May: Trum dhe Putin duhet të zvogëlojnë rrezikun e konfliktit NATO-Rusi


Kryeministrja britanike, Theresa May, e mirëpriti samitin midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, duke thënë se ai duhet të shfrytëzohet për të ulur rrezikun e konfliktit midis NATO-s dhe Moskës.

May i bëri këto komente në një darkë pune të udhëheqësve të NATO-s, të mërkurën në Bruksel.

“Kanalet e hapura të komunikimit midis SHBA-së dhe Rusisë janë kyçe për menaxhimin e rreziqeve të konfliktit”, tha May, transmetoi zëdhënësi i saj.

Trump dhe Putin do të takohen më 16 korrik në Helsinki.

May foli edhe për, siç u shpreh, “aktivitetin malinj” të Moskës, përfshirë sulmet kibernetike ruse në Perëndim dhe dyshimet se Rusia ka përdorur një agjent nervor për të helmuar një ish-agjent rus në tokën britanike.

Marrëdhëniet e Londrës me Moskën janë tensionuar keq, prejse Britania ka akuzuar Rusinë për përpjekje për të vrarë ish-agjentin rus, Sergei Skipal, dhe vajzën e tij Yulia, më 4 mars të këtij viti.

Incidenti ka çuar në dëbimin më të madh të diplomatëve rusë që nga Lufta e Ftohtë. Rusia i ka mohuar akuzat e Londrës dhe është përgjigjur me dëbime të diplomatëve perëndimorë./alsatm

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close