tonin e zerit tek me flet mua, sepse une jam Kryeministri yt, kam bere luften…!» Por Sinani nuk e la te vazhdonte duke ju pergjigjur «zjarr per zjarr»…» Luften e kam bere une, shoku Mehemet Shehu, ti ishe komandant e jepje urdherat “i fshehur”, kur une me te tjere partizane, ishim balle-perballe plumbave te gjermanit, keto shitja tjeter kujt e jo mua!”

Te ngrire nga kjo “beteje mes luanesh”, kreret e lagjes se Kombinatit nuk mund te nderhynin dot, ne kete grindje «fshaçe» mes dy mallakastrioteve «te ashper», ndersa truprojet e Kryeministrit, per ta, deri sa nuk kishte «kacafytje fizike», as ata, nuk kishin te drejte te nderhynin ne kete «perleshje fjalesh» sepse pak me pare, vete Kryeministri “i ndaloi” tek po e pengonin hyrjen e Sinan Llanajt ne parasallen e Kinemase, aty, ku po pritej te zhvillohej mirseardhja per Delegatin-Kryeminister, Mehmet Shehu, keshtu, ky i fundit, Mehmet Shehu, duhej ta nxirrte vete «qimen nga qulli» ne kete “sherr te zjarrte”.

Me nje ze te zvarre dhe i çorroditur Mehmet Shehu ‘mermeriti’ neper dhembe duke u drejtuar drejt salles se kinemase, ku po e prisnin mbi 800 banore “kombinatas”. Nga mermeritjet e tij dhembore, u kuptua se Kryeministri tha, se: “do e shqyrtonte çeshtjen e familjes Llanaj» dhe “sherri” mbaroi me kaq ndersa Kandidati per Deputet Mehmet Shehu, u drejtua ne sallen ku e priste populli. Brohoritjet per Partine dhe Enverin, shuan menjehere gjendjen e “acaruar” nje minute me pare (ne parasallen plot drita) ndersa i vetem, Sinan Llanajsi si ai «trimi» qe çan kunder rrymes, kishte marre rrugen e kthimit, per ne shtepi te vet.

Pas disa ditesh, gjerat ndryshuan me zgjerim te (nje dhome me shume) per familjen Llanaj dhe hyrjen ne shkollen e larte te te tre femijeve te tij, Marjeta, Avniu dhe Vitorja por, lufta pas shpine kunder Sinan Llanajt, mbeti e panderprere dhe e heshtur.

Pas 5 vitesh te ketij debati te ashper, ai vdiq «papritur» ne moshen e re te nje 57 vjeçari vital, ndersa te afermit besonin gjithmone, se “ishte eliminim fizik”.

Mbase!

Mund te ishte edhe keshtu, por legjenda e tij, mbeti e perhershme ndersa kombinatsit, “me shpoti” e jo pa krenari e tregonin nen ze, ate ngjarje. Ne lagjen me te madhe te Kryeqytetit shqiptar, ne Kombinat, askush, nuk foli keq kurre per veteranin e luftes, Sinan Llanaj qe pati burrerine e nje babai qe i del per zot familjes dhe te ardhmes se femijeve te vet. Pati guximin e luftetarit veteran te ndershem, qe ti kundervihej Kryeministrit me te “frikshem” qe kishte Diktatura komuniste ne Shqiperi, “te vetvrarit”, Mehmet Shehut.

P.S. …Te gjitha pershkrimet qe jepen ne kete histori, jane rrefimet origjinale qe kam degjuar vete nga personat qe ishin prezent ne ate “beteje luanesh” siç e quanin ata. Te tjerat detaje i kisha marre nga vete familja Llanaj ne Tirane kur ata jetonin, si nga gruaja e tij, Hatixhe LLanaj dhe tre femijet e permendur me siper qe fatkeqsisht sot kane ndrruar jete, relativisht, ne moshe te re te gjithe.

Ata ishin nje familje shume e mire dhe mbi te gjitha njerez te ndershem!. /Pasqyrimi.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close