PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Fshati Gjoricë si asnjëherë më parë


Nga Artjola Cani

Gjorica e rrethuar nga dy lumenj Drini dhe Zalli, formohet nga rrjedha e këtyre dy lumenjve duke na treguar qartazi një fushë gjigante të thyer në qafën e saj me një kodër hijerëndë. Çifligu i ngritur, ngjan më lart se vetë kodra, si të ishte një kala e vërtetë.

Nga lartësia ku është ngritur Çifligu , por sigurisht edhe nga vija më e lartë e kësaj kodre shikohet lehtë i gjithë fshati i mbuluar me petkun e gjelbër dhe nga fjongoja në ngjyrë smeraldi që e mbështjell në çdo qoshe që nga baza e kodrës e deri në fund ku dhe fjongoja krijohet magjishëm. Nëse s’do ishte kodra, do ta quanim Ishull!

Një emër më real sesa “Ishulli” dy bashkautorët Qemal Osmani dhe Shaqir Skarra i dhanë një emër të ri fshatit në librin e tyre duke e titulluar “GJORICA, fshati midis ujërave” .

Në ditët e sotme është vërtet kjo fushë pjellore mes ujërave, mjaft produktive dhe cilësore duke qenë disi fitimprurëse për vendasit që kultivojnë, drithëra, vreshtari e parcela të mëdha kryesisht me mollë. Por si u krijua fusha e Gjoricës?

Nga gojëdhënat Gjorica ka një histori të bukur që të parët arritën të krijonin për të lindur një fshat të ri me emrin GJORICË.

Niveli mjaft i ulët i mirqënies dhe ekonomisë që i kishte përballur me skamjen banorët e fshatrave malor si Bllacë, Zogje, Shtushen,Mazhicë, ndoshta më shumë se para një shekulli ata zbritën nga trojet e tyre për të gjetur shpëtim.

Kërkonin të mbijetonin duke punuar me mish e me shpirt, por edhe pse punonin tej mase forma ,klima dhe relievi i fshatrave të tyre i sfidonin akoma më shumë, duke mos ju dhënë asnjë të korrë që ata mbillnin.

Për këtë arsye që kërkonte një zgjidhje, fshatarët larg nga vendi i tyre zbuluan një territor të rrafshët e të gjerë, ku mezi arrije të prekje dhe.

Të sfilitur nga male dhe kodra, të cilat rrallë herë të rezervonin toka pa gurë që të ndalonin punën, menduan dhe shpresuan se uji është i domosdoshëm për nevojat jetësore. Edhe pse sërish u përballën me një sfidë për tokën që dëshironin, një reliev fushor i mbuluar nga uji deri në atë nivel, për ta u bë e mundur ta thanin fushën e shumëdëshiruar.

Ishin muajt e pranverës dhe verës të cilët ishin të limituar dhe mjaft të artë për ta, sepse klima karakteristike që mbizotëron në këtë vend veri-lindor ju jepte një pushim të gjatë për të mos punuar më.

Rutina e tyre e shumë viteve me rradhë solli ngritjen e kasolleve në fushën me ujë, dhe pothuajse gjysmën e vitit ata e kalonin nëpër fushën që çdo ditë e më tepër po e trasformonin me të mbjella. Çdo vit që uji sa vinte e thahej, të mbjellat jepnin më shumë prodhim e, djersët vazhdonin të pikonin në ujin që po humbiste nëpër balt.

Vendi që përdorën fshatarët për ta kthyer në tokë buke, quhej gjurrë sepse kjo ka domethënien e burimit të ujit dhe një vendi ku uji nuk i lë vend diçkaje tjetër.

Njerëz me shumë vullnet dhe të palodhur ndërtuan të vetëm fshatin, që edhe sot e kësaj dite njihet për nga fusha që mbizotëron, prodhimi që merret dhe këto të gjitha falë punës.

Merita e këtij rikrijimi u përket të parëve tanë, atyre që dhanë kontributin e tyre për krijimin e fshatit Gjoricë.

Historia e këtij fshati nisi që kur vullneti dhe zëri plot shpresë kumboi fuqishëm mbi atë pasqyrë të kristalt.

Me mjaft peripeci, lodhje dhe dëshirë të pa përshkrueshme kalimi i viteve tregoi ndryshime të dukshme në Gjoricë. Sepse ishin njerëz djersëmbuluar, që nuk i bënin ojna punës.

Pikaset ndër kohë zgjuarsia, mençuaria dhe një heshtje që lë përgjatë zbehjes së saj shumë nënkuptim.

Sot kanë mbetur pjesë të historisë, kulturës dhe traditave që tregojnë gjenezën e fshatit.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Korrik 5, 2018 nga te Reportazh dhe etiketuar me , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: