12 shoqata të paregjistruara në gjykatë


Gara sa vjen dhe bëhet më e fortë për kreun e FSHF-së, ku tashmë dy kandidatë janë shpallur zyrtarisht, Armand Duka dhe Bashkim Fino. Ndërkohë që janë zbuluar fakte të reja se si është votuar në të kaluarën, sidomos me shoqatat që nuk janë regjistruar në gjyaktë.

Gazetari Fation Shehu, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv deklaroi se nuk janë 8 shoqata që nuk janë regjistruar, por 12, pasi edhe 4 shoqatat e tjera ka rezultuar se nuk kanë vendim gjykate.

“Janë 12 shoqata që nuk janë regjistruar në gjykatë, jo 8, pasi edhe shoqata e Arbitrave, Trajnerëve, Mjekëve dhe Minifutbollit nuk janë regjistruar. Ka një falsifikim të jashtëzakonshëm. Është tentuar që këto ditë të krijohen disa shoqata. Është një vjedhje e madhe, janë disa shoqata kontrabandiste” – deklaroi Fation Shehu.

Ai shtoi se njëri nga anëtarët e komisionit të verifikimit të asamblesë është kryetari i shoqatës së Futsal, i cili nuk është i regjistruar as vetë në gjykatë. Ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, u shpreh: “Ato duhet të jenë në rregull, por unë dorën në zjarr nuk e vendos. Një shoqatë për të qenë në rregull duhet që të zhvillojnë mbledhjet e Asamblesë, organet drejtuese dhe t’i dërgojnë në gjykatë.

Federata duhet të verifikojnë këto shoqata.Shoqatat janë krijuar në 2011 ose 2012 dhe qëllimi ishte të ndihmonin në zhvillimin e futbollit dhe të shërbenin si ura lidhëse me klubet e reja që krijoheshin dhe kampionateve që zhvilloheshin. Se deri atëherë që të merrje pjesë ne kampionat duhet të ishte regjistruar në federatë, që kalonte në disa procedura, ndërkohë krijoheshin klube të reja që donin të merrnin pjesë në kampionate dhe ne gjetëm një zgjidhje.

12 shoqatat e paregjistruara në gjykatë

Shoqata e Trajnerëve

Shoqata e Arbitrave

Shoqata e Minifutbollit

Shoqata e Mjekëve

Shoqata Rajonale Tiranë

Shoqata Rajonale Shkodër

Shoqata Rajonale Lezhë

Shoqata Rajonale Durrës

Shoqata Rajonale Elbasan

Shoqata Rajonale Fier

Shoqata Rajonale Korçë

Shoqata Rajonale Gjirokastër

Ka ardhur edhe njoftimi nga zyra e shtypit të FSHF-së, ku gazetarët dhe publiku njoftohen se sot, në 12:00, do të ketë argumentin dhe vendim të arsyetuar për gjithçka ka ndodhur. “Ditën e shtunë, ora 12:00, në selinë e FSHF do të ketë një komunikim për shtyp nga institucioni (një qëndrim zyrtar, jo konferencë për shtyp) për çështjen e shoqatave sportive”, – thuhet në mesazhin e shpërndarë në adresat e gazetarëve.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close