Rama: Kukësi, me rrugë dhe aeroport brenda vitit


Ditën e sotme, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama theksoi se kuksianët do të kenë edhe rrugën edhe aeroportin brenda këtij viti.

“Vajta në Vlorë fola para se të ndodhte ajo që ndodhi e thashë se do të hapim aeroportin e Kukësit, kazani menjëherë e pasqyroi; Edi Rama i merr kuksianët me të mirë i mbyll rrugën i hap aeroportin. Kuksianët do të kenë edhe rrugën edhe aeroportin dhe të dyja këto do të zgjidhen, rruga e para dhe aeroporti i dyti, brenda këtij viti. Dua t’i them një gjë kuksianëve, tropojanëve, hasianëve dhe gjithë shqiptarëve se kemi një kulturë politike të mishëruar tek opozita e sotme që synon t’i prekë njerëzit në forma nga më të përçudnuara dhe shpesh herë Saliu i pari, por edhe të tjerë i fryjnë këtyre ndasive, jo tha ai kështu, jo tha ai ashtu, njësoj si sherret e gangove që fusin në sherr gjithë lagjen”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, ndër të tjera u shpreh se “unë nuk jam i pagabueshëm dhe me thënë të drejtën e kam të vështirë të hesht e të mos reagoj përpara budallallëkut dhe injorancës dhe kur budallallëku me injorancën bashkohen bashkë është kulmi”.

“Mbase ndonjëherë mund të them diçka më shumë seç duhet, por kurrë asnjëherë nuk kam parasysh asnjë njeri të zakonshëm që nga Tropoja deri në Konispol kurrë, kurrë . Faji im, po, që kur thashë atëherë alpinët nuk thashë Saliu, djali, vajza , rrahmani, që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit, por faji im se thashë alpin në mënyrë sipas meje ironike për ti rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë, ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman, drejtësinë. Ta harrojnë atë që thanë se ne do të presim sa të dalë raporti, sa të hapen negociatat se për ne Shqipëria është më rëndësishme se qeveria, çfarë i shtyn? I shtyn diçka që ata e dinë shumë mirë dhe shumë shpejt do ta shikojnë të gjithë shqiptarët”, përfundoi Rama.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close