PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

BSH: Gent Sejko guvernator deri në 2022


Qeveria një ditë më parë shpalli garën për tre anëtarë në këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Drejtoria e monitorimit pranë Kuvendit ka njoftuar institucionet përkatëse për përfundimin e mandatit për 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës si dhe kërkesën për zgjedhje të reja. Por në këtë listë nuk figuron emri i Gent Sejkos, raportonBalkanweb.

Guvernatori Gent Sejko është zgjedhur anëtarë i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës qendrore pas dorëheqjes së Ardian Civicit në vitin 2014 dhe ky mandat i përfundon në nëntor të këtij viti. Duke qenë se Gent Sejko është zgjedhur si Guvernator me propozim të presidentit të Republikës në vitin 2015 dhe mandate i tij është shtatë vjeçar, e bën atë automatikisht edhe anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të institucionit që drejton deri në përfundim të këtij mandati. Të njëjtin interpretim bën edhe kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe.

“Në referencë të kushtetutës mandati i Guvernatorit të BSH është 7-vjeçarë do të thotë që guvernatori aktual në detyrë e ka marr këtë mandate në shkurt të vitit 2015 dhe do duhet ta përfundojë këtë mandate në rast se kushtetuta përcakton për shkarkimin e tij para kohe në shkurt të viti 2022”, tha Braçe.

Duke iu referuar kushtetutës së Shqipërisë edhe eksperti ligjor Çlirim Gjata thotë se mandati i Guvernatorit është shtatë vjeçar dhe si i tillë është edhe anëtarë i Këshillit Mbikëqyrës në po kaq vjet.

“Kushtetuta thotë se mandati i guvernatorit është 7 vite. Në Kushtetutë nuk parashikohet si në rastin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse një anëtari të Gjykatës Kushtetuese i mbaron mandati para kohe, anëtari zëvendësues rri ne atë pjesën e mbetur të mandatit të anëtarëve të mëparshëm. Për Guvernatorin nuk është kështu. Kushtetuta përderisa nuk e përcakton se zëvendëson pjesën e mbetur të mandatin, atëherë ka mandat të plotë 7-vjeçar”, -tha Gjata.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 20, 2018 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: