Ulen temperaturat, dëbora mbulon fshatrat malorë të Elbasanit


Gjatë gjithë natës së kësaj fundjave reshjet e para të dëborës kanë rënë edhe në një pjesë të Qarkut të Elbasanit. Burime zyrtare raportuan se bora ka shkuar në një trashësi nga 10-15 cm në malin e Shebenikut, Sopotit, Polisit dhe Qarrishtës si dhe disa nga fshatrat më malorë të Librazhdit.

E njëjta situatë raportohet edhe në Njësinë Administrative Steblevë, ku siç raporton drejtuesi i saj Alban Fejzo, pothuajse të gjitha fshatrat e Steblevës janë zgjuar të shtunën të mbuluar nga një shtresë e hollë dëbore, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Sipas Fejzos janë marrë të gjitha masat nga ana e pushtetit vendor që ky dimër sado i “egër” të jetë të përballohet me sukses. Për çdo problematikë që mund të krijohet janë marrë të gjitha masat që të zgjidhet në kohë rekord duke filluar nga hapja e rrugëve deri te ndihma emergjente.

Në çdo skaj të njësisë kemi një plan të detajuar masash perfekte për t’iu gjendur pranë komunitetit, theksoi Alban Fejzo, administrator i Steblevës një prej zonave më malore të rrethit të Librazhdit.

Kjo njësi administrative është mjaft e frekuentuar nga turistët gjatë gjithë vitit sidomos gjatë stinës së dimrit. Edhe këtë vit nga rënia e reshjeve të para pritet të kthehet në një nga destinacionet e preferuara për vendasit dhe të huajt.

(BalkanWeb)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close