PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Kuvendi shqyrton pr/ligjin për teatrin, aktorët në protestë


Parlamenti shqyrton sot me procedurë të përshpejtuar projektligjin, që parashikon ndërtimin e një teatri të ri, në vendin ku gjendet prej 73 vjetësh Teatri Kombëtar duke e shembur ekzistuesin.

Artistë, politikanë, mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para parlamentit për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.

Ndërsa ngrihen shumë pikëpyetje dhe ende nuk dihet se deri ku do të shkojë kjo protestë, regjisori Kastriot Çipi, një nga zërat aktivë kundër shembjes së teatrit, bën apel për një protestë qytetare, pa dhunë e incidente.

“Sot me pak se kurre kemi nevoje për dhune, incidente e shfaqje barbarie. Kemi nisur nje proteste qytetare, padyshim politike, por jo partiake. Anetaret e te gjitha partive jane te mirepritur te na bashkohen, por askush nuk ka te drejte te na shmange nga fokusi levizjen: Beteja per Teatrin dhe Ligjin eshte beteje per Demokracine!

Sot do te jemi para Kuvendit per t’i thene atyre qe kane ndermend te shkelin sot Kushtetuten se ata nuk jane deputetet tane, se nje Kuvend qe shkel hapur Kushtetuten nuk eshte me Kuvendi yne. Nese kjo ndodh sot, deputetet e opozites nuk kane ç’i duan me mandatet. Le te vijne te gjithe ne Teatrin Kombetar e le ta bejme aty Kuvendin e vertete! Jo gure, jo grushta, jo zjarr! As ndaj policise, as ndaj provokatoreve!”, shkruan Çipi.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Korrik 5, 2018 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: