PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Elbasan/ Fëmija që u flijua, dhe mbi të mbiu një pemë


Një histori e jashtëzakonshme vjen nga Elbasani, ku flijimi i një fëmije, solli në jetë një pemë madhështore.

Buzë rrugës në fshatin Lleshan, Dushku i Lleshanit, ndodhet një dushk që populli e mbron, i shërben si të ishte një gjë e gjallë këtë monument natyror me shumë vlera.
Sipas legjendës, kjo madhështi lindi nga flijimi i një foshnjeje me një lende dushku në grykë. Nëna dhe babai bënë të pamundurën për foshnjën e tyre të vogël që ta kthenin përsëri në jetë, por jo…!
Dushku i ka hapur degët e tij në një fushë të madhe dhe pret çdo kalimtar të rastit për t’u ulur nën hijen e tij, si dhe për të shijuar ujin e ftohtë që rrjedh shumë pranë.
Legjenda e foshnjës
Një mesoburrë i quajtur Nikolla, është ulur pranë dushkut dhe në dorë mban ende një cigare, edhe pse duket se ka kohë që është fikur.
Sipas “Konica.la”, ai mban mend nga gjyshi dhe stërgjyshi i tij shumë detaje nga historia e këtij dushku pesëshekullor.
“Rreth 700 vjet më parë, një çift të rinjsh bashkë me djalin e tyre 3 vjeç, vinin nga zona të thella të Zavalinës për të shkuar në Lleshan, apo ndoshta më poshtë në Shelcan.
Të rraskapitur nga rruga në këmbë, ata ndalen në këtë dushk, i cili ishte shumë herë më i vogël se ky. Nën hijen e tij përpiqen të pushojnë sadopak për t’iu kthyer sërish rrugëtimit të gjatë.
Të lodhur dhe të etur për ujë, çifti për një moment e largon vëmendjen nga fëmija.
Ai gjeti një lende dushku me të cilën po luante. Pa e ditur rrezikun e i uritur, vogëlushi e përtypi atë dhe gjithçka merr fund këtu… Prindërit e tij vendosën që ta varrosin shumë pranë këtij dushku, ndërsa pema u pre.
Historia vazhdon
“Një gropë e vogël dhe një gurë mbi të tregonte se këtu prehej një djalë 3-vjeçar.
Por nuk kaloi më shumë se një vit dhe, për çudi, një filiz mbiu pikërisht nga varri, mbi trupin e djalit 3-vjeçar….
Sipas Nikollës, gojëdhënat thonë se lendja që fëmija përtypi, mbiu në barkun e tij, hapi rrënjët thellë në tokë dhe një dushk i madh u rrit pikërisht mbi trupin e njomëzakut.
E veçanta është se, për shkak të klimës, në zonën e Shpatit rrallë sheh dushqe, këtu nuk mbillen pemë të tilla dhe ky dushk është një ndër të vetmit që vazhdon të jetojë e të gjelbërojë në çdo stinë.
Dhe gojëdhënat thonë se “më pas me amanetin e tyre, prindërit e djalit u varrosën pranë këtij dushku, e kështu me radhë të gjithë pjesëtarët e familjes.
Tashmë rreth tij ndodhen shumë varre të cilat prehen nën krijesën e foshnjës.
Të moshuarit e rrëfejnë si një legjendë, por historia ruhet ashtu si është, nuk ka deformime, veç fjalë e fjalë, të paharruara për 500 vite.
E sa e sa vite e shekuj do të kalojnë, dushku tregon se nuk do të plaket kurrë.
Kurdo që të shkosh, ai është i njëjtë, i gjelbër, i cili të fton vetiu të ulesh pranë tij dhe të bisedosh me të, duke pirë një cigare apo ujin e ftohtë, i cili nuk dihet se nga vjen.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Maj 14, 2018 nga te Speciale.
Këtë e pëlqejnë %d blogues: