Çfarë ka thënë Aristoteli për miqësinë ?


Pos kësaj, mund të parashtrojmë se ç’është miqësia: bëhet fjalë për një lloj virtyti, a diçka që me virtytin shoqërohet, si dhe për ç’ka jeta më të domosdoshme. Kurrkush nuk do zgjidhte të jetonte pa miq, makar dhe sikur të zotëronte gjithçka tjetër: jo më kot miqtë ngjasojnë të pazëvendësueshëm dhe për kë vozit në ar, edhe për kë ka në dorë autoritet dhe pushtet politik. Ç’do të duheshin fundja gjithë këto të mira nëse do të mungonte bujaria, e cila nëse u drejtohet miqëve shfaq cilësinë e saj parësore dhe më të lëvdueshme? Si do mundet që dikush ta ruajë këtë bekim që ka pa pasur miq? Sa më i madh, aq më i paqëndrueshëm. Paskëtaj, dhe sikur në skamje, a mes fatkeqësish, njerëzit gjejnë strehë veç tek miqtë. Të rinjve, miqësia u duhet që të mos gabojnë; të moshuarve që të marrin përkujdesje, si dhe që t’u bëjnë ballë vështirësive në rritje për shkak të fuqive që reshtin; kujt është në kulmin e gjallërisë, i duhet që të bëjë para drejt veprave të ndritura: se dihet që “dy kur ecin si një trup i vetëm” janë më të aftë që të mendojnë dhe të veprojnë. Duket se ndjenjën e vetvetishme të miqësisë e ka prurësi në jetë kundrejt të prurit në jetë, si dhe të prurit në jetë kundrejt prurësit; çka s’ndodh veç me njerëzit por dhe me zogjtë ashtu si dhe me pjesën më të madhe të gjallesave. Duket se ka miqësi te çlirët dhe të ndërsjellë mes atyre që i përkasin të njëjtit lloj, çka ndodh sidomos mes njerëzve: ja pse ne ngremë në qiell bamirësit. Edhe gjatë një udhëtimi mund të merret me mend se çdo njeri përfaqëson për tjetrin diçka të shtrenjtë dhe miqësore. Dhe së fundmi, duket se miqësia mban bashkuar shtetet, e se ligjvënësit kanë më për zemër atë se drejtësinë. Bashkërendimi duket se është i ngjashëm me miqësinë: e kërkojnë më shumë se çdo gjë tjetër, e më shumë se çdo gjë tjetër priren që të shmangin grindjen, pasi kjo shpreh armiqësi.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close