SEPSE TI JETON


Nga Anxhela Mema
Duke ecur në ritmin e jetës papritur gjithçka përmbyset dhe të lë pa frymë…Sa shpejt kaluan ditët, si qenka kjo botë kështu vallë! Të ecësh në rrugë e të të kërkosh kudo, të shohësh njerëz shpesh herë me ty duke i ngatërruar.

Një vit pa ty engjëll!!

E nëse thonë se engjëjt jetojnë ti je një prej tyre. 

E nëse parajsa është përjetësia e njerëzve të mirë ti je aty! 

Ti sot bën një vit që nuk je pranë njerëzve të tu të dashur, por në zemrat e atyre që të njohën do jesh gjithmonë. Një njeri i qeshur që falte veç mirësi, por zoti njerëz të tillë i dashka pranë vetes. 

Vdekja do na rrëmbej një ditë dhe shumë shpirtra do takohen sërisht aty ku ti një vit më parë gjete qetësi. 

Nuk është e lehtë të shkruash për enjgjëjt, nuk ka fjalë që mund të më mundi përballë gjithë kësaj dhimbjeje… 

Pata fatin e mirë që njoha një njeri si ty ashtu si shumë të tjerë të njohën në mënyra të ndryshme, por fati i keq nuk vonoi të të rrëmbente dhe të na vinte përballë një sfide shkatërruese. 

Ditën që u shua një yll në tokë qielli shëndriste më shumë dhe kjo nuk ishte habi, ti je aty dhe nga larg i buzëqeshur si gjithmonë na shikon, por ne jo ty. 

Nëse zoti ka bërë padrejtësi nuk mund ta gjykojmë pasi të gjithë ne nuk kemi fuqin për ta bërë këtë. 

Nëse do të donim një dëshirë ajo që të gjithë ne e duam me gjithë shpirt është rikthimi jot pran nesh, por as lotët e gjith botës nuk mundën të të kthenin dot. 

Sa herë që kthejmë kokën lart duket sikur retë mundohen të shfaqin imazhin tënd dhe ne të sigurt se lart kemi dikë që na bekon dhe forcën na e fal vazhdojmë të “jetojmë”. 

Vdekja është pjesë e jetës por ti nuk e meritoje kaq herët. E di as ti nuk e doje këtë por ndoshta zoti të kish rezervuar diçka më mirë aty pranë tij. 

Vdekja është e tillë, vetëm ajo e di ku zgjedh dhe në zgjedhjen e saj askush nuk ndikon dot. Mund të jesh njeri i mirë apo i keq, i zgjuar apo modest, ajo troket njësoj tek të gjithë. 

Edhe pse nuk je fizikisht … Shpirtërisht do jesh i pa vdekshëm për familjen, shoqërinë dhe kush do që të njohu ty! 

Nuk të themi lamtumirë ! SEPSE TI JETON!p

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close