PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Seferina Serani: Presidenti turk Erdogan, eshte padron i Ramush Haradinajt?


Nga Seferina Serani – Paris

Nje lajm u perhap sot me shpejtesine e eres, por ne vend qe te ulte tensionet kunder Ramush Haradinajt, po le pikpyetje serjoze, per indipendencen e tij politike si Kryeminister. Le te analizojme pakk keto tituj te pak gazetave qe mora nga Interneti
Gazeta Tema – Erdogan kërcënon Haradinajn: Karriera jote do të marrë fund, je një Kukull (?!)
Kosova Press – Erdogan kërcënon Haradinajn: Do të më japësh llogari për këtë (?!)

ORA News – Shkarkimet e Haradinajt, Erdogan: Kush të udhëzoi të veprojë kështu?

Gazeta Shekulli – Erdogan sulmon Haradinajn: Pse e shkarkove ministrin dhe shefin e inteligjencës?

Gazeta METRO – Erdogan kërcënon Haradinajn: Kosova duhet ti përgjigjet presidentit turk (?!)

Nese keto Kryetituj Gazetash shqipfolese ne Shqiperi e Kosove, bejne fjale per kerkese llogarie te Presidentit turk, Erdogan dhe kercenime, ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj, sidomos kjo fraze, qe eshte edhe ne foton e publikuar ketu, “Erdogan-Haradinajt, me udhëzim (urdher) të kujt more një hap të tillë?”
Nese kjo fraze, do te kete dale nga goja e Presidentit turk, Erdogan, Ramush Haradinaj nuk i ka punet aspak mire. 

Nje thenie e tille nga nga goja e nje Presidenti turk, aq me teper qe Ramush Haradinaj, “i kreu nje sherbim” qe s’ja ka bere deri me sot, asnje vend europian “te depertoje ne Turqi, 6 disidente turq”
Pa injoruar faktin se, Kryeministri i Kosoves, veproi krejt ne kundershtim me Europen dhe Ameriken qe kjo e fundit, nuk ka pranuar te dorezoje kundershtarin politik te Erdoganit, Fatulla Gylenin tek Sulltani i sotem turk.

Nese Erdogan “çirret” duke kerkuar te “drejtat” e dy personaliteteve te larta shtaterore te Kosoves, Ministrit te Brendeshem kosovar, z. Flamur Sefaj i shkarkuar dje, se bashku me z. Driton Gashi Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencën (AKI) ku qe te dy burrat, jane shkarkuar nga funksionet dje, nga vete Kryeministri kosovar, 

Ramush Haradinaj, kjo sjellje e z. Erdogan degjohet si prej “padroni”. Mos valle kjo, don te na thote se Presidenti turk Erdogan, u jep rroga te tjera, Ministrit te shkarkuar dhe Kryeministrit Haradinaj qe ky i fundit “nuk i paska marre leje” me pare Presidentit turk, Recep Tahip Erdogan, per keto shkarkime?!
Presidenti i Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, kane terhequr “prapanicen” e tyre, nga kjo çeshtje turpshme te deportimit te disidenteve turq, drejt “riatdhesimit” nen regjimin diktatorial te Presidentit Erdogan qe eshte kthyer tashme ne nje diktator.

Kreret e Shtetit te Kosoves, filluan te thone se askush prej tyre nuk dinte gje, per skandalin qe uli deri nen toke, krenarine e popullit shqiptar, si popull “i beses” dhe per ti shpetuar zemerimit te shqiptareve qe “i akuzuan” neper rrjete sociale, “per tradheti e prerje ne “bese” ndaj disidentesh turq, sejcili evitoi pergjegjesine ne ngritjen e “gurit te turpit” qe edhe me ligj republike edhe me Knanun” ky eshte nje turp Kombetar!

Sipas tyre, çfare ka ndodhur? 

Pra, nje Minister i kabinetit te Ramush Haradinaj, paska vepruar ne “koken e vet”, nderkohe qe per çeshtje te tilla, nuk ka Minister qe merr guximin dhe Pergjegjesine, pasi nuk e pret vetem shkarkimi, por burgu, pasi ka krijuar nje incident te eger diplomatik me Europen dhe USA, keshtu, te tre Kreret e Kosoves jo vetem qe kane qene ne dijeni te plote, per kete deportim, thjesht, perpiqen te shpetojne lekuren e tyre para popullit “te zemeruar e turperuar” para disidenteve turq, qe u deportuan direkt e ne gjyqin e Diktatorit Erdogan.
Tani qe Presidenti turk, Erdogan “t’i ngreje zerin” Ramushit ne kete forme, kjo tregon dhe nxjerr qarte se Ramushi qenka “çirak” i tij. 

“Kercenimet” ose jane “artificjale” per te zbutur imazhin e Ramushit por “ne vend qe te vinte vetulla, Ramushi nxorri syte”, para poullit shqiptar sepse, ketu degjohet qarte se Erdoghan qenka padron i Ramush Haradinajt. Por, eshte akoma me keq, nese jane me “baze reale”, atehere, punet i kemi “pisk”.

Kjo spiegon edhe me mire, situaten anti-Shqiperi qe frymezohet nga disa qarqe politike te turpshme ne Kosove, ku zera te ndryshem mes tyre edhe ai i Ramushit, tek “ja ven kufirin tek thana” qeverise Tiranes, qe, pa qeverine shqiptare, Kosova do ishte akoma nen Serbine e te gjithe Millosheviçeve serbe, te moderuar apo te konvertuar, s’ka rendesi!
Ka plot zera syresh ne Kosove qe kerkojne me ngulm, jo vetem heqjen e statujes se Gjergj Kastrioti Skenderbeut, nga Prishtina por edhe distancimin nga figura e perboteshme Humaniste, e shenjtores shqiptare, “Nenes Tereze”.

Kosova eshte “super turqizuar” duke injoruar kulturen tone Iliro-dardano–shqiptare duke u pershtatur me konceptin arabo-turk.

Personalisht e pranoj miqesine e turkut dhe ne Turqi kam miq te rendesishem artiste por, askush prej tyre nuk me ka kerkuar kurre, qe une te ndryshoj ne diçka e te perpiqem tu ngjaj sado pak. Nderkohe une nga ana ime, nuk kam testuar kurre te dukem “me turk se vete turku!”

Respekt, per shtetin dhe popullin turk, qe ne situata te caktuara te agresioneve ushtarake nga vendet fqinje, (kunder Shqiperise apo Kosoves), si nje shtet i madh qe jane, kane reaguar menjehere dhe “na kane mbrojtur”, duke treguar mbeshtetje ndaj Kombit shqiptar, por kjo behet me shume per arsye dhe perfitime te tyret dhe me pak, per tonat! Eshte thjesht nje çeshtje influence dhe dominance mbi Ballkan!
Qeveria e Kosoves sikurse ajo e Shqiperise, heshtin para masakrimit, qe i behet figurave te identitetit Historik shqiptar, kur behet fjale per Skenderbeun dhe nene Terezen qe jane pika e referimit te orientimit europian te shqiptareve. 

Mos valle “padroni” Erdogan, qe “çirret” ketu, “pse shkarkoi, Ramuushi, Ministrin e Puneve te Brendeshme, pa lejen e tij?” Pra, Disidentet turq, jane derguar ne Turqi, thjesht me nje urdher telefonate te Erdoganit, qe sillet me Qeverine e Kosoves si nje “Kapo Banda?”

Me çfare te drejte Presidenti turk, Recep Tahip Erdogan, kerkon llogari, kecenon dhe fut hundet, ne punet e brendeshme te nje Shteti qe nuk eshte aspak nen vartesine e Shtetit te tij?
Ramush Haradinaj duhet ti poergjigjet ketyre dilemave qe na ka krijuar. Nderi i Kombit tone qendron me lart se “nderi” personal i nje Personi politik. Personat ndryshojne ne fronet e Shtetit ndersa populli shqiptar dhe Kombi i tij, rrojne nder shekuj me krenarine legjitime qe na kane trasheguar te paret tane dhe nuk lejojme askend “te luaje me nderin e Kombit Shqiptar!!!/Pasqyrimi.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Prill 1, 2018 nga te Opinion dhe etiketuar me , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: