Varfëri ekstreme/  Fëmija feston ditëlindjen pas 8 vitesh


Programi “Dua të të bëj të lumtur”, këtë herë kishte shkuar në Tropojë, në familjen e Zenunit dhe Bukuries. Ata ishin martuar në vitin 1996 dhe tashmë ishin prindër të 9 fëmijëve, por kushtet ekonomike të kësaj familje, nuk ishin aspak të mira. Ata jetonin në varfëri ekstreme.

Fshati në të cilin ata jetonin, ishte tepër larg dhe nuk kishte asnjë mundësi punësimi. Për këtë arsye, ata mundoheshin të bënin çdo lloj pune, vetëm për të fituar disa para. Varfëria e tejskajshme në këtë familje, kishte bërë që ata shpeshherë të jetonin vetëm me lëmoshë dhe me gjëra të falura.

Nuk kishin lëvizur asnjëherë nga fshati i tyre dhe Bukuria kishte vite pa i takuar prindërit e saj, që jetonin në Himarë. Madje kushtet ekonomike ishin kaq të vështira, saqë asnjë nga fëmijët, nuk e kishte festuar ditëlindjen një herë të vetme.

Për të bërë sadopak të lumtur fëmijët, motra e Bukuries, Zamira, i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo me lot i tha: “Bukurije të kam sjellë në këtë program, që ti të bëhesh sadopak e lumtur, sepse kurrë nuk ke qenë e lumtur. Edhe këta fëmijë e meritojnë të jenë të lumtur”.

Por motra e Bukurijes nuk ishte surpriza e vetme e rezervuar për të. Arbana Osmani i kishte sjellë në studio prindërit dhe pas shumë vitesh, ata u takuan me vajzën e tyre. Surprizat nuk mbaruan këtu, pasi vajza e vogël, Amarda kishte ditëlindjen dhe Arbana i kishte përgatitur një festë dhe për herë të parë në jetën e saj, ajo fryu qiriun e tortës.

Gjithashtu i ftuar special për këtë familje ishte dhe idhulli i tyre, këngëtari Sinan Hoxha. (Top Channel)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close