PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

10 arsye pse duhet të ndiqni “El Clasico” sonte Barcelona-Real Madrid


Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, luhet “El Clasico” e radhës në La Liga, ku Barcelona pret Real Madrid në “Camp Nou”, një sfidë që më shumë ka vlerë për publikun dhe ndeshje prestigji sesa për pikët.

Barcelona e ka siguruar titullin në La Liga me fitoren e marrë në fushën e Deportivo la Coruna të dielën e kaluar, ndërsa Real Madrid ka siguruar vendin e tretë në renditje.

Pavarësisht se dyja skuadrat nuk kanë asgjë për të luajtur në “El Clasico”-n e së dielës, më poshtë janë renditur 10 arsye pse nuk duhet ta humbisni:

Do të tregojë cila është skuadra më e mirë – Pavarësisht se Barcelona e ka fituar titullin, nuk ka asnjë mënyrë më të mirë për të treguar se cila është skuadra më e mirë e Spanjës së përballja direkte mes dy rivalëve të përjetshëm.

Është “El Calsico” e fundit për Andres Iniesta – Pas 37 ndeshjesh kundër Real Madrid, mesfushori veteran do të luajë “El Clasico”-n e fundit të dielën. Ai është një ikonë e futbollit spanjoll dhe ka marrë pjesë në disa përballje të paharrueshme me “Los Blancos” gjatë karrierës së tij.

Korridori i nderit – Kampionët e Europës në fuqi kanë vendosur se nuk do të formojnë një korridor nderi për rivalët katalanas dhe “blaugranat” nuk e kanë marrë mirë këtë vendim. Edhe pse është cilësuar si një problem shumë i vogël, do t’i shtojë pak “piper” sfidës.

Mund të vendoset fituesi i “Pichichi”-t – Lionel Messi ka katër ndeshje në dispozicion për të siguruar titullin e golashënuesit më të mirë të La Liga-s, por dy ndjekësit e tij më të afërt, Ronaldo dhe Suarez, do të jenë gjithashtu në fushë të dielën.

Argjentinasi ka shënuar 32 gola, ndërsa CR7 dhe Ronaldo kanë realizuar 24 dhe 23 respektivisht.

Barcelona është e pamposhtur në kampionat – Objektivi Ernesto Valverde-s për pjesën e mbetur të sezonit është që ta mbyllë kampionatin pa humbje.

Barcelona nuk ka humbur asnjë nga 41 ndeshjet e fundit të La Liga-s dhe nuk mund të ketë motivim më të madh për madrilenët sesa t’ia mohojnë këtë arritje rivalëve historikë.

Messi dhe Ronaldo janë në fushë – Është e rrallë që dy yje të tillë të luajnë në të njëjtën kohë dhe ne kemi qenë të bekuar për t’i parë Messi-n dhe Ronaldo-n në kulmin e tyre.

Ata do të jenë të dy në fushë të dielën për të shkruar një tjetër faqe në historinë e rivalitetit të tyre në fushën e lojës.

Barcelona mund të fitojë një “El Clasico” në shtëpi për herë të parë që nga sezoni 2014/15 – Katalansit nuk fitojnë një “El Clasico” në shtëpi që nga sezoni i parë i Luis Enrique në drejtim të Barcelona-s.

Ata do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë kundër një Real-i të lodhur nga Champions league.

Shumë yje në fushën e lojës – Edhe nëse të dy trajnerët do të përdorin rotacionin, përsëri do të kishte shumë yje në fushën e lojës.

Real Madrid dhe Barcelona janë dy zgjedhjet e para për shumë lojtarë në të gjithë botën dhe kjo i ndihmon dy klubet të kenë lojtarë cilësorë edhe në stol.

Lojtarët do të jenë të motivuar – Teksa pjesa më e madhe e ndeshjeve nuk kanë asnjë interes në fundin e sezonit, me lojtarët që fillojnë të bëjnë planet për pushimet e verës, e kundërta vlen për Barcelona-Real Madrid. Të gjithë lojtarët ëndërrojnë të jenë pjesë e një përballje të tillë.

Atmosfera politike në Spanjë – Ndeshja e së dielës do të jetë “El Clasico” e parë që do të luhet në Barcelona që nga koha kur lëvizja për Pavarësinë e Katalonjës fitoi popullaritet tetorin e kaluar.

Atmosfera në stadium pritet të jetë shumë e politizuar për shkak të qëndrimit të Madridit.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Maj 6, 2018 nga te Sport dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: