Konflikti për doganën në Qafë Thanë, fut në koflikt dy bashki


Dy bashki, ajo e Përrenjasit dhe Pogradecit janë në konflikt me njëra tjetrën për “pronësinë” e doganës së Qafëthanës.

Bashkia Pogradec ka shprehur pretendimet se Dogana dhe bizneset përreth saj janë në pronësi të saj.

Por bashkia Përrenjas bën me dije se dogana e Qafëthanës ndodhet në zonën kadastrale të Njësisë Administrative Rrajcë, pjesë e territorit të saj. Bashkia Përrenjas bën me dije se në tetor të vitit 2017 Kryetarja e Bashkisë Miranda Rira, Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Zhvillimit Urban dhe Territorit, Eglantina Gjermeni, kanë firmosur Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Prrenjas ku rezulton se dogana Qafëthanë ndodhet nën juridiksionin e bashkisë Përrenjas.

Por meqë bashkia Pogradec nuk tërhiqet nga pretendimet e saj, i mbetet Komisionit Qeveritar dhe Kryeministrit si Kryetar i Kryetar i Këshillit të Territorit që të shprehen përfundimisht se kujt i përket Qafë-Thana. Problem mbetet gjithashtu se kujt do ti kalojnë pronat e Njësisë Administrative Rrajcë që sot figurojnë në zonën katastrale të Prrenjasit. Janë pikërisht pronat që ndajnë vijën kufizuese mes Pogradecit dhe Përrenjasit.

Bashkia Përrenjas shprehet se një padrejtësi e kryer dekada më parë duhet të marrë zgjidhjen e duhur.

Por ndërkohë kjo nënkupton se Qarku Korçë i rrëmben qarkut Elbasan pikën doganore që e lidh atë me jashtë. Infoelbasani.al



Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close