PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Arti dhe letërsia si pasuri që rrjedh në shpirtin e një njeriu të pastër


Nga Anxhela Mema

Arti dhe letërsia janë pasuri që rrjedhin në shpirtin e një njeriu të pastër. Dija është një virtyt që të gjithë e kanë. E teksa ulesh në bankat e shkollës, dëshira e çdo nxënësi është të ketë përballë një mësues shembullor, për ta drejtuar tek portat e universitetit.

Një nga hallkat më të rëndësishme që lidh nxënësin me rrugën e dijes është mësuesi, i cili me rolin pozitiv dhe misionin e tij fisnik përgatit brezat për hapat drejt së ardhmes.

Letërsia ka qenë shpirti juaj dhe ju zemra e letërsisë. Jo vetëm unë por çdo brez që kaloi në duart e tua është ndier krenar dhe i magjepsur nga oratoria juaj brilantë dhe mjeshtëria profesionale..

Tani që jam duke hedhur disa fjalë për ju, përpara syve të mi krijohet imazhi i kristaltë sepse dija dhe përgatitja juaj ishte e shndritshme dhe plotë jetë. Sot ndjehem e emocionuar sepse ju meritoni fjalët dhe vlerësimet më të mira. Të shkruash për ju profesor qenka shumë e vështirë, nuk ka fjalë që mund të mbuloj diturinë dhe mençurinë tuaj.

Letërsia “dridhej” sa herë që ju fillonit shpjegimin. Ju dinit më shumë se ato fragmente dhe pyetjet e ndërtuara nga autorët e librit.

Së pari ju vlerësoj për profesionalizmin e lartë dhe autoritetin, të cilat i keni fituar vetëm me punë dhe vullnet. Një mësues që është i aftë profesionalisht dhe me formim të plotë pedagogjik, arrin të jetë edhe mësues model për ne nxënësit, studentët…

Lënda e letërsis kur isha nxënësja juaj ka marë një rëndësi të veçantë për mua vetëm nga shpjegimi dhe mënyra sesi na përcillje vlerat e njohjes së letërsis në tërësi. Kjo më shtyu për të hyrë në këtë botë magjike dhe të prekja librat e universitetit në këtë drejtim.

Autoriteti dhe respekti forcohet në sytë e nxënësit vetëm nëpërmjet punës tuaj. Ju ia keni dalë!!

Vlerësimet për ju nuk do të mbaronin asnjëherë, dhe në çdo gjë që shpreh e humbet rëndësinë përballë gjithçkaje që na keni dhuruar ju!!

Ngrohtësia dhe afeksioni që ju keni krijuar tek nxënësit tuaj i ka ndritur ata në labirinthet e jetës, iu ka hapur dyer falë diturisë së fituar dhe njohurive të mara nga ju.

Profesori ynë i dashur, ju jeni bërë shembull frymëzimi dhe optimizmi për ne, dhe falenderimet janë të pafund!!

Pafundësisht respekte!!

Pasqyrimi.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Maj 21, 2018 nga te Kulturë dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: