PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

“Sa i guximshëm bëhet njeriu kur di që e duan” Thënie nga Zigmund Frojd


Ai është një nga shkencëtarët më të spikatur të shekullit të 20-të. Studentët e psikologjisë në mbarë botën i referohen atij si “gjysh Frojdi”. Gjatë jetës së tij, disa e konsideruan një sharlatan, të tjerët një gjeni. Coco Chanel e ka quajtur feministin e parë mashkull – sepse ishte Frojdi, në mënyrë të veçantë, që u bë teoricien i revolucionit seksual,i cili shtyu gratë drejt idesë së të drejtave të barabarta.

Dy zbulime në veçanti e kanë siguruar ndoshta reputacionin e tij përjetë; ai zbuloi misterin e ëndrrës, dhe ishte personi i parë që doli me një teori universale për funksionimin e mendjes së nënndërgjegjshme të njeriut.

Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit që arrin ta shtyjë atë njeri drejt lajthitjes.

Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.

Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.

Çdo gjë që ju bëni në shtrat është përsosmërisht dhe absolutisht e pranueshme. Me kusht që të dyja palët ta shijojnë.

Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.

Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.

Personi i parë që hodhi një fyerje në vend të një guri, ishte themeluesi i qytetërimit.

Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.

Ne jetojmë në një kohë krejt të çuditshme, në të cilën befasohemi tek vërejmë se progresi marshon në një hap me barbarizmin.

Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.

Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.

Ne nuk jemi kurrë aq të dobët, sa kur dashurojmë, dhe kurrë aq të palumtur e pa shpresë, sesa kur humbasim objektin e dashurisë.

Tregues i parë i idiotësisë është një mungesë e plotë e turpit.

Njerëzit janë më shumë moralë sesa mendojnë, dhe shumë më tepër amoralë sesa imagjinojnë.

Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.

Çdo njeri normal është, në fakt, vetëm pjesërisht normal.

Ndonjëherë, një cigare është thjesht një cigare.

Sa i guximshëm bëhet njeriu kur është i sigurt se e duan.

Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë, nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë.

Njeriu nuk ia arrin t’i eliminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.

Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë.

Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin.

Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura.

Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij, ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin.

Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t’i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime.

Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar.

Qëllimi i gjithë jetës është vdekja.

Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e femrës është: “Çfarë do një femër?”

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Prill 5, 2018 nga te Kulturë dhe etiketuar me , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: