Reportazh i BBC: Shqipëria dhe bunkerët


Prestigjiozja amerikane BBC, ka shkruar një artikull rreth çështjesh së bunkerëve në Shqipëri të ndërtuar gjatë kohës së Enver Hoxhës. Ka qenë Stephen Dowling ai që ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe ka shkruar për mijëra bunkerë në vendin tonë.

Midis rrënojave, maleve, kodrave, deteve, shikon mure me një kupolë të rrumbullakosur, pra për bunkerët e ka fjalën Stephen.

Ata kanë qenë këtu që nga vitet 1970, kur Shqipëria ishte një nga vendet më të izoluara. Bunkerët ishin ideja e Enver Hoxhës, një partizan i dikurshëm që e vendosi Shqipërinë e a asaj kohe për 40 vjet nën një regjim brutal dhe surreal. Të bindur se të gjithë nga Jugosllavia fqinje në Greqi, Nato dhe madje edhe ish-aleatët e tij në Bashkimin Sovjetik donin të pushtonin vendin e tij, Hoxha filloi një program ndërtimi bunker me përmasa titanike.”-thotë gazetari

“Bunkerët që shoh nëpër gjirin e Vlorës janë maja e një akullnaje prej betoni dhe çeliku. Ato u ndërtuan jo vetëm në qindra, apo edhe disa mijëra, një vlerësim konservativ, jepet numri i bunkerëve të përfunduar në më shumë se 170,000.”- shprehet Stephen

Ai thotë se bunkerët kanë bllokuar fusha nëpër fshatra, luginat malore, ngjajnë si statuja rreth kryqëzimeve, autostradave apo edhe pranë plazheve.

E gjithë bota ka marrë vesh se bunkerët e ndërtuar gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri e shndërruan në një nga vendet më të varfra në Evropë, këtë e përmend edhe Stephen në shkrimin rreth Shqipërisë.

Shkak për këtë plan që mori Enveri për Shqipërinë ishte frika e pushtimit të vendit nga vendet fqinje.

“Është një qasje tragjikomike dhe besoj se është e shëndetshme. Nga pengesa origjinale që ata duhet të kenë qenë në fund, ata mund të bëhen strehëza për ‘armikun’ që do të vijnë, të argëtohen, të eksplorojnë dhe të mësojnë prej tyre. Mësoni nga ky gabim i madh dhe përpiquni të mos lejoni që kjo të ndodhë përsëri në të ardhmen “.





Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close