PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Çfarë ka ndodhur me 14 Janar ?


1539 – Spanja anekson Kubën. Ishulli i Kubës ishte i banuar nga fise të shumta autoktone para zbulimit nga eksploruesi italian Kristofor Kolombi, në vitin 1492. Pas mbërritjes së Kolombit, Kuba u bë koloni spanjolle. Në vitin 1762, ishulli ra nën kontrollin britanik, para se t’i kthehej Spanjës në këmbim për Floridën. Një seri e rebelimesh gjatë shekullit të 19-të nuk arriti t’i jepte fund sundimit spanjoll. Megjithatë, rritja e tensioneve midis Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara, që arriti kulmin me luftën Amerikano-Spanjolle, më në fund çoi në tërheqjen e Spanjës; në vitin 1902 Kuba fitoi zyrtarisht pavarësinë nga Spanja.

1822 – Lufta greke e Pavarësisë: Akrokorinthi (Korinthi i Epërm) merret nga trupat e Theodor Kolokotronit, udhëheqës i Revolucionit grek kundër perandorisë Osmane.

Kolokotroni, ky “shqiptar” i quajtur arvanitas, fliste arvanisht (arbërisht), paraardhëse e drejtpërdrejtë e shqipes së sotme. Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president, dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878–1952).

Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij. Pastaj, Kolokotroni shpallet në kërkim nga osmanët dhe ikën në ishujt e Jonit. Më 1809 i bashkohet këmbësorisë greke në ushtrinë britanike që luftonte kundër ushtrisë perandorake të Napoleonit në ishujt e detit Jon.

Gjatë kësaj kohe, Kolokotroni ndikohet nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga Napoleon Bonaparti. Në autobiografinë e tij Kolokotroni shkruan: “Sipas gjykimit tim, Revolucioni francez dhe veprat e Napoleonit i hapën sytë botës. Më parë, kombet nuk dinin asgjë për veten dhe njerëzit mendonin se mbretërit ishin perëndi mbi tokë dhe çdo gjë që ata bënin ishte e përkryer”.

Dihet se arvanitasit në Greqi janë arbëreshë të zhvendosur në kohë të ndryshme mes shekujve 13–16 nga ajo që sot është Shqipëria e jugut.

Arsyet për këtë migrim nuk janë krejtësisht të qarta dhe mund të jenë e shumëfishta. Në shumë raste arvanitasit ishin të ftuar nga sundimtarët bizantinë dhe latinë të kohës për punësim ose ripopullim të zonave të shkretuara nga luftërat, epidemitë, dhe arsye të tjera; ata punësoheshin kryesisht si ushtarë. Disa migrime të mëvonshme besohet të jenë motivuar për të shmangur islamizimin pas pushtimit osman. Valët kryesore të migrimit filluan rreth viteve 1300, arritën kulmin gjatë shekullit të 15-të (pas vdekjes së Skënderbeut), dhe përfunduan rreth viteve 1600. Arvanitasit e parë arritën në Thesali, pastaj Atikë, dhe më në fund në More a Peloponez. Poema greke “Thourios” (Thirrja) nga poeti i rilindjes greke të shekullit të 18-të – dhe hero kombëtar grek, Rigas Feraios lindur në Tërhallë më 1757 – v.1798, përfshin një thirrje për arvanitasit që jetonin në atë kohë në mbarë Greqinë, për t’u bashkuar kundër sundimit Osman. Dhe arvanitasit iu përgjigjën “thourios”; në fakt, gjatë luftës greke për pavarësisë, arvanitasit luajtën rol të rëndësishëm – shumë prej tyre njihen sot si heronj kombëtarë grekë (Kundurioti, Xhavella, Kollokotroni, Boçarët, Bubulina, Miauli, etj.)

1896 – Karlo Ponzi emigron nga Italia në Shtetet e Bashkuara, ku ai organizoi një skemë piramidale, krim financiar që sot mban emrin e tij. Pas kapjes dhe ekstradimit në Itali më 1934, Ponzit iu dha një post i lartë në sektorin financiar italian, të cilin ai e shfrytëzoi duke përvetësuar shuma të mëdha të hollash. Kur u zbulua, Ponzi u arratis në Brazil, ku vdiq në vitin 1949.

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill fillojnë Konferencën në Casablanca të Marokut, për të diskutuar strategjinë për fazën e ardhshme të luftës. Në këtë zhvillim, Roosevelti bëhet presidenti i parë amerikan që udhëton me aeroplan, kur shkoi nga Miami në Marok për t’u takuar me Çurçhillin.

1973 – Koncerti i Elvis Presleyt, Aloha (Përshëndetje) nga Hawaii transmetohet drejtpërdrejtë me satelit, duke vendosur rekord në shikueshmëri të një këngëtari solo në historinë e televizionit.

2000 – Një vendim i gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte, dënon pesë kroatë boshnjakë me deri në 25 vjet burgim për vrasjen e mbi 100 myslimanëve në një fshat të Bosnjës në vitin 1993.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Janar 14, 2018 nga te Speciale dhe etiketuar me , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: