PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Adriatik Llalla me diplomë të falsifikuar


Aktualisht, e gjithë vëmendja mediatike është përqëndruar tek kryeprokurorja e Përkohshme. Ndërkohë kjo vëmendje tashmë është përqëndruar tek ish-kryeprokurori Llalla. Një informacion i ri është zbuluar rreth tij.

“Java” ka zbuluar se ish-kreu i akuzës është me diplomë të falsifikuar.

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje lidhur me diplomën e kryeprokurorit.

“Një nga detajet që janë duke hulumtuar komisionet e vettingut, është fakti që Shqipëria ka pasur një prokuror që ia dimë shkollën e lartë, po nuk e dimë ku e ka bërë shkolën e mesme. Në shkollë rezulton numri i amzës, por nuk gjenden regjistrat mësimorë. Vendi i dytë ku nuk gjendet është fakulteti i shkollës së lartë.

Në sekretari kanë shkuar dhe nuk e kanë gjetur dosjen. Dyshohet që Shqipëria ka pasur për 5 vjet një kryeprokuror që nuk ka bërë shkollën e mesme”, tha Hoxha.

Referuar lëvizjeve të fundit në organin e akuzës, gazetari Lorenc Vangjeli deklaroi se emëruesi i përbashkët i të larguarve është se kemi të bëjmë me persona që njihen si njerëz të afërt të ish-kryeprokurorit Llalla.

Ajo që bie në sy ndryshe nga parashikimet, prokurorja e përkohshme po sillet si prokurore e përhershme.

Lëvizjet janë të shumta, besoj se është vetëm fillimi. Ajo që bie në sy, ka një linjë të qartë. Të gjithë të larguarit konsiderohen si njerëz të ish-prokurorit të Përgjithshëm dhe kanë qenë në ato pozita si të komanduar”, deklaroi gazetari Lorenc Vangjeli.

Ndërkohë, këto lëvizje, sipas gazetarit Hoxha, bëhen me bekimin e SHBA-BE.

Sipas tij, jemi para një skenari si atij në Rumani e Kroaci kur u godit korrupsioni në nivele të larta.

“Edhe në Rumani, Kroaci etj, është zbatuar i njëjti skenar, është sjellë një prokuror nga periferia, po ndodh i njëjti skenar”, tha ai.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Janar 12, 2018 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: