Cfare paralajmerojne arrestimet e dy ish-deputeteve te PS ?


Arrestimet këtë të dielë të dy ish-deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, i pari deputet i Lezhës dhe mik i kryeministrit, kurse Çuko edhe ish-drejtor i përgjithshëm i Burgjeve; janë hapja e një dosje arrestimesh VIP që do të vijojë deri në Vitin e Ri 2019.

Përveç vendimit të prokurorisë, duket se ka patur edhe një regji politike, pasi i arrestuan pikërisht ditën e dielë, pasdite, që të bënin lajm në publik. Dhe për të thënë se “prokuroria nuk ka varësi nga kryeministri Rama”, siç akuzon opozita.

E realizuan mjeshtërisht skenarin.

Para tre ditësh ministri Brendshëm Fatmir Xhafa në konferencë shtypi me drejtorin e përgjithshëm të policisë gjermane, tha në fund se “këto ditë mbani telefonat hapur!”, duke nënkuptuar se do të ketë arrestime të rëndësishme. Gazeta “Koha Jone” e paralajmëroi këtë citim të ministrit Xhafaj. Dhe kështu ndodhi sot.

Prokuroria e Krimëve të Rënda dhe si organ në tërësi ndodhet në një proces ndryshimesh të forta. Akoma ka nëpër duar dosjen e ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri, të cilën e rrotullon nëpër duar, por në gjykatë nuk është gati ta dërgojë për pretencën finale. Informacionet thonë se po hetojnë me intensitet edhe dy ish-ministra, njëri nga mazhoranca dhe tjetri nga opozita.

Nëse për ish-deputetin Çuko kryeministri Rama reagoi me një shënim ku mbështeste prokurorinë, por për ish-deputetin e Lezhës, Arben Çuko nuk mendohet se e priste arrestimin, pasi edhe nuk ka reaguar. Megjithatë duket se kemi hyrë në një fundviti me arrestime VIP dhe ndofta gabohemi, por një ish-ministër që pritet të arrestohet do të ketë polemika të forta në politikë. Ndërkombëtarët kanë kërkuar me insistim për arrestime të nivelit të lartë në pushtet, ndërkohë publiku nuk beson se do të kemi arrestim ministri. Opozita ka akuzuar disa ish-ministra dhe ministra të qeverisë Rama,ndërkohë që prokuroria nuk ka mbyllur hetimet, sidomos për një ministër të sotëm.

Kjo e dielë mund të shënohet si fillimi i arrestimeve VIP në politikë, shkruan Koha Jone

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close