PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Pse Vuçiç kërkon të vizitojë Ujmamin, dhe çfarë ka të veçantë ky liqen


Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Kosovën ditën e sotme, dhe ai ka insistuar të vizitojë përveç Mitrovicës edhe liqenin e Ujmanit që gjendet në veri të Mitrovicës. Autoritetet e Kosovës në fillim nuk i dhanë leje, por më pas Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli tha se kishte presion ndërkombëtar dhe iu dha leja Vuçiçit që të vizitojë Ujmanin.

Por pse është kaq i rëndësishëm liqeni i Ujmanit?

Është lakuar shumë se me të ashtuquajturin “korrigjim i kufijve” sipas idesë së Thaçit, Ujmani mund t’i kalojë Serbisë.

Liqeni i Ujmanit gjendet 70% në territorin e Kosovës dhe 30% në territorin e Serbisë.

Liqeni është ndërtuar në vitet 1979-1984 dhe është liqeni me i madh në Kosovë me sipërfaqe 11.9 km katrorë.

Pa ujin e liqenit të Ujmanit termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës, nuk mund të ftohen, e kësisoj i bie që pa atë liqen Kosova mbetet pa energji elektrike.

Gjithashtu në rastet e thatësirave liqeni përdoret për të mbushur disa rezervuarë afër Prishtinës dhe rrethinat.

Nëse nuk ekziston ky liqen Kosova e ka të pamundur të ndërtojë një ndër investimet me të mëdha në energji, siç është Termocentrali Kosova e Re, dhe janë gjithsej 7 komuna në Kosovë qe furnizohen me ujë nga ky liqen.

Gjithashtu 35% e banorëve të Prishtinës furnizohen me ujë nga Ujmani, dhe janë disa fabrika shumë të rëndësishme që marrin ujë nga ky liqen, e pa të nuk mund të funksionojnë. /Pasqyrimi.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 8, 2018 nga te Bota dhe etiketuar me , , , , , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: