Shqiptarët festojnë, bota proteston


Nga Olsjan Topalli*
Disa ditë dhe  data në kalendar kanë simbolikën e tyre të veçantë…

Por në Shqipëri të gjitha këto data janë kthyer në ditë pushimi dhe feste duke humbur tërësisht qëllimin e asaj dite apo date të shënuar.

Ka të tilla ku bëhet pushim, festohet, por edhe të protestohet për të drejtat e liritë themelore të çdo individi. I tillë është 1 Maji, Dita Ndërkombetare e Puntorëve ku në shtete të ndryshme të botës shoqërohet me protesta të shumta. Por, në Shqipëri edhe ky 1 Maj nuk pritet ndryshe. Asnjë tubim apo protestë për papunësinë, largimet politike nga puna, për më shumë të drejta dhe kushte më të mira pune. Dita e Puntorëve në Shqipëri ka marrë ngjyrat e pushimit ose festes siç preferojnë ta cilësojnë vete qytetaret.

Që në orët e para të mengjesit shumë kryeqytetas apo dhe ndërqytetarë nëpër rrethe si Elbasani, Pogradeci, Korça, Vlora, Fieri e shumë qytete të tjera e nisën ditën me lojëra, piknik dhe çlodhje ne ambientet komode që i rrethojnë. Kjo është axhenda e ditës për të gjithe ata që këtë 1 Maj e kthejnë në feste dhe pushim total.

Ata që sot duhet të ngrinin zërin më shumë se kurrë e të protestonin janë sindikatat. Por, edhe për sindikatat ky 1 Maj kaloi në heshtje të plotë. Në çdo shtet të botës sot u protestua… U kërkuan të drejta… U kërkua punë… U kërkua vëmendja  e plotë e qeverisë ndaj klasës punëtore, ndërsa shqiptarët duket se janë populli me i kënaqur edhe pse kanë shumë ankesa.

Shumë qytetarë të moshave të ndryshme, 1 Majin e cilësuan si ditë pushimi, disa të tjerë festë,  e tek-tuk tha që është dita e puntorëve, por pa përmendur se cila është tematika apo qëllimi në të vërtetë i kësaj date.

Shqipëria ka nivel të lartë të papunësisë, korrupsionit,  pakënaqësitë ndaj sistemit shëndetësor, arsimor,  atij të drejtësisë, dhe shumë pakënaqësi të tjera të njohura në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Por ata vazhdojnë denjësisht që këto ditë protestash ti shndërrojnë në festa!

Bie shumë në sy që nuk është dëgjuar asnjë prononcim apo deklaratë shtypi  nga qeveritarët në media për 1 Majin. Duket që edhe ata e kanë harruar ose janë duke pushuar e festuar..!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close