Bilbao, “xhungla” e re e shqiptarëve që ëndërrojnë Britaninë


Reportazh/ Bilbao, “xhungla” e re e shqiptarëve që ëndërrojnë Britaninë

Teksa pi një kafe në distriktin Portugalete të Bilbaos, Arbeni, një djalë i ri shqiptar, shpjegon se fjala angleze “ferry” (traget) është pothuajse e njëjtë me fjalën “ferr” në gjuhën e tij amtare. Ironinë nuk e ka humbur.

Disa qindra metra larg, ku lumi Nervión hapet në gjirin e Biskajës, është shtëpia aktuale e Arbenit: një çadër e vogël e vendosur pranë portit. Është baza nga ku, çdo ditë, ai përpiqet të kacavirret në automjetet që do të ankorohen në tragetet që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Për të, ideja për të arritur Anglinë është parajsa. Por, për të arritur atje duhet të kalojë nga ferri.

“Në Angli ka punë. Do të kisha një shtëpi, gjithçka – do të ishte mirë për mua “, – thotë ai, në një përzierje të gjuhës angleze dhe spanjolle.

“Në Shqipëri nuk kisha asgjë. As punë, asgjë” – shton. “Në Shqipëri, nëse nuk ke punë, je i vdekur.

Pagat e larta të Britanisë dhe niveli i ulët i papunësisë prej rreth 4% janë një shans për emigrantët si Arbeni. Megjithëse ekonomia spanjolle po rritet, shkalla e papunësisë mbetet mbi 16%. Kjo e bën Spanjën një urë, më shumë se një destinacion përfundimtar, për shumë nga ata që kërkojnë një jetë më të mirë.

Arbeni, që nuk preferon të tregojë emrin e plotë e la Shqipërinë vitin e kaluar duke u ndalur fillimisht në Gjermani. Nga aty ai thotë se mori një autobus për në Spanjë. Ai tani jeton në një tendë prej 7 muajsh duke përballuar aty edhe një nga dimrat më të ashpër që ka parë Spanja vitet e fundit.

“Është ftohtë. Javën e kaluar ra shumë shi” – thotë ai.

Tashmë thotë se i është afruar shumë ëndrrës së tij. Në një rast ai qëndroi i fshehur për 4 ditë brenda një kamioni i cili u ngarkua në një nga tragetet me destinacion Portsmouth-in. Por sapo mbërriti aty, autoritetet britanike e zbuluan. Kafshimi i një qeni në krahun e tij është kujtimi që i mbeti përpara se ta kthenin sërish mbrapsht në Spanjë.

Qëkurse kampi i Calais në Francë i njohur si “Xhungla” u shkatërrua në vitin 2016, portet e veriut të Spanjës u bënë shtigjet e reja të emigrantëve të paligjshëm për në Britani.

Mënyra e ndërtimit të qytetit të Bilbaos i cili ka portin e pestë më të madh në Spanjë me linjë direkte tragetesh për në Portsmouth, e ka bërë një pikë të rëndësishme kalimi. Vitin e kaluar Guardia Civile Spanjolle parandaloi 3800 tentativa për kalim në Britani.

The civil guard presence at Bilbao ferry terminal has been increased to control stowaway attempts. Photograph: Guy Hedgecoe

Çfarë ndodh në Bilbao

Të alarmuar nga rritja e emigrantëve sirianë, afganë, shqiptarë dhe të tjerë, detyroi autoritetet të ndërtojnë një mur 4 metra të lartë të veshur në krye me tela me gjemba përreth parkimit të makinave dhe kamionëve që ngarkohen në tragete. Ata gjithashtu shtuan forcat e sigurisë në port.

“Ne nisëm një procedurë të re duke kontrolluar çdo kamion” – thotë Vicente një përfaqësues i Guardias Civile spanjolle i cili nuk pranoi të jepte emrin e vërtetë. “Ne gjithashtu kontrollojmë edhe territorin përreth dhe për këtë shkak kemi shtuar stafin në këtë port”.

Pasi e verifikojnë me sy, me anë të aparaturave ata kontrollojnë nivelin e dyoksidit të karbonit në brendësi dhe nëse ai rezulton i lartë, kamioni hapet dhe kontrollohet.

A civil guard checks a lorry boarding a ferry for the UK for stowaways. Photograph: Guy Hedgecoe

Vetëm mëngjesin që ishim ne aty u gjet një kamion me 11 persona brenda. Një maroken ishte fshehur poshtë kamionit. Të tjerët ishin të gjithë shqiptarë.

Vicente tregon se pak ditë më parë gjeti një person “të paketuar” brenda një kutie druri. Kur u nxor jashtë, nuk mund të qëndronte në këmbë. Nëse në Britani zbulohen emigrantë të paligjshëm në traget, kompania gjobitet me 3 mijë euro. Ndërsa në rastet e kamionëve, shoferët akuzohen për trafik qeniesh njerëzore.

Prova e dytë

Vetëm këtë vit janë parandaluar 1 mijë emigrantë në Bilbao. Numri pritet të rritet. Në Spanjë, tentativa për kalim të paligjshëm të kufirit nuk dënohet dhe të gjithë ata që kapen lihen të lirë. Të nesërmen të gjithë e provojnë sërish. Shumica e atyre që nuk dorëzohen janë shqiptarë.

“Nuk është e lehtë. Ka shumë nga ne që e provojnë” – thotë një tjetër shqiptar që fle në një tjetër tendë afër portit. Nga aty ai vëzhgon lëvizjet e Guardias Civile. Kanë vetëm 3 ditë në Spanjë dhe duken pesimistë.

“Nuk duket se do të jetë e lehtë të arrijmë në UK” – thotë ai me një anglishte të rrjedhshme. Ai ka punuar për disa vite si punëtor krahu në Londër, por pas kthimit për një vizitë në Shqipëri nuk iu lejua më kthimi pas.

Arrestimi i trafikantëve

Autoritetet spanjolle duken të pa interesuara të pastrojnë kampin me tenda të emigrantëve afër portit të Bilbaos. Guardia Civil ka bërë nga ana e saj një sërë arrestimesh të personave të konsideruar si “organizatorë të trafikut”.

Shoqata humanitare që u japin këtyre emigrantëve tenda dhe ushqime thonë se ende trafikantët janë të pa interesuar për këta njerëz.

“Mafia i trafikon njerëzit duke përdorur avionë dhe anije. Askush nuk shpenzon muaj të tërë në tenda për shkak të lidhjeve me mafian. Ata fëmijë që kemi ndihmuar nuk kanë lidhje me mafian” – thotë Mercedes Puig, drejtuese e njërës prej këtyre shoqatave.

“Me masat e marra është bërë e vështirë të arrish në UK nga këtu. Tashmë ata do ta provojnë nga ndonjë port tjetër në Spanjë. Ata janë njerëz të dëshpëruar. Shumë të dëshpëruar” – thotë Vicente, pjesë e kontrollorëve në port.©marrë nga Irish Times,

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close