PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Seferina Serani: “Bravio popullit te kosoves qe e mbrojti flamurin Kombetar nga “perdhosja” e autoriteteve duke ua bere, “harram voten!”.


Te perdhosesh flamurin Kombetar eshte njesoj sikur te perdhosesh vetvehten !
Paresisht, nuk dua t’ja filloj me urime drejt Kosoves per kete pervjetor te 10 te saj, para se organet e Larta te Shtetit te pozicionohen dhe ti kerkojne “falje publike”, popullit shqiptar, te cilet lejuan “perdhosjen e flamurit” shqiptar kuq e zi me shkaben dykrenare, ne mes te Prishtines. Ndoshta « turpi » sot perben « nje mode te re, ne jeten civile, por flamurin nuk lejojme te perdhoset, nga askush !

Nese Kosova sot, gjendet ne krize te thelle “te identitetit” (dhe kjo nuk duhej te ndodhte, se identitetin e kemi te lashte dhe te lavdishem). duket se ne Kosove, diçka po shkon mbrapsht. Kosoven po perpiqen ta privatizojne disa tipa qe duan te quhen edhe “intelektuale” te cilet, po e perdorin “fjalen e lire” per ti sjelle dem Kombit. Prej kohesh keta “intelektuale” kane shpalosur hapur antipatine e tyre per popullin shqiptar dhe Shqiperine, duke share, fyer e poshteruar, deri figurat e medha te Historise shqiptare, si Heroin Kombetar, Skenderbeun (dhe flamurin e tij), sepse eshte Skenderbeu ai, qe i dha identitet ne shqiptareve, me flamurin e familjes se tij.

Keta “intelektuale”, jane duke na e paraqitur Skenderbeun, “per serb?!” Mbi ç’prova na parashtrojne keto mashtrime? Nuk e dija qe Vojsava Kastrioti “e paska sjelle pas” Gjergjin te vogel, “nga Serbia” tek familja e Gjon Kastriotit?! (Ndonese nena e Skenderbeut nuk eshte serbe, por shqiptare, nga sa kam lexuar, ka qene bije nga Pollogu, edhe ne kete rast, thjesht spekullohet me kete fjale qe gjoja ajo ishte “serbe”, per te perçare shqiptaret. Ku i kane serbet provat per kete “origjine” te saj?! Po keta, “intelektualet”, si flasin pa prova?! Edhe sikur ajo, te ishte serbe, as qe me hyn fare ne pune.

Qe dikush te quhet “serb” duhet, qe babai i tij, te ishte nje serb. Gjergj Kastrioti, babain e kishte shqiptar. Tek origjina familjare e femijeve, ne nje familje, origjina “e babait” llogaritet, per femijet e vet dhe me pak, ajo e nenes. Skenderbeu, luftoi per Shqiperine dhe jo per Serbine. Edhe sikur te kishte marredhenie te mira me familje serbe (gjoja te origjines nga nena), nuk e kam fare problem, pasi, ai nuk beri asgje per Serbine dhe serbet. Te tjerat, ç’perrallisin “intelektualet” pa prova, i degjoj “verese”.

Skenderbeu, braktisi jeten perrallore te Stambollit me pallate, saraje e pasuri sulltaniane, per te ardhur ne “gerxhet e Shqiperise” e ti sillte popullit shqiptar, “lirine” nga pushtuesi otoman. Historikisht, ka qene i vetmi burre, qe formoi Shtetin shqiptar duke e hapur aktivitetin e tij, me Vatikanin dhe Europen perendimore duke i identifikuar shqiptaret, me kete rast, drejt Europes, me flamurin e tij te kuq, me shkaben dykrenore. Nuk kam te dhena qe ai, identifikoi ne Europe serbet dhe Serbine por, Shqiperine. Kete gje kush e mohon dot, nga ju “intelektualet kosovare qe po i ofroni popullit dhe Kosoves sherbime thellesisht anti-shqiptare. Si udheheqes i adhuruar nga te gjithe shqiptaret, ishte Skenderbeu ai, qe bashkoi krejt popullin, pa dallim feje, krahine apo ideje, si dhe myslimane, ortodokse dhe katolike te gjithe “tok” dhe fituan mbi Perandorine me te frikshme te kohes. Per kete shqiptaret “te gjithe njesoj” e deshen Skenderbeun si kryezot te Shqiperise dhe nder shekuj, krenoheshin me te.

Kuptoj se sot, te shiturit e tradhetaret, tek armiqte te ketij populli, po punojne per te shperbere ndergjegjen Kombetare te shqiptareve, per te deformuar DNA e ketij Kombi autokton, se i tremb lashtesia e tij, ku, Serbia, Turqia, arabia dhe greqia, “i paguajne mire”, per sherbimet e tyre, “intelektuale” ne fushen publicistike, per t’i kthyer shqiptaret, ne arabe, turq, por, edhe, ne “intelektuale” te djallit serb.

Ate flamur qe dje “e zhvaten” tek e zbriten per turp, nga kjo shtyllle ne Prishtine, duhet ti perulen me nderim dhe po “e perseris”, Qeveria Kosovare, duhet te kerkohet “falje pûblike” popullit shqiptar, te shqiperise, Kosoves, dhe krejt trevave te tjera shqiptare, se shqiptaret “u denuan” te jene te ndare nga “trungu i atdheut meme”, por shqiptaret edhe ne fund te botes te jene, jane shqiptare pa e menduar dy here, “vriten per kete flamur”,

Zbritja e nje flamuri, te nje “vendi mik”, (se ne, nuk jemi Serbia), ka rregulla shteterore deri ushtarake, per ta zbritur me kujdes dhe mbi te gjitha me nderim. Ky fakt perben nje skandal politik, qe “lidhet mire”, njera me tjetren, pasi ky fakt tregon se Skenderbeun, te cilin nuk e zbresin dot, me te njenjten lehtesi, nga piedestali ne te cilin gjendet, “historikisht dhe monumentalisht” ne Prishtine, keto “shkie mjerane”, mllefin ndaj tij, e shkarkuan tek flamuri i Kastrioteve, pra, tek flamuri yne, “LEGJENDAR”.

“Intelektuale” te Kosoves qe i sugjeroni shqiptareve te Shqiperise te mos e permendin Kosoven si krahine te Shqiperise” ju kujtoj se:

1) Per ti sjelle lirine Kosoves, u shperbe krejt ushtria Shqiptare dhe armet kaluan ne Kosove. Tani, ju beni sikur e harroni?  Nga ato arme, qe ne Shqiperi, u bene lirshem, te disponueshme ne duart e popullit, gjithashtu, u vrane mijra shqiptare, pra, pesuam jo vetem fatkleqesi te paimagjinueshme, pasi deri me sot, ende nuk gjenden dot me, armet se ku i kane fshehur njerzit, pra, u “shperfill” krejt siguria Kombetare e shqiptareve, drejt nje qellimi te larte, per ti ardhur ne ndihme, vellezerve tane kosovare, qe te mbroheshin, nga satrapi serb.

2) Ne kohen e luftes ne Kosove, ishte Shqiperia dhe shqiptaret qe ju hapen deren vellezerve e motrave Kosovare, te cilet u priten me “buke e kripe e zemer”, siç e do tradita shqiptare dhe te gjithe u ndjene, si ne shtepite e tyre.  C’fare “intelektualesh” jeni, “alzeimer” keni pesuar, “e harruat edhe kete?!”  Ne kohen e tragjedise kosovare, tek populli kosovar i munduar dhe i pashprese, zbriste drejt Shqiperise, tek i shihnim nga televizionet greke, (ne te gjithe Greqine, greket “shqyen syte” tek pane bujarine shqiptare.  Ata na treguan se ne 1921, kur Mustafa Qemal Atatturk, “ekspulsoi” mbi 100.000 greke nga Turqia, ata te gjoret, per vite te tera, mbeten rrugeve te Athines dhe flinin jashte, se askush, nuk ua hapi deren. Ja mesoni se ç’fare ka ndodhur tek fqinji dhe krahasoni vehten tuaj, me pritjen qe ju bene shqiptaret, qe sot po ju tregoni ju, “kufirin”.

Te na perdhosni flamurin tone, duhet te keni marre parasysh se jeni “zero”. Vetem njerez qe nuk kane identitit, nuk kane atdhe, nuk kane flamur, rendom, konsiderohen njerez me koshience Kombetare, “zero”. Papergjegjeshmeria eshte pjese e karakterit te injorantit dhe si te tille, po sillen sot “intelektualet” e koshiences “zero”. Ju, po kerkoni si “brashka gozhden”, (belane me vehetn tuaj), por populli, nuk ju ka asnje borxh, qe ta dergoni ne qorrsokak, te nderuar “intelektuale te kashtes”.

Ai flamur “mor mjerane” eshte flamuri qe solli krejt rinine kosovare e shqiptare bashke, nga te gjitha cepat e botes, per te luftuar “hordhine serbe”, nga Kosova dhe ishte ai flamur, qe i parapriu idealit te lirise dhe qe i bashkoi shqiptaret.  Ishte ai flamur qe mbuloi te renet ne betejat me paramiliteret e Arkanit dhe te Millosheviçit.

Me ate flamur luftoi Adem Jashari e krejt familja e pamposhtur e Jasharajve, sikurse edhe “u mbuluan” me lavdine e ketij flamuri, para se te hynin ne dheun e pergjakur. Kaq lehte i bini “lapsit dhe gomes se tij”, per te fshire Historine e Kombit tone? Historine e Kombit shqiptar nuk do te mundet dot kurre, askush “ta mposhte”,asnje fuqi, sado e madhe qoft’ ajo, sa te kete shqiptare, qe marrin fryme e jo me, ju, dava sharlatanesh e mjeranesh.

Te shiturit, per interesa personale ne kurriz te atyre Kombetare, sa vijne e po shtohen, çdo dite. Por, meqe sot, “dy Qeverite” shqiptare, ajo e Shqiperise dhe e Kosoves, jane vene “ne gare” per te shitur trojet dhe Detet shqiptare, dolet edhe ju, per te treguar se jeni “mall per shitje” dhe se keni nje “çmim”, ate te “tradhetarit”.

Mos i ngaterroni gjerat! Do te vije ora e cdo tradhetari, se gjerat po fillojne te kthjellohen, Ne Shqiperi me Prokurorine e Pergjitheshme dhe ne Kosove me Gjykaten Speciale. Pse, si kujtoni ju? Se Fuqite e Medha, “u futen ne sherr” me shume Shtete e Kancelari te fuqishme, per ti sjelle perfitime vetjake, “nje tufe injorantesh” ne kosovare qe u ngjiten ne krye te Pushtetit dhe filluan ta perdorin “te dyja shtetet” si prone personale e familjare, qe demtuan edhe interesat e popullit shqiptar, por, edhe interesat e ketyre Shteteve te medha? Genjeheni rende, nese nuk e mendoni kete gje!

Fakti qe interesat Gjeo-politike te Aleances Euro-Atllantike, SHBA dhe BE ishin ato qe e kane dashur te jene “dy Shtete Shqiptare ne Ballkan”. Ata ndihmuan kosovaret, sepse kishin edhe planet e tyre, per sigurine nderkombatere ku, Shqiperia dhe Kosova, perbenin piken nevralgjike, te interesave Ruse si superfuqi kercenuese ndaj Perendimit. Ne jemi gjithmone me ta dhe e kemi per nder. Baza amerikane ekzistuese ne Greqi parashikohej te transferohet drejt Shqiperise dhe kjo kerkonte qe keto dy Shtete shqiptare, te perfitonin kujdesin e vemendjen amerikane dhe Perendimore.

Korrupsioni i ketyre dy Shteteve shqiptare dhe injoranteve qe shiten trojet dhe detin, ka penguar interesat Kombetare dhe “zinxhirin” e rritjes se mireqenies se shqiptareve gje qe do ju sillte ketyre “Shteteve perendimore”, garancine e vendosjes se tyre, ne keto dy territore shqiptare. Por kjo, nuk don te thote se “kotelja duhet te nxjerre thonjte e te gerviçe, nenen e saj”, kete po beni ju. Nga nje sjellje e tille, “e fituar del”, vetem Serbia dhe shtetet anti-shqiptare.

Zera te “djallezuar” qe po bejne thirrje “te na ndajne”, jane zerat e djallit, te paguarit e ketyre Shteteve anti-shqiptare qe shpresojne se me propaganden e tyre, te thenies “thuaj e thuaj se diçka do ju mbetet ne mendje”, po i sjellin Kosoves, nje semundje vetvrasese. “Proverbi thote se: “Delen qe largohet nga tufa e ha ujku” dhe atij “ujku”, ju mezi i shpetuat nga dhembet.

Qe te kemi “sahanet pakapake” ju bej me dije se dyshoj fort, se ata qe e kane per ofendim te quhen “Krahine e Shqiperise”, nuk kane krize identiteti, thjesht do kene blere nje identitet te ri “rezerve” qe nese ju “tregohet dera”, per propaganden e tyre ose ju kercenohet jeta, te vijojne jeten e tyre atje, ku jane shitur. Kosova ishte, eshte dhe do te mbetet per gjithe shekujt ne vijim, krahina dhe bija e nenes se saj, Shqiperise, doni apo s’doni ju.

Ju qe shpifni dhe mbillni vrer per Skenderbeun e origjinen krahinore shqiptare te Kosoves, jeni ju qe keni “transplatuar gjuhe” prej gjarpri ne gojen tuaj, e njenjte me ate serbe. Mos harroni se ju, jeni “te vdekshem” pra te zevendesueshem ndersa Atdheu dhe popûlli, jane te perjeteshem e te “pavdekshem”. Atdheu eshte trualli “i varrit” te sejcilit nga ne, por ju keni tradhetuar vete prinderit tuaj, fshatin dhe gjuhen e folur, me te cilen shkruani e flisni ato marrezira, qe as ne spitalin psikiatrik, nuk i degjon kush te artikulohen ne gjuhen shqipe.

Per flamurin tone kuq e zi, per te cilin u vrane mijra shqiptare e kosovare se bashku, eshte flamuri i jetes dhe i vdekjes se çdo shqiptari. Kush e perdhos flamurin duhet te denohet, per fyerje te simboleve Kombetare. Kosova, nuk ka “Himn Kombetar me tekst e fjale, sepse te “medhenjte qe ju sollen lirine, parashikuan qe flamuri dhe Himni i heshtur kosovar ti sherbejne nje periudhe tranzitore, deri sa bija (Kosova) te kthehet ne gjirin e nenens se saj, Shqiperise.Kosovaret qe kane gjak “blu te erret “ne familjet e tyre, le ti bashkohen idese suaj, por ata qe kane gjakun e “kuq” dhe nuk e ndajne flamurin kuq e zi nga jeta e zemra e tyre, ata jane bij te vertete te Kombit me te lashte ne Ballkan e Europe, Shqiperise Iliriane.

Shqiptare, Gezuar 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves sone te dashur! Uroj, Zoti e Bekofte popullin shqiptar dhe, dhente sa me shpejt “Bashkimi i Kombit”./Pasqyrimi.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Një koment te “Seferina Serani: “Bravio popullit te kosoves qe e mbrojti flamurin Kombetar nga “perdhosja” e autoriteteve duke ua bere, “harram voten!”.

  1. Kosovari
    Maj 6, 2018

    Pershendetje seferina serani.
    Shkrimin mbi flamurin lamq e prrall
    E kishe bere. Sa per Skenderbeun
    Edhe po te pelcasish ka qen nena vojsava- boshnjake serbe( tash po munohen historiant me ber shqipetare. Jo kurr.sa i perket flamurit njeher e pergjithmon ti e te gjith ta dini. Flamuri shtetror kosovar per kosoven tregon shtetin e kosoves aj duhet valvitur
    Ne pamvarsi te kosoves me plot mburrje . Ky vlamur simbolizon luften e lavdishme te uçk dhe NATO, sa i perket kuq e zi flamurin- aj eshte flamur kombetar shqipetar kudo çe ka shqipetar. Pra me dezinformatat tua se jo kshtu e jo ashtu i ke falco. Çdo shqiptar si ne qeveri si jashte qeverie e ka ne zemer flamurin kombetar.
    Juve ju sygjeroj te heshtni se arma me e mir do jet. Oh sa mir me qen shqiptar
    O hej o hej

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shkurt 17, 2018 nga te Opinion dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: