PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Seferina Serani: “Nuk shpëton dot Sali Berisha. Historia do të denojë më ashpër se agresiviteti yt, kunder shqiptareve! 



Shpresoj shume se kerkesa per ekstradimin e ish truprojes se dikurshme te Sali Berishes, z. Izet Haxhia, (qe mbahet si peng “per krim politik” ne Turqi) do te jete kerkese e Prokurorise se Pergjitheshme te sapo formuar, ne Shqiperi, nen drejtimin e Kryeprokurores, Arta Marku.

Ky ekstradim, po kryhet ne bashkepunim me Autoritetet turke, per ti sherbyer “Organit te Akuzes”, ne Shqiperi, per te perqendruar faktet, deshmite dhe provat e nevojeshme, kunder ish Kryeministrit, Sali Berisha dhe “shpures” se tij, si dhe shume aktoreve te tjere politike te implikuar ne kercenime, izolime, e vrasje politike, krime qe kane mbetur “fantazme” dhe hije tmerri dhe qe ende jane pa u gjykuar sikurse, vrasja e Azem Hajdarit e plot te tjera skandale qe i di fort mire dhe na i ka bere me dije vete, Izet Haxhia nga Kushadasi ku jeton ne Turqi dhe nuk e pergenjeshtrojne dot ata qe akuzohen.

Per kete ekstradim, Izet Haxhia ka deklaruar “nje shqetesim te vetem”, qe ne fakt, duhet te jete edhe shqetesim i te gjitheve. Perpjekjet mundeshme te fijeve te padukshme te Sali Berishes te cilet, mund te arrijne ta “eleminojne fizikisht” pasi ai te kete mbrritur ne Shqiperi e te gjendet i mbajtur ne burg.

Kjo vertet perben nje shqetesim serjoz, por, duhet te jemi te kujdesshem dhe sidomos “te informuar” dhe ju bej me dije se, “autoritetet turke, do te jene pergjegjese” nese nuk marrin “garancite maksimale” na Shqiperia per te sigurine e jetes se Izet Haxhise, deri ne diten e deshmise se tij, bile do te ishte me e preferuar, qe ai te mbahej ne Ambasaden Turke, nen pergjegjesine e Turqise dhe deri shoqerimi i tij ne cdo seance degjimore ose gjyqesore, te behet nga ana e saj. Ne Shqiperi “adhuruesit” e Sali Berishes punojne edhe neper burgje.

Gjithashtu edhe Kryeprokurorja  Arta Marku, rrezikon ne nivel “shum’planesh” nese i ndodh gje deshmitarit Izet Haxhia, i cili ka kryer 5 vjet burg ne Turqi, per kete çeshtje, qe akuzohet ne Shqiperi. Prokuroria shqiptare shpresoj qe te kete marre masa te sigurise se larte, per mbrojtjen e Deshmitarit « te çmuar », i cili ka denoncuar shume histori e ngjerje tronditese, akte dhe tentativa te vrasjeve mafioze, skizofrenike, makabre , ekstreme,  qe nuk i percepton dot truri njerezor.

Nje nga ato ngjarje qe vertet me ka tronditur pamase, kur e lexova, prej shkrimeve te z. Izet Haxhia ishte “kurthi” qe i qe bere ish Kryeministrit Aleksander Meksi gjate kthimit te tij ne Shqiperi nga Italia, (ku fiken dritat e aerodromit) me plan “rrezim te avionit” plot me njerez si dhe ambasadore e diplomate shqiptare e italiane si dhe delegacioni qeveritar shqiptar, qe shoqeronte Kryeministrin Meksi i cili po kthehej nga ajo vizite zyrtare ne Itali. Ky rast « atentati masiv » i padegjuar ndonjehere, eshte me i « rendesishem » per tu gjykuar, se sa vrasja e Azem Hajdarit, pasi mes nesh eshte tjeter gje, por te presesh ne bese huadhenesit e avionit italian, Ambasadorin e diplomatet e tij kjo kapercen çdo imagjinat mos pergjegjesie kriminale.  Kryeprokurorja e Shqiperise, enj. Arta Marku duhet ta kaloje ne « site » kete ngjarje  qe eshte « e mjafte » per denim ekstrem te pergjegjesve qe frymezuan e zbatuan kete praktike mafjoze makabre.  

Verifikimi i asaj ngjarjeje eshte  faktuar  si shume « e sakte” dhe nuk u pergenjeshtrua ne asnje pike, as nga ish Kryeministri Aleksander Meksi perkundrazi i biri ne deklarate publike « e afirmoi » si te vertete ! Gjithashtu, afirmimi erdhi edhe nga shume  personalitete te tjere,  te pranishem ne ate udhetim “kurth” prej ish Presidentit te Repiblikes, Sali Berisha, njeriu, qe pergjaku e pergjysmoi Tropojen, (vendlindjen e tij), por edhe krejt Shqiperine! 

Dhe vjen nje dite, qe per ty z. Sali Berisha, nuk quhet si « ekstradimi i Izet Haxhise, por si fundi yt! »
Izet Haxhia, ky deshmitar i rendesishem ka shume per te thene, per shumicen e ngjarjeve te tmerrshme qe pershkuan jeten e vendit ne 28 vitet e Post Komunizmit.

Popull, qendro i vemendeshem dhe mos merr “anen” e askujt qe kur hyri ne politike, i kishte xhepat bosh dhe sot, numeron miliardat!

Fat te mbare Izet Haxhia/Pasqyrimi.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shkurt 10, 2018 nga te Opinion.
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: