PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…


© 2015tic Travels | A div

l

tirana

Hapat e mia të ngadaltë nuk bëjnë të ecin më përpara teksa shikojnë Gentin, djalin i cili u bë publik në media nga Ardit Gjebrea në rubrikën “24 orë me…”. Ai e nxjerr jetesën duke lypur mëshirë njerëzore, duke larë xhamat e makinave për të fituar sadopak të holla dhe si shpërblim ai mer një indifirentizëm të pashpirt nga njerëzit zemër akullt, të cilët nuk i kursejnë edhe fjalët e rënda vrastare. Pa hezitim i afrohem dhe bisedoj pak minuta me të.E pyes se si i shkonin punët pas publikimit të rastit të tij në media.

djalireportazh

“Asgjë e mirë për mua dhe familjen time. Askush sdo ti’a dijë. Njerëzit tregohen të pashpirt me mua…”- thotë Genti i pashpresë, e largohet me fshirësen në dorë për të fshirë ndonjë makinë me shpresën se kjo ditë do jetë ndryshe për të.

Teksa lë pas Gentin, terheqin vëmendjen të bërtiturat e qytetarëve të cilët janë rebeluar nga i nxehti, mos aspirimi i autobuzëve, ngritja e çmimit të biletës së urbanit, ngjeshja e udhëtarëve me njëri-tjetrin dhe mes këtyre duket që mllefin që kanë brënda ia shfryjnë shoferëve, pasi kërkojnë kushte. Por këta të fundit në shenjë pafajsie shprehen se ky është një problem që e zgjidh institucioni i bashkisë.

Një shqetësim i rëndësishëm dhe me rrezikshmëri të lartë për banorët apo dhe kalimtarë të rastit, janë qentë endacakë që enden nëpër Tiranë, sikur duan të thonë “Territor i zënë”. Duket absurde se si lihen rrugëve këta qen pasi në të vërtete vihet në rrezik jeta e individëve të caktuar qoftë fëmijë, të rritur apo të moshuar.

tiranareportazh1

Bashkia mesa duket gëzohet me faktin se disa prej tyre i ka vaksinuar dhe nuk përbëjnë rrezik, ndërsa pjesa e tjetër e këtyre qenve të rrugës kujdesen për qetësinë e qytetit dhe vërshojnë ashtu kuturu në mënyrë të çrregullt.

Truku i hapave të mi të lehtë tashmë po vërshon mbi sheshin ‘’Skënderbej’’ ku është edhe qendra e qytetit e rrethuar nga hapësira të mëdha plot gjelbërim. Kjo është edhe pika kryesore ku vizitorët nga brënda dhe jashtë shqipërisë mund të kuptojnë nga pikëpamja historikë dhe arkitektonike Tiranën, e cila bë kryeqytet në 17 Shkurt 1920 nga Kongresi Lushnjës. Mund të shikojnë ndërtesat ministrore të stilit barok, projektuar nga arkitektë italianë.

Në krah të Bashkisë së Tiranës ndodhet Xhamia e Et’hem Beut e cila përfundoi së ndërtuari në vitin 1823, ku besimtarët janë të shumtë që i drejtohen kultit.

Me shikim të lirë që nga larg shikohet Mali I Dajtit(1613 metra) I cili ashtu me një shikim të trishtë e të qetë vrojton kryeqytetin të mbuluar nga zhurma të pakëndshme të njerëzve e gazra të shumtë makinash të cilat çlirojnë tymin nga pas porsi oxhakët e shtëpive të heshtura në dimër.

Tashmë vapa ka nxehur me ritme të shpejta, dielli është mjaft i nxehtë e termometri shënon diku te 30 gradë. Për moshat e treta ky i nxehtë mund të rezultojë edhe fatal dhe ato pikërisht duhet të bëjnë më shumë kujdes.

Ky qytet që sillet kaq madhështor ka fshehur vlerat dhe në vend të tyre servir antivlerat. E tillë është kalaja e Tiranës që ndoshta për shumë vizitorë qoftë të huaj apo vendas nuk e dinë ku bie. Madje mund ti kalosh aq pranë dhe prapë nuk e shikon. Nga pedonalja duhet një sy i mprehtë për të kuptuar se ku ndodhet kalaja. Ajo nuk është mirëmbajtur siç duhet nga Institucionet përkatëse. Përbri saj qëndrojnë lokalet e shumtë të cilët pasojnë njëri-tjetrin, ku nuk zbrazen për asnjë çast nga njerëzit e shumtë të cilët edhe hallet e shumta që kanë i mbytin nën llumin e kafesë.

PARKU LIQENIT

parku i liqenit

Qyteti ecën me ritme të shpejta, pa ndaluar asnjë cast. Diku në pjesën Jugore të qytetit ndodhet parku i liqenit, ndryshe cilësohet edhe mushkëritë e Tiranës. Ky park u ndërtua në vitet 50-të nga një inxhinier i quajtur Nuri. Një pjesë e mirë e parkut u zu nga Kopshti Botanik, ku nga rrethimi që iu bë zvogëloi edhe hapësirën e gjelbërt të parkut.

Një tjetër problem mjaft shqetësues për këtë hapësirë publike janë ndërtimet e pamëshirshme shumëkatëshe që po gllabërojnë dhe betonizojnë çdo pjesë të lirë të këtij parku.

Ndërtimet për këndin e lojrave vazhdojnë të qetë. Cekanët nuk kanë të ndalur, ata fituan, fituan betejën e ashpër, i morën edhe një pjesë jete këtij qyteti.

Dikur kryeqytetasit , e bënin xhiron e tyre mbi digën 400 metra e cila vite më parë mbyti pa mëshirë Tiranën e Re, kurse sot u ka mbetur të soditin një pjesë të shëtitores buzë liqenit të tyre, që lëngon prej sëmundjeve të shumta. Insekte, papastërti, uji i munguar, tani janë më shumë burim sikletesh sesa argëtimi. Ai ka marrë një ngjyrën e vdekjes pas një rënkimi të stërgjatë, ku të gjithë me përmallim e shohin si degradohet dita ditës liqeni.

Me një pamje të zymtë dhe vrasëse të liqenit plak largohem për zhytur përsëri në kryeqytin që ka humbur ekuilibrin jetësor. Mbrëmja tashmë ka hedhur mantelin e saj të zi kudo në qytet. Ndërsa qyteti vazhdon të ecë me hapa gjigandë, pa ndaluar aspak, ku ndryshimi ndodh në pak minuta. I tillë është ky qytet, plot zhurma, njerëz, makina dhe ndodhi që janë kthyer në monotomi të përditshme.

Ky qytet fle vetëm pak, mjaftueshëm sa për të prishur ëndrrat…

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Qershor 9, 2018 nga te Uncategorized.
Këtë e pëlqejnë %d blogues: