PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Intervistë/ Aktivisti Kristjan Dukaj po ikën në Kanada?


Intervistë me Kristjan Dukaj, magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, autor i librit “Dora e parë”

Kristjan sot jeni 24 vjeç, si ndjeheni ?

– Po, me 18 korrik mbushi 24 vjet. Nëse do mundesha ta përshkruaj vehten me një fjalë, ajo do ishte: i emocionuar. I emocionuar nga e gjithë ajo që më ndodhi për këto 24 vjet, e sidomos 4-5 vitet e fundit.

Nëse hyjmë në profilin tuaj në facebook, kryesisht do lexojmë shkrime politike por dhe lajme për jetën tuaj. Kërcënime, dhunë ndaj jush etj, si është e mundur e gjithë kjo ?

– Dëshira për të kontribuar në shoqëri duket se nganjëherë has në pëngesa tek ata që kontributin e shëndoshë nuk e duan. Unë si shqiptar në Mal të Zi, e ndjej detyrë morale dhe njerëzore të kontriboj për shoqërinë dhe shqiptarët aq sa është e mundur. Fryma në të cilën jam rritur më ka nxitur në angazhimet shoqërore, pasiqë si fëmijë jam rritur pranë librave, gazetave dhe kontributit shoqëror. Babai im si gazetar më ka nxitur dhe gjithnjë mësuar që duhet të kontriboj për mjedisin në të cilin jetoj. Shkrimet e mia gazetareske dhe më vonë ato politike, duke tentuar të bëj ndonjë ndryshim të vogël në shoqëri, e sidomos tek të rinjët, shpesh ka hasur në keqkuptim tek ata që nuk ishin të gatshëm për bashkëpunim.

Mendoni që mbas këtyre viteve keni arritur ndonjë ndryshim?

– Po, apsolutisht po. Ndyshimet vërehen shumë lehtë, sidomos tek rinia. Jemi qindra të rinj që tashmë jemi të bashkuar rreth ideve dhe qëndrimeve të njëjta. Sot, mbas atyre viteve shumë të rinj më shkruajn dhe përgëzojnë për guximin dhe më falenderojnë që dikush nga të rinjët po ngre zërin. Është kënaqësi e madhe kur dikush më ndalon në rrugë dhe më tregon që idetë e mia i pëlqejnë. Çdo ide vlen, edhe nëse vetëm një person të ndjek, kështu që unë sot them që ja vlejti dhe ja vlen të bashkohemi dhe të kërkojmë atë që na takon.

Kristjan je autor i një libri, shumë poezive, autor i shkrimeve të shumta nëpër gazeta dhe portale. Çfarë të veçon nga të tjerët?

– [ ] -Shkrimin e kam pasion që në fëmijëri, sepse u rrita pranë shkrimit, librave dhe gazetave të përditshme. Si fëmijë, unë merrja gazetën dhe tentoja të imitoj babain tim. Pastaj, ajo që ndikoji tek unë është fakti që babai gjithnjë më merrte në takime me miqtë e tij gazetar, politikan, intelektual etj. Ngadalë kjo filloji të ndikojë tek unë dhe fillova të ndjek rrugën e gazetarisë. Ne klasën e 6të botova një poezi, në gazetën e vetme shqip në Mal të Zi “Koha Javore” dhe ë besoni, kur pashë emrin tim aty, ishte ndjenja më e mirë që kam përjetuar ndonjëherë. Ishte ëndërr për mua. Andaj, mendoj që e gjithë kjo e dëshmon se çfarë më veçon mua, është fryma në të cilën u rrita. Gazetaria duhet dashur pa kushte, këtë e mësova që në fëmijëri.

Ju sot jeni magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, autor i një libri, një ndër të rinjët më me zë ndër shqiptarët në Mal të Zi. Është e vështirë e gjithë kjo?

-Kur u hyra studimeve, i premtova vehtes që nuk do ndalem deri në doktoraturë (phd), sepse gjithmonë e kam dëshiruar një gjë të tillë, sidomos babai im gjitnjë ka besuar që unë mundem. Jo, nuk është e vështirë, thjesht kërkon punë, netë pa gjumë dhe vullnet. Për mua e vështirë ka qenë situata kur u largova nga familja për të vazhduar shkollimin ne Sarajevë. Kjo po që ishte e vështirë, mungesa e familjes ishte diçka që më mundonte.

Pse nuk ka më shumë të rinj si ju në Mal të Zi?

-Këtë pyetje e ndëgjoj shpesh dhe çdo herë përgjigjja ime është ndryshe sepse ka shumë rrethana. Disa përkushtohen vetëm studimeve, të tjerët nuk besojnë në ndryshime dhe disa kërkojnë mbështetje. Por sot ka shumë si unë, që kërkojnë ndryshime dhe luftojnë për faktorizimin e shqiptarëve në Mal të Zi.

Ju shpesh përdorni fjalën: meritokraci, pse?

-Nëse do dëshironim të dijmë më shumë për demokracinë, atëherë ajo në vete përmban meritokracinē. Çdo shoqëri e shëndoshë kërkon meritokraci si një virtyt që të jep mundësi dhe ngre në pah vlerat.
Meritokracija është sistem i nevojshmë për një shoqëri të shëndoshë. Shpresoj që edhe tek ne do vihet në përdorim çdo ditë e më shumë.

Cilat janë planet për të ardhmen Kristjan?

– Aktualisht jam duke shkruar librin tim të dytë me një tematike krejtësisht të ndryshme nga libri i parë dhe jam në kontakt me një Univerzitet në Kanada, për disa plane./Pasqyrimi.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Korrik 17, 2018 nga te Speciale dhe etiketuar me , , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: