PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Media greke: 184 kriminelë fshihen në Shqipëri


Çështja e kriminalitetit shqiptar është kthyer në një problem të madhe në Greqi.

Gazeta greke, “Kathimerini”, shkruan se, 184 kriminelë shqiptarë i kanë shpëtuar burgut në Greqi vetëm duke u strehuar në vendin e tyre. Sipas Kathimerini, bëhet fjale për kriminelë të pa skrupuj, vrasës, përdhunues dhe trafikantë drogë.

Sipas kësaj gazete, shumë autorë të veprave kriminale fshihen në Greqi, dhe hera-herës kthehen në Greqi për të vazhduar me aktivitetin e tyre kriminal, prandaj kjo është edhe arsyeja se, përse për ta është një problem kaq i madh.

Rasti më domethënës, sipas gazetës është, rasti i 3 shqiptarëve që ekzekutuan një 18-vjecar shqiptar dhe u larguan drejt Shqipërisë, ndërkohë që ende janë të lirë.

Mjaft domethënës është fakti se që prej vitit 2000 janë lëshuar plot 184 urdhër arresti ndërkombëtar ndaj krimineleve shqiptarë, të cilët janë kthyer në vendin tonë dhe vazhdojnë të qetë jetën e tyre, madje në shumicën e rasteve edhe aktivitetin kriminal te tyre. Janë lëshuar 14 urdhër-arreste, për 5 muajt e këtij viti, ndërkohë që në 2017 kanë qenë vetëm 21 dhe në vitin 2016 janë lëshuar 27, për kriminelët e larguar drejt Shqipërisë. Që nga fillimi i këtij viti janë lëshuar 14 urdhër arresti,ndërsa në vitin 2017 kanë qenë 21 dhe në vitin 2016 plot 27 urdhër arresti për kriminelë shqiptare të larguar drejt Shqipërisë.

 

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Maj 6, 2018 nga te Bota dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: