PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Trump ia ka zili Kim Jong-unit


Nga Roger Cohen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani e kanë një president, i cili do t’u thoshte gjermanolindorëve më 1961, me rënien e Murit të Berlinit, se liderët sovjetikë dhe gjermanolindorë duhej përshëndetur për faktin se i kanë rrethuar me mure, shkaku se shqetësoheshin për sigurinë, lumturinë dhe mirëqenien e popujve të tyre. Trumpi në Singapor e përshëndeti të keqen. Është kjo një mënyrë goxha poshtëruese e uljes së perdes së më se shtatë dekadave të administrimit amerikan të botës, që pas mposhtjes së të keqes më 1945. Por, natyrisht, historia nuk është ana më e fortë e liderit tonë të nderuar

Porsa i shikova pamjet nga përshëndetja e Donald Trumpit me një gjeneral koreanoverior dhe m’u duk sikur ajo që njëmend po ndodh këtu është se presidenti amerikan ia ka zili Kim Jong-Unit, i cili gëzon autoritetet absolut për ta ekzekutuar dajën e tij me pushkë ajrore, për t’i mbyllur me dhjetëra mijëra njerëz në gulagë dhe sunduar nëpërmjet një kulti të personalitetit të bazuar mbi indoktrinimin e pamëshirshëm.

Kjo duhet të jetë shoqëria, e fundit që e zbaton akoma totalitarizmin stalinian, të cilin Trumpi e dëshiron, teksa, me një telekomandë në dorë bredh korridoreve të Shtëpisë së Bardhë duke e kërkuar Melanian apo ndonjë hamburger në orët e vona të mbrëmjes. Është kjo shoqëria në të cilën gjunjëzimi para liderit është normë, kritika e dënueshme me vdekje, ndërsa i gjithë aparati i lodhshëm i demokracisë kushtetuese amerikane – kontrollet dhe baraspeshat, sundimi i ligjit, shtypi i lirë, gjyqësori i pavarur – hidhen në një grumbull plehrash të historisë.

Armiku i vërtetë, po e shihni, nuk është gjenerali koreanoverior, të cilin Trumpi e përshëndeti, apo vetë Kimi, dikur “burri raketor”, që tani u bë “një personalitet i madh” dhe “djalosh shumë i mençur”. Jo, janë vetë forcat përbrenda shoqërisë amerikane që punojnë për t’ia kufizuar kompetencat Trumpit dhe për ta ruajtur kësisoj Republikën. Siç edhe shkroi ai vetë në “Twitter”, pas kthimit nga samiti me Kimin në Singapor: “Armiku më i madh i vendit tonë janë Lajmet e Rreme që përhapen lehtësisht nga budallenjtë”.

Armiku më i madh!

Një regjim monstruoz ende i pajisur me armë bërthamore anashkalohet, për shkak se Trumpi ëndërron të ndërtojë një perandori në plazhet e saja dhe ta shohë një bulevard me emrin Trump në Fenian, po jo edhe CNN-ja apo “The New York Times”-i nëse ato refuzojnë t’i nënshtrohen.

Tentimi i Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e fundit po ashtu po injorohet.

Tani kemi dëshmi të bollshme që tregojnë se Trumpi nuk mund t’i rezistojë një diktatori. Kimi është “argëtues” (E lexuat mirë).

Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve, po e bën “një punë të pabesueshme kundër problemit të drogës” nëpërmjet arrestimeve masive dhe vrasjeve mizore. Xi Jinping është thjesht “i mrekullueshëm”. Shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e Vladimir Putinit nuk ia vlen të përmenden, sepse “Çfarë mendoni, a është vendi ynë kaq i pafajshëm?”.

Përkundrazi, aleatët demokratikë të Amerikës janë një mori dështakësh. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, është “i pandershëm dhe i dobët”. Gjermania refuzon të paguajë dhe është “e keqe, shumë e keqe”. Trump madje duket ta ketë humbur durimin me të vetmin mik evropian, presidentin francez Emmanuel Macron.

Telashi me këta liderë të dobët është se ata nuk i lënë qytetarët e tyre të vdesin urie apo i ekzekutojnë telashexhinjtë me pushkë ajrore.

I pyetur nga Greta Van Susteren, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, se çfarë do të dëshironte t’u thoshte qytetarëve të Koresë Veriore, Trump tha: “E po mirë, mendoj se ju e keni dikë që ushqen ndjenja të thella për ta. Ai dëshiron ta bëjë gjënë e duhur për ta dhe ne shikojmë vërtet mirë. Kemi një kimi të fortë mes nesh – ju e kuptoni se si ndihem për kiminë”.

E kuptojmë. Kimia i zëvendëson faktet dhe është arsyetim për përtaci. Trumpi nuk është i interesuar për realitetin.

Kur aleatët, liderët e shteteve demokratike, përpiqen t’i flasin rreth realitetit, ai i rrokullis sytë.

Diktatorët mund t’i vënë në binarë botët e tyre. Mund të ndikojnë që fjalët e tyre ta kenë kuptimin krejtësisht të ndryshëm prej asaj që duhej të nënkuptonin. Mund t’i shndërrojnë “lajmet e rreme” në propagandë, që assesi nuk mund të kontestohet. Kjo gjë e bën Trumpin aq ziliqar. Ai e do një vend ku të gjithë i dorëzohen besimit të tij, një vend ku të gjithë, pa përjashtim, do t’i mbushnin trotuaret për të shprehur pikëllimin pa ngushëllim sikur ai ta kishte guximin e jashtëzakonshëm që të vdiste.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani e kanë një president, i cili do t’u thoshte gjermanolindorëve më 1961, me rënien e Murit të Berlinit, se liderët sovjetikë dhe gjermanolindorë duhej përshëndetur për faktin se i kanë rrethuar me mure, shkaku se shqetësoheshin për sigurinë, lumturinë dhe mirëqenien e popujve të tyre.

Trumpi, në Singapor e përshëndeti të keqen. Është kjo një mënyrë goxha poshtëruese e uljes së perdes së më se shtatë dekadave të administrimit amerikan të botës, që pas mposhtjes së të keqes më 1945. Por, natyrisht, historia nuk është ana më e fortë e liderit tonë të nderuar. Trump po ashtu ka shkruar në “Twitter” se kërcënimi bërthamor në Kore Veriore ka marrë fund – abrakadabra, kaq thjesht! Ai i nxiti amerikanët, në këtë frymë, që të “flenë rehat sonte!”.

E kjo gjë na e rikujton kryeministrin britanik, Neville Chamberlain, në kohën e kthimit të tij nga Munihu më 1938, kur kishte deklaruar “paqe për kohërat tona” dhe kishte thënë: “Shkoni në shtëpi dhe flini mirë sonte”.

Një vit pas këtij vlerësimi të Chamberlainit për Hitlerin, lideri nazist e pushtoi Poloninë, duke e nxitur Luftën e Dytë Botërore.

Koreja Veriore, historia e fundit e së cilës nuk dëshmohet trimëruese për sa i përket besimit, e ka ende arsenalin e vet bërthamor. Në Singapor, ajo u zotua vetëm “të punojë drejt” denuklearizimit. Kjo do të thotë shumëçka. Por Trumpi insiston: “Do ta denuklearizojmë Korenë Veriore” – më pak se një vit pasi kërcënoi ta sulmojë me bomba bërthamore!

Ky ishte një samit joserioz, i arnuar nxitimthi nga një burrë joserioz dhe i përmbledhur në një videoxhirim që e shpërfaq fantazinë për një të ardhme të lavdishme e të përbashkët, të transmetuar nga administrata Trump në Singapor, menjëherë pas takimit. Xhirimi u afishua si një produksion i “Destiny Pictures”, por ishte prodhuar në fakt nga Këshilli kombëtar i Sigurisë, siç edhe u pranua më vonë, me ndrojtje. Gjërat nuk bëhen kështu./Koha.net/

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Qershor 19, 2018 nga te Opinion dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: