Studiuesit: Skënderbeu i teksteve mësimore, ngjall nënvleresim


Në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, studiuesit thonë se duhen riparë tekstet shkollore të historisë.

Gjatë një diskutimi mbi figurën e Heroit tonë Kombëtarë në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH1, studiuesi Virgjil Kule tha se tekstet shkollore paraqesin një figurë të cunguar të Skënderbeut. Sipas tij, më shumë se sa luftëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte politikan dhe diplomat.

“Arsimi ka shumë për të bërë. Skënderbeu i teksteve mësimore është një Skënderbe rakitik, që ngjall më shumë një lloj nënvlerësimi se sa ndjenjën e veneracionit. Skëndërbeu historik është më i lavdishëm dhe shumë më interesant se sa Skënderbeu i legjendave. Është me të vërtet një figurë frymëzuese e nivelit europian”, – tha Kule.

Edhe historiani osmanolog Dritan Egro tha se tekstet shkollore duhet të paraqesin figurën e Skënderbeut brenda kontekstit të kohës.

“Duhet bërë një ndarje mes Skënderbeut historik dhe heroit kombëtar. Skënderbeu historik duhet të mësohet në shkollë. Të vendoset në kontekstin e kohës. Çfarë ka bërë ky njeri që Europa e mori dhe e mbajti flamur përpara se shqiptarët ta merrnin për figurë kombëtare”, – u shpreh Egro.
Studiuesit hodhën dritë mbi projektin politik të Skënderbeut dhe marrëdhëniet e tij me Lindjen dhe Perëndimin.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close