Kush po e pengon integrimin ?


Nga Nada Meçorapaj

Kush e pengon integrimin?
Kolegët tanë socialistë, të detyruar nga shefi i madh, ja hedhin fajin Opozitës.
Nëse i marrim faktet me radhë e qetësi dhe pavarësisht krahut partiak do të kuptojmë disa gjëra:
E para, opozita nuk ka ministra në radhët e saj;
duke mos patur ministra, mund të thuhet se opozita nuk ka as vëllezër të tyre të dënuar me burg për trafik droge në Itali.
Duke mos patur ministra, opozita nuk as kushërinj të tyre në paraburgim në Itali, të akuzuar për trafik droge;
duke mos patur ministra, opozita nuk ka as përgjime, foto dhe materiale të tjera kompromentuese në dosjet e Prokurorisë për 1 ose 2 prej tyre;
Opzoita mund të ketë akses në informacione mbi qeveritarët, por jo ministra në radhët e saj.
Duke mos qenë në pushtet, duke mos kontrolluar ekzekutivin, legjislativin, gjyqësorin, median, opozita nuk mund të akuzohet as për korrupsion apo për akte të tjera të kundraligjshme.
Duke mos i patur të gjitha këto që përmenda më lart, si mundet opozita të jetë penguese e integrimit?!
Opozita nuk ka asnjë ministër, madje nuk ka as edhe Këshillin e Qarkut të Fierit, me anë të të cilit të bllokojë integrimin, siç bëri opozita e vitit 2013, sot në pushtet.
Ne nuk mundemi dhe as duam ta pengojmë integimin. Ne, thjesht, flasim për gjërat që shohim, që dimë dhe që zbulojmë gjatë misionit tonë të të bërit opozitë.
Unë jam deputete e Vlorës.
Përveç të mirave që ka ky qytet më duhet të pranoj edhe të këqijat. Gjëja më e dhimbshme e viteve të fundit është se qyteti po ndryshon traditë. Sezoni turistik është zëvendësuar me ‘sezonin e skandaleve’. Çdo skandal ministror i viteve të fundit lidhet me qytetin tim. Kushërinjtë, vëllezërit, trafiqet, radarët e fikur, atentatet, ekzekutimet mafioze, e me radhë.
Vlora është bërë për Shqipërinë çka Palermo ishte për Siçilinë e viteve ‘80.
Këtë imazh duhet të kini parasysh kur flisni për integrimin dhe penguesit e tij .

*Deputete e Vlorës fjala ne Komisionin e Ekonomise

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close