Tiranë, arrestohet hakeri 20 vjecar


Është arrestuar në Tiranë një haker vetëm 20-vjeç. Në pranga është vënë Arben Bozhiqi lindur në Pajovë-Peqin dhe banues në Laprakë të Tiranës. Ai akuzohet për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

20-vjeçari dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale etj., të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Ai u arrestua në flagrancë pas një hetimi 6-mujor.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të tij iu sekuestrua celulari dhe një kompjuter. Ku iu gjetën 11 profile të rrjetit social “Facebook” me të dhëna të rreme të cilat administroheshin dhe përdoreshin nga Arben Bozhiqi.

Gjatë këqyrjes së profileve që administroheshin nga ky shtetas u gjetën foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar si dhe dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet marrjes së adresave të rrjeteve sociale të këtyre shtetaseve.

Iu gjetën mbi 1200 adresa të ndryshme të postës elektronike (e-mail, hotmail, yahoo, live etj., të shtetasve të ndryshëm, mbi 400 kode hyrjeje (passëord) për adresa të ndryshme të rrjeteve sociale të shtetasve të ndryshëm etj, mbi 100 adresa (URL) të faqeve të ndryshme të rrjetit social “Facebook” të shtetasve të ndryshëm, mbi 50 link-e (adresa) të ndryshme të cilat janë përdorur në periudha të ndryshme kohore për të marrë (phishing) kodet e hyrjes së adresave të ndryshme të postës elektronike, rrjeteve sociale etj.

I riu ushtronte aktivitetin e tij kriminal që nga viti 2010 dhe gjatë kësaj periudhe kohore dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale etj., të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Gjithashtu nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se kishte një shkëmbim adresash me qëllime të ndryshme si fitimi etj. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close