Furtune ne PS, ja disa nga kreret e PS qe jane shkarkuar


2 1536686927 1024x570 (1)

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë dhe Grupin parlamentar të Partisë Socialiste në një takim të përbashkët.

Pas përfundimit të mbledhjes, nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali u shpreh se ka një degradim të marrëdhënies pushtet lokal me qytetarët dhe po bëhet një analizë e punës së drejtorëve dhe qeverisjes në territor.

Elisa Spiropali tha se janë shkarkuar disa kryetarë degësh të PS, por sipas saj lista do bëhet publike në një moment të dytë.

Vihet re një shkëputje nga disa territore dhe drejtuesve politikë u është kërkuar prezencë e tyre. Sidomos nga bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh së pushtet lokal me qytetarët. Ne s’kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale, por edhe qendrore ku ka nevojë për ndërhyrje. Është e rëndësishme që paralelisht te punohet dhe me familjen tonë të madhe politike në territor. Ne kemi shkarkuar disa kryetarë degësh të PS, por nuk e kam listën. Ajo do bëhet prezente më vonë” – tha Spiropali. Burime nga mbledhja bëjnë me dije për “BalkanWeb” se disa nga kryetarët e PS në rrethe që janë shkarkuar janë në Delvinë, Selenicë, Memaliaj dhe Cërrik.

Dje në mbledhjen e grupit, Rama foli ashpër duke kritikuar punën e drejtorëve të institucioneve të ndryshme.

Dje në mbledhjen e grupit, Rama foli ashpër duke kritikuar punën e drejtorëve të institucioneve të ndryshme.
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close