PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Vuçiç: Bota më kërkon të njoh Kosovën, por sjam gati


Zgjidhjen e çështjes së Kosovës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk e sheh aspak të lehtë. Sipas tij, zgjidhja e këtij problemi nuk do të jetë aspak i kënaqshëm për Serbinë.

Gjatë një interviste për ‘Kurir’, Vuçiç ka thënë se të gjithë serbët do të jenë të pakënaqur duke e quajtur këtë situatë të tmerrshme pasi po merr ofertë pothuajse nga e gjithë bota për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës, tanimë duhet ta kuptojmë këtë gjë. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i politikës sonë të keqe në 2004 dhe 2008. Kujtojmë se në vitin 1999 u mposhtëm nga fuqitë më të mëdha botërore”, ka deklaruar presidenti serb.

Ai ka shtuar se tani Serbia ka një politikë racionale dhe se personalisht mbron politikën e pavarur të Serbisë, raporton express.

Sa i përket ulëses së Kosovës në OKB, Vuçiç ka thënë se nuk dëshiron ta komentoj këtë çështje pasi do të pres të shoh se çfarë posedon plotësisht ‘marrëveshja historike’.
“Unë gjithmonë flas për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Kur është fjala për Kosovën shpresoj në gjetjen e një zgjidhje. Pavarësisht nga zgjidhja është fundi im në politikë”

I pyetur pse mendon se është fundi, Vuçiç ka thënë se serbët janë të tillë dhe nuk do të falin të ardhmen dhe paqen e tyre. “Jam i sigurt se nuk do të ketë kurrfarë kuptimi vendimi për Kosovën. Por nëse mendoni se nesër unë mund të them ‘Kosova është e pavarur’, unë nuk jam gati”, – është shprehur Vuçiç.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Maj 7, 2018 nga te Bota dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: