PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Politikanët e Facebook-ut


Kristjan Dukaj, Politolog

“Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post”, kështu e filloi fjalimin e tij para shumë kohësh ish presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Vashington drejtuar kundërshtarëve të vetë politikë. Ai e filloi në këtë mënyrë për ti rikujtuar ata, se edhe pse po veprojnë në mënyrë të gabuar, edhe pse populli i “dënoj” , ata ende vazhdojnë të qëndrojnë në krye dhe të luftojnë me erën. Edhe sot, mbas shumë dekadave, pothuajse fjalia e tij mund të përdoret për politikëbërësit dhe ka të njëjtin kuptim. Për fat të keq Ballkani, si dorë e dytë e evropës, ende nuk arriti në atë nivel pjekurie politike, që mbas dështimit në zgjedhje, politikanët, ose më saktë mbartësi i listës, të tërhiqet. Dëshira për të vazhduar me të njëjtën politikë dhe udhëheqësi, në shumicën e rasteve është dëshmuar si e humbur ! Në rastin konkret, që nga vitet e 90ta, pra nga pluralizmi politikë edhe deri më sot, asnjë politikan, kryetar partie nuk është tërhequr mbas disfatet që ka pësuar. Madje, me shumë këmbëngulje kanë vazhduar ta mbrojnë atë pozitë duke e konsideruar veten fitintar, ndërsa popullin të gabuar, se nuk bënë zgjedhjen e duhur.
Një ditë, duke lexuar shkrimet e Kisinxher, hasa në një fjali për partitë politike: “ ..individi duhet të mbesë gjithmonë individ brenda një partie politike, jo të shkrihet në të. Mendimi i tij duhet të jetë unik dhe i ndryshëm, përndryshe ai nuk mendon me kokën të vetë..”
Dëshira për të prekur majat politike dhe dëshira për të ndërtuar karrierë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë, këtë gjë më së miri e hasim tek vepra e Makiavelit “Sunduesi”, i cili me aq përpiksmëri përshkruan dëshirën dhe luftën e individ, për të arritur në pushtet dhe lufta e tij e vërtet fillon atëherë kur don ta mbrojë pushtetin. Sot mjetet e komunikimit janë të shumta dhe mundësia për të shfaqur idetë, dëshirën dhe planet është shumë më e lehtë se para disa dekadave. Unë do ndalesha vetëm tek rrjeti social facebook, të cilin pothuajse e përdorin të gjithë ata që kanë acces në internet. Me futjen e këtij rrjeti social, duket që edhe politika ka ndryshuar e sidomos politikbërësit kanë marrur një kthesë të madhe duke i folur popullit përmes këtij rrjeti. Sidomos tek ne kjo gjë po bëhet çdo ditë e më e avancuar, debatet politike tashmë shumë pak po zhvillohen nëpër televizione, por ato i kanë shëndërruar në debate facebooku, përmes statusave duke thumbuar njëri tjetrin. Që situata të jetë edhe më e keqe, duket që politikanët e këtij shekulli, popullit dhe adhuruesëve të vet i drejtohen pikërisht përmes facebooku si dhe idetë dhe programet e veta i shpalosin pikërisht aty. Komunikimi me qytetarët në terren zhvillohet vetëm 20 ditë gjatë fushatës. Për disa ky komunikim i tillë është shumë i mirë, sepse vlerësojnë faktin që qytetari është më afër dhe mund të komunikojë në çdo kohë me partitë politike, politikan të ndryshëm, duke dhënë ide dhe sygjerime të ndryshme. Ndërsa në anën tjetër, analistë të shuntë me përvojë në këtë fushë, vlerësojë që politika jo e drejtëpërdrejtë me qytetarin shpie deri tek humbja e besimit tek ai dhe kalon në një nivel joserjoz. Shpresoj që në të ardhmen angazhimi dhe puna e tyre do jetë më serjoze duke u fokusuar në problemet reale të banorëve e sidomos të rinjëve, por jashtë rrjeteve sociale./Pasqyrimi.com

Tiranë, shtator 2018

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 28, 2018 nga te Opinion dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: