79% e të rinjve që duan të ikin nga Shqipëria


Nga Arian Galdini

Thoni cte doni, mendoni cte doni, por nese kjo nuk eshte politike dhe strategji e miremenduar dhe mireorganizuar shpopullimi, atehere cfare eshte…?

Pak vete na vjedhin, po keta pak vete na plackisin, po keta pak vete na sundojne, po keta na terrorizojne me krimin e organizuar, po keta na grabisin pronat, po keta na pushtojne TV e media, po keta vendosin se kujt ti hapen e kujt ti mbyllen dyert e karrieres, rritjes dhe zhvillimit ne kete vend, keta pak bejne henen dhe diellin ketu, keta blejne votat dhe vrasin shpirtrat, keta shesin vendet vendet e punes dhe interesat kombetare, keta pak e kane bere Shqiperine te pashprese dhe te pajetueshme…

Por per llogari te kujt, te cilit plan?

Per cfare duhet politika, per cfare duhen akademiket, artistet, aktivistet, mediat, nese shqiptaret jetojne ketu dhe mendojne vec si te ikin sa me pare prej ketu?

Po na shnderrojne neve shqiptareve në hebrenjte e koheve moderne…

Kemi atdhe por nuk kemi vend në atdheun tone, e te gjithe po ikim, ikim, ikim…

Zbrazje e sforcuar me strategji e Shqiperise nga shqiptaret, qe ketu te sundojne si pasunare vetem plackeberesit dhe zuzaret….

Andaj, them dhe jam i bindur se kjo eshte koha, ky eshte momenti qe ta shohim e kthejme politiken, akademizmin, aktivizmin ne misionarizem per te rikthyer shpresen, besimin dhe vitalitetin ne kete vend.

Ky eshte atdheu yne, ketu eshte vendi yne…

Po ikem, askush nuk e ben dot Shqiperine.

Po menduam vec te ikim, askush nuk e ben dot Shqiperine.

Po e pranuam te keqen si fakt madhor e te pandryshueshem, atehere vec do lengojme derisa te ikim apo vdesim ketu si kotesira…

Jo or jo, duhet ti vendosim qellim vetes qe do jetojme ketu. E per te jetuar ketu, duhet ta bejme te jetueshem e shpreseplote kete vend.

Na duhet nje ideal i ri, jo nje shteg i ri ikjeje.

Shqiptarizma eshte ideali i ri…

Ta bejme Shqiperine.

Se bashku.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close