Makiavelizmi realiteti që përbën gjysmën e të vërtetës


Nga Arianit Bezhani

Përgjatë të gjithë historisë të zhvillimit të shoqërisë njerëzore në shumë pak periudha është parë që drejtësia dhe barazia të jenë gjerësisht moraliteti mbi të cilat kanë funksionuar dhe është zhvilluar jeta shoqërore. Këto kanë qenë kushte të zhvillimit dhe drama e vazhdimësisë që na kanë vërtetuar se drejtësia dhe barazia kanë qenë gjithmonë minorancë dhe se vetë qenja njerëzore është e prirur dhe lehtësisht e tunduar për t’u bërë pjesë me padrejtësinë. Figurat që kanë bërë historinë e mendimit botëror janë përplasur fuqishëm mbi natyrën njerëzore dhe tendencat e saj, aqsa janë të pakët ata që nuk janë pozicionuar në grupime apo shkolla mendimi. 

Pushteti është një nga sprovat e vërteta të karakterit dhe personalitetit të gjithsecilit. Në pozita pushtetpasëse shumica e njerëzve kanë lënë mënjanë atë ç’ka kanë lexuar në libra duke u shëndërruar në oportunistë dhe përfitues. Duke qenë se mbi të gjitha të paturit pushtet do të thotë të ruhesh nga ata që nuk kanë, lind si nevojë parësore “eleminimi“ i atyre që ta rrezikojnë pushtetin. “Makiavelizmi” është mëse i kuptueshëm dhe bëhet instrument jetik për të siguruar hiearkinë në një botë e cila nuk ka mundur dot të ndërtojë një sistem të drejtë. Duke ndjekur kujtesën historike na rezulton se gjithmonë ngjarjet janë zhvilluar me mjete e “metoda makiaveliste,” dallimin e kanë bërë vetëm emrat e personazheve “famëkeq” kur në një periudhë kohe quheshin “Brut,” e në një tjetër “Beria.” 

“Makiavelizmi” u themelua dhe u zhvillua nga një personalitet i Italisë së shek. XV si Nikolla Makiaveli. Ai pati aftësinë dhe guximin për të sjellë një rrymë filozofike realiste duke u mbështetur mbi veprimtarinë, natyrë njerëzore dhe faktet historike. Makiaveli përshkruajti saktë disa tipare të pamohueshme të sjelljeve dhe tendencave individuale që zhvillohen kur njerëzit kanë mundësi për t’u kapur mbas pushtetit dhe përfitimit personal. Edhe pse një doktrinë me bazë të shëndoshë “makiavelizmi” ngelet edhe në ditët e sotme si një nga rrymat filozofike dhe politike nga më të kundërshtuarat. Këtu fillon ironia e një manipulimi të madh, kur “makiavelistat” janë kundër “makiavelizmit.” Kjo mizanskenë jo vetëm që është manipulim por është edhe fshehje e të vërtetës me metoda që i vinë përshtat pjesës sunduese të shoqërive. Por duke qenë se “doktrina makiaveliste” është pjesë e pamohueshme e mënyrës së  funksionimit shoqëror, është i padrejtë mohimi që në këtë mënyrë i bëhet vetë njeriut duke i goditur atij natyrën dhe karakteristikat e personalitetit të tij!

Rreziku më i madh për çdo lloj klase sunduese vjen nga shpallja e disa të vërtetave dhe “ndriçimi” i masave të gjera të shoqërive. “Makiavelizmi” e ka goditur në themel këtë filozofi unipolariste duke i rrezikuar pushtetin një pjese tjetër të shoqërive që kërkojnë të kenë dhe ta mbajë pushtetin me rizgjimin e përplasjeve shoqërore. Asgjë nuk mund ta çojë përpara shoqërinë njerëzore më shumë sesa “sinqeriteti” dhe goditja e klisheve që prodhojnë retorikë politike, influencojnë dhe orjentojnë negativisht masa popullore psikologjikisht të dobëta. Diskriminimi gjinor, diskriminimi rracor, përplasjet fetare, nacionalizmat dhe shumë të tjera janë tashmë çështje të ezauruara që nuk përmbajnë në vetvete asnjë risi përveçse faktit që kanë ndodhur edhe pse ende sot fatkeqsisht me “rifabrikimin” e tyre vazhdohet të përfitohet pushtet dhe të përçahen shoqëri. 

Shpresë nga gjysma e  së vërtetës apo nga “apostujt politik”?! Në raport me filozofinë realiste dhe prirje brendësore të njeriut si “kafshë politike” “makiavelizmi” përbën gjysmën e të vërtetës dhe gjysmën e shpresës duke ngjizur kështu revoluconin e moralitetit që edhe pse fakton të vërteta të vështira për t’u kapërdirë dhe për t’u pranuar i jep mundësi shoqërive të ”kurojnë” këto tipare karakteriale. Të njohin armiqtë e brendshëm e të jashtëm të cilët jo vetëm që i kanë konfliktuar shoqëritë por edhe i kanë bërë ato vulnerabël. Nga ana tjetër disa doktrinat filozofike e politike kanë kapacitete të pafundme manipulative të cilat i përdorin në funksion të parimit “përça dhe sundo”! Kjo formulë ka bërë që në shekuj popujt ose një pjesë e mirë e tyre të besojnë se e vërteta është gjithmonë pjesa e “mirë e personalitetit” dhe karakterit të njeriut dhe e pamundur që pjesa “negative e personalitetit” të jetë e vërtetë. Këta “apostuj politik” në të shumtën e rasteve ngatarrohen me “apostujt biblik” sepse ndryshe nga të dytët, më shumë se çdo gjë tjetër “predikojnë” dhe mendojnë për influenca duke “vrarë” shpresa./Pasqyrimi.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close