Funari, “Zvicra” e Shqipërisë së Mesme


Nga Olsjan Topalli

A e njohim ne sa duhet vendin tonë? Mundësitë që na ofron? A i shfrytëzojme rezurset e pafundme që na janë dhënë? Shqipëria ka shumë të tilla, një pjesë e tyre nuk janë promovuar asnjëherë, ose nëse është bërë ndonjeherë nuk ka qenë e mjaftueshme. Mes tyre ndodhet një oaz i pazbuluar në zemër të Shqipërisë…

Për dikë që do të shkelte për herë të parë këtyre anëve, do mendonte se ka shkelur në Zvicer. Por, në të vërtetë nuk jemi në Zvicer por vetëm 25 kilometra larg nga Elbasani në fshatin e quajtur Funar. Është cilësuar si Zvicra e trevave të Elbasanit për shkak të larmishmërisë së maleve e kodrinave që ndodhen këtyre anëve, po ashtu liqenet piktoreske dhe pyjet e dendura të cilat dita ditës po forcojnë akoma më shumë ngjyrën e artë të vjeshtës.

Funari ka nje reliev dhe klime të përshtatshme për zhvillimin e turizmit në të 4 stinët e vitit. Ndryshe mund ta quajmë oazin e sapozbuluar të turizmit malor që dalë-ngadalë po merr jetë.

Natyra duket se është treguar shumë bujare me këtë zonë duke i falur mjedise natyrale për t’u admiruar me male, lëndina e livadhe të panumërta të cilat të japin mundësi për inprovizimin e kampeve ditorë për turistë vendas e të huaj.

Gjithashtu bimët e shumllojshme dhe frutat e egra, janë resurse që natyra i ka dhuruar kësaj krahine duke i kthyer hapësirat e mëdha të Funarit në një amfiteatër gjigant joshës e natyral me plot surpriza, për turistët që vlerësojnë resurset e kësaj zone.

Udhetimi

Rruga gjarpëron ashtu trishtueshëm mes kreshta malesh që nga Elbsani. Edhe pse janë 25 kilimetra rrugë të duhet gati 45 minuta për të arritur në Funar pasi vende-vende kjo rrugë është e pashtruar dhe ka nevojë për zgjerim të saj. Përpos amortizimit nga ana tjetër na ofron një pamje panoramike, në mes pyjeve të pishës, nën flladet e vjeshtës që sapo ka trokitur në Funar i cili ka një shtrirje të gjerë prej disa hektaresh. Një mirëseardhje krejt të veçantë na e urdhërojnë bukuritë natyrore të kësaj treve që janë befasuese e ku e vetmja simfoni që mbizotëron është magjia e ujërave të kristaltë që gurgullojnë në liqen prej flladit të erës që fryn.

E ndërsa udhëtohet drejt Funarit ngjyra e artë, ajri dhe freskia marrin jetë dhe të falin ndjesitë e munguara në shumë vende, madje edhe atje ku teknologjia mund të ketë arritur majën asgjë nuk barazvlerësohet me natyrën që pikturoi këtë fshat malor.
Pasi përshkojmë edhe metrat e fundit gjendemi në zëmër të fshatit, i cili gumëzhin nga zërat e bardhë fëminore të cilët lozin në oborrin e shkollës së tyre. Diku më matanë qëndron Kujtimi, një mezo burrë i cili ndodhet në qoshe të rrugës ku na përshëndet dhe urdhëron mirë se ardhjen dhe në dorën tjetër mban një llullë të mbushur me duhan që për asnjë çast se ndan nga vetja.

Vizitës tonë në këtë vend iu bashkua edhe Fredi një i ri rreth të 35-tave, i cili ka pak kohë që është kthyer nga Greqia, vend në të cilin ka jetur dhe punuar prej 7 vitesh si pjekës mishi në një restorant.

Ai është kthyer në atdhe me deshirën për të punuar me turistët në fshatin e tij, ku edhe ka marë me qera një lokal ku ofron shërbim prej disa muajsh.
“Kam disa muaj që hapa këtë punë, dhe jam i kënaqur me turistët që vijnë. Ky vend po merr jet, po merr emrin që i takon sepse ne kemi gjithçka për të qenë një vend i denjë turistik”- na bën me dije Fredi, të cilin e bëmë edhe mik.

Ndër të tjera ai na thotë se turistët më të shumtë kanë ardhur gjatë stinës së verës, kryesisht shqiptarë të cilët dashurojnë vërtet natyrën.

Përse Funari

Sepse Funari ka gjithçka që vendet e tjera nuk kanë… Ka klimën, relievin, liqenet, pyje të bukura e njerës mikpritës e bujarë. Ky fshat turistik është një mrekulli e sapozbuluar dhe që ka filluar të marrë prioritet. Ky vendi ideal që të ofron mundësi për të ushtruar sporte të shumëllojmshe si hiking, hipizmi në natyrë, shëtitje me biçikleta, apo ushtrimin e sportit me kajak.

Po ashtu ky vend ka nevojë për shumë investime si restorante, apo dhe në shtëpia pushimi e bujtina për të terhequr jo vetëm turistë vendas por edhe të huaj.

Prej 3 vitesh AST Elbasani me ndihmë të Bashkisë Elbasan kanë ndërmarrë një nismë për promovimin e vlerave turistike të kësaj mrekullie të natyrës. “Funari Fest” është titulluar nisma e cila mbahet çdo vit në Funar, ku aktivitetet janë të shumta po ashtu edhe vizitorët.

Po ashtu, nëse qeveria do vërë dorë mbi këtë trevë duke përmirësuar infrastukturën dhe të ndërtojë rrugën që lidh këtë vend me Tiranën do tu jepte mundësi edhe investueve privatë të investonin në këtë perlë që ka natyra ka ditur ta pikturojë me dashuri e përkushtim.

Ndërsa këta ndodhin të gjitha, Funari në një periudhë 7-10 vjeçare do të kthehet në destinacionin më të kërkuar turistik në Shqipërinë e Mesme, pasi Shqipëria ka vende të tilla të mrekullueshme që kanë edhe më vlerë sesa destinacionet aq shumë të reklamuara në vendet fqinje. Shqipëria ka vërtet gjithçka, thjesht duhet ta kuptojmë dhe vlerësojmë atë që kemi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close