Digjet flamuri shqiptar në Athinë/ Ministria e Jashtme thërret në takim ambasadoren greke


Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, ka thirrur sërish sot në takim ambasadoren e Greqisë, Eleni Surani.

Ambasadorja është thirrur pas incidentit të ndodhur një ditë më parë në Athinë, ku protestuesit kanë dhunuar simbolet tona kombëtare, duke djegur flamurin kuq e zi. Ambasadores i është kërkuar distancomi nga kjo ngjarje e shëmtuar.

Ndërkohë Surani ka qenë dhe ditën e djeshme në Ministrinë e Jashtme, ku kanë folur rreth incidentit të ditës së diel, ku u vra 35 vjeçari grek Kostandions Kaçifas, pas përplasjes me armë me forcat RENEA.

Njoftimi i plotë i MEPJ:

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar.

Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.

MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close