Mark Frroku lirohet nga burgu


Gjykata e Fierit ka liruar ditën e sotme ish-deputetin Mark Frroku.

Vendimi është bërë publik ditën e sotme.

Frrokut i kishte mbetur edhe 1 vit burg, por gjykata ka vendosur ta pezullojë vendimin.

Ndaj Frrokut është vendosur masa e sigurimit ‘detyrim paraqitje’.

Mark Frroku ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vite e 5 muaj burg, por Apeli do të ja ulte dënimin në 6 vite.

Pasi ka vuajtur disa vite, gjykata e Fierit sot ka vendosur që Frroku të dalë nga burgu.

Ka fituar ditën e sotme lirin me kusht Mark Frroku, vendimin e mori gjykata e Fierit ndërsa Frroku ishte dënuar për 3 vepra penale. vepra penale, ‘Fshehje pasurie’, ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe për ‘Pastrim të produkteve të veprës penale’.

Frroku ka lënë ambientet e institucionit ku vuante dënimin një ditë më parë..

Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë.Pavarësisht se  u la i lirë, Frroku nuk do t’u shpëtojë dyerve të gjykatave, pasi javën që vjen do të nisë procesi gjyqësor ku është i përfshirë bashkë me deputetin Tom Doshi dhe Durim Bamin. Kujtojmë se Doshi kohë më parë denoncoi faktin se atij dhe një deputeti të PD asokohe, Mëhill Fufi u rrezikohej jeta, pasi ishte planifikuar që ata të vriteshin.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close