Dukaj: TV Boin cenzuron individë të caktuar, kërkoj përgjigjje konkrete..”


Duke parë materialin e përgatitur nga TV Boin, me rastin e takimit të mërgimtarëve, vërejta që sipas këtij materiali moderatori i kësaj mbrëmje kaq të madhe dhe domethënëse nuk paska “ekzistuar.” Duke ju referuar normave gazetareske dhe rregullave të përgjithshme një gjë e tillë më duket lëshim profesionalizmit ndërsa në anën tjetër, ekzistojnë ndoshta arsye të ndryshme që veprojnë në këtë mënyrë. Mirëpo, më duhet të rikujtoj këtë Televizion që rregulli gazetaresk dhe vendi publik duhet respektuar. Duke parë që ky material nuk ishte “termin i paguar”, si ato terminët politike, atëherë Ju jeni të detyruar të lëshoni çdo individë që atë natë kishte ndonjë rrol, e sidomos moderatorin e mbrëmjes që është një pikë shumë e pashmangshme. Gjithashtu më duhet të ju rikujtoj që atë natë, moderatori foli gjatë për publikim e një libri nga misioni Françeskan në Tuz, ndërsa në materialin tuaj një gjë e tillë nuk dëgjohet sepse moderatori është cenzuruar në mënyrë totale. Andaj, lus televizionin në fjalë për një përgjigje konkrete, pse moderatori u cenzurua në mënyrë totale? Edhe pse kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodhë, këtë herë e ndjeva të nevojshme të reagoj, sepse kjo gjë është praktikë edhe tek individë të tjerë, që këtij TV nuk i pëlqejnë. Do doja të fitoja një përgjigje të qartë dhe sa më të shpejtë, ose do jem i detyruar të kontaktoj Unionin e gazetarëve shqiptar, media në Shqipëri dhe Kosovë, Sindikatën e gazetarëve, Qendrën për mbrojtjen civile, shoqata të ndryshme dhe Qendrën e Bashkimin Evropian në Mal të Zi, që atyre Ju tu jepi përgjigje. Gazetaria duhet dashur pakushte !

Kristjan Dukaj,
magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë,
Autor i publicistikës “Dora e parë”, themelues i faqes DukajPress” dhe puno.me

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close