Ja si bashkpunoi Napoleon Zerva me gjermanët


 


Nga Arben Llalla

Gjatë rregjimit të Metaksas, 1936-1941, Napoleon Zerva ishte akuzuar se bashkëpunonte me shërbimin e fshehtë gjerman, dhe ishte burgosur. Pasi gjermanët erdhën në Greqi, Prill, 1941, Napoleon Zervën e lirojnë nga burgu. Më tej ai nisi të organizojë forcat e djathta greke, por arrestohet nga italianët. Me ndërhyrjen e prof. Nikolaos Luvaris, atë e lirojnë. (Nikolaos Luvaris ka qenë progjerman dhe ministër i Fesë e Arsimit në qeverinë e Joani Rallis, 1943-1944).

Në 9 shtator 1941, Napoleon Zerva bashkë, Leonidha Spais nga Arta, Ilia Stamatopulo dhe Mihail Miridhaqi themelojnë EDES-Εθνικός Δημοκρατικός Ελληνικός Σύνδεσμος, Lidhja Kombëtare Republikane Greke. Nga kërkimet e mia mund të identifikojë se në ushtrisë EDES që vepronte në Çamëri dhe që gjendeshin gjithnjë pranë Napoleon Zervës ishin klerik ortodoks si: Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, prifti Serafeim që pas lufte do bëhej Mitropolit dhe Kryepeshkop, dhe Spiros Zafeiris, i cili u vra gjatë luftës midis EDES dhe ELAS, në janar 1944.

LLHNES SYGRAFEIS kanoniko

Napoleon Zerva me ushtarët e tij

Në verën e vitit 1943, Kryepeshkopi i Greqisë, Damaskino dërgon njeriun e tij të besuar priftin Serafeim (Visarion Tika) për t’i dhënë një letër personale Napoleon Zervën. Pas kësaj Serafeimi 30 vjeçar vesh rrobat ushtarake të EDES nënkomandën e Napolon Zervën. (Më 1949 Serafeim u bë Mitropolit i Artës, më 1958 i Janinës dhe më 1974, Kryepeshkop i Greqisë).

Në shtator të 1943, Napoleon Zerva takohet me Komandantin e Përgjithshëm gjerman për Greqinë, Hubert Lanz, i cili kishte ardhur për operacionet kundër partizanëve grekë, ELAS. Pas këtij takimi u ra dakord që gjermanët dhe EDES të kenë një armëpushim 10 ditor. Më tej Zerva sulmoi forcat partizane ELAS dhe liroi robërit gjerman, me qëllim që EDES të sigurojë një armëpushim e bisedime me gjermanët nga dhjetori 1943 deri në janar 1944.

Kokat e prera të dy drejtuesve të lartë të ushtrisë partizane ELAS, Aris Veluhiotis (Thanasi Klara) dhe të Xhavelën - Janis Angjeletos, bënë vetëvrasje duke mos rënë në duart e trupave EDES

Kokat e prera të dy drejtuesve të lartë të ushtrisë partizane ELAS, Aris Veluhiotis (Thanasi Klara) dhe të Xhavelës (Janis Angjeletos), bënë vetëvrasje për të mos rënë në duart e trupave EDES

Tashmë gjermanët kishin gjetur edhe një partner tjetër për të luftuar partizanët grekë, EAM-ELAS, i cili bënte lojëra të shumëfishta, por edhe Zerva kishte siguruar një aleat të fshehtë për t’iu bërë ballë sulmeve të ELAS. Pas marrëveshjes me gjermanët Napoleon Zerva dhe EDES kishin siguruar mbështetjen e britanikëve, por dhe të gjermanëve.

Britanikët e mbështesnin Zervën dhe EDES, pasi ata nuk dëshironi të kishin aleatë pas përfundimit të luftës grupacionet komuniste të rezistencës EAM-ELAS. Britania e Madhe nuk dëshironte gjatë Luftës së Dytë Botërore që komunistët të forcoheshin dhe pas përfundimit të saj të dominonin pushtetin në Greqi. Greqia shihej në hartën e interesave gjeopolitike si pjesë e interesave të fuqishme anglo-amerikane.

Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për Greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi mes Zervës e pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se “ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun”. Në dokumentin gjerman thuhet: “Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së KorpArmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propozimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it në koordinim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike”. Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher. Përgjigja ishte: “Të vazhdojmë tratativat deri sa të merret vendimi përfundimtar.” Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar. Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 kishin rreth 10.000 luftëtarë.

Raportë i bashkëpunimit të Napolon Zervës me Korpusin e 220 të Ushtrisë Gjermane, Shkurt 1944. Dokumenti është pjesë e Ditarit të Luftës dhe i referohet takimeve të Napolon Zervës me gjerman

Raport i bashkëpunimit të Napolon Zervës me Korpusin e 220 të Ushtrisë Gjermane, Shkurt 1944. Dokumenti është pjesë e Ditarit të Luftës dhe i referohet takimeve të Napolon Zervës me gjerman

Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, është dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke, Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist si puna e Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një Memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane.

Në tetor, 1943, disa gazeta të majta kishin si kryeartikull kryesor bashkëpunimin e Napoleon Zervës dhe EDES me nazistët gjermanë e qeverinë kuislinge e Joani Rallis. Gazeta LAOKRATIA, organ i EAM, e datës 12 tetor 1943, si kryetitull dënonte ashpër sulmet e EDES ndaj formacioneve të ELAS. Disa herë EAM shpërndante broshura, ku i bënte thirrje popullit grek që mos ta përkrahte EDES dhe Napoleon Zervën, sepse ata ishin vënë në shërbim të nazistëve gjerman dhe qeverisë të Joani Rallis.

Gazeta, ODHGJTIS, organ i partisë Komuniste greke, 12, Tetor, 1943. Kryeartikulli hapet me titull EDES shiti çlirim kombëtar

Gazeta, ODHGJTIS, organ i Partisë Komuniste Greke, 12 tetor 1943. Kryeartikulli hapet me titull EDES shiti çlirimin kombëtar

Më 8 Shtator 1943, ditën e kapitullimit të Italisë, gjermanët hynë në Konispol duke ardhur nga ana e Sajadhës, të udhëhequr prej kapitenit zervist të quajtur Vito dhe dogjën mëse 50 shtëpi. Gjatë ofensivës së madhe të dimrit 1943-1944, organizuar prej gjermanëve kundër ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, forcat gjermane me bandat e Zervës erdhën nga Greqia në Shqipëri dhe u vunë zjarrin krahinave të Zagorisë dhe të Pogonit. Banda të tjera zerviste, bashkë me gjermanët, luftuan kundër partizanëve shqiptarë në janar 1944 dhe u vunë zjarrin katundeve Kranë dhe Dërmish, si dhe shtëpive të të gjithë partizanëve minoritarë të Dropullit, kurse në shkurt 1944, këto banda dogjën katundin Dhrovjan. Gjatë ofensivës tjetër të madhe të gjermanëve në qershor të vitit 1944, forcat zerviste erdhën përsëri bashkë me ushtrinë gjermane nga Greqia, nga ana e Voshtinës dhe dogjën në Zagori ç’kishin lënë herën e parë. Kështu, kurdoherë gjermanët vinin nga Greqia për të goditur forcat e ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare, mbështetja e tyre kryesore përbëhej nga bandat e gjeneralit kuisling grek, Napoleon Zervës. Nga ana tjetër, gjithë bota është informuar për terrorin e ushtruar ndaj popullsisë çame në Greqi. Në qershor të vitit 1944 dhe në mars të vitit 1945, bandat e gjeneralit kuisling Napoleon Zerva, dogjën katundet, plaçkitën pasuritë dhe vranë me mijëra burra dhe gra, fëmijë dhe pleq. Më se 25 mijë çamë, që mundën të shpëtonin nga vdekja, u arratisën në Shqipëri.

Pas ikjes dalëngadalë të gjermanëve më tepër se 2.500 forcat e EDES të drejtuar nga Napolon Zerva hynë në Paramithi të martën, 27 qershor 1944. Pas dreke, filloi masakrimi kudo në çdo vend që gjenin çamë. Nga kjo masakër nuk shpëtuan pa u vrarë burra, gra, fëmijë, pleq. Si pasojë shqiptarët e zonës së Paramithisë u larguan për të shpëtuar nga shovinistët EDES të Napoleon Zervës duke u vendosur në fillim në Filat. Por, në gusht të 1944, forcat e EDES sulmuan Filatin duke bërë masakra mbi popullsinë shqiptare. Popullsia e pambrojtur shqiptare duke mos patur asnjë rrugë shpëtimi braktisi njëherë e përgjithmonë shtëpitë dhe pasurinë në Çamëri. Mbi 20 mijë shqiptarë nga Çamëria lanë trojet e tyre duke mos marrë asgjë me vete, rreth 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u masakruan nga EDES që drejtonte Napoleon Zerva.

Napoleon Zerva dhe EDES nuk ishin të vetëm në masakrat që kryen ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri, ata gëzonin përkrahjen e Mitropolitit të Paramithisë, Dhorotheos i cili që në nëntor të 1943 u ishte bashkuar trupave guerrilase të EDES. Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos ishte krahu i djathtë e Zervës dhe e udhëzonte për çdo veprim që duhej të merrte në Çamëri, pasi Napoleon Zerva nuk e njihte territorin, njerëzit.

Napoleon Zerva i shoqëruar nga Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, një ditë pasi kryen masakra mbi popullsinë shqiptare në Çamëri, Paramithi, 28 qershor 1944

Napoleon Zerva pas lufte e ktheu EDES në parti politike Partia Kombëtare e Greqisë Εθνικόν Κόμμα Ελλάδος-EKE. Në zgjedhjet e Marsit të 1946, partia e Zervës fitoj 22 vende në Kuvendin e Greqisë dhe ai u bë ministër i rendit. Më 1947 Napoleon Zerva u bë ministër i rendit dhe nisi arrestimet, shpërnguljen e familjeve të kundërshtarëve politikë nga Athinë, kështu pas 6 muajve si ministër i rendit atë e detyrojnë të japë dorëheqjen. Diplomatët britanikë në Athinë do të shpreheshin për Zervën: “Më e keqja ishte emërimi i gjeneral Zervës në krye të Ministrisë së Rendit Publik, pavarësisht këshillave të përsëritura, Zerva i bëri gjërat më keq duke u përpjekur për të fituar kontrollin e disa prej grupeve të djathta. Ky ishte shkaku i drejtpërdrejtë i rënies së Qeverisë.” Ambasadori amerikan në Athinë, Linkoln Makvei u kërkoi personalisht zëvendëskryeministrit, Sofokli Venizellosit dhe Panajoti Kanellopulos shkarkimin e Napolon Zervës si ministër i rendit publik, sepse ai ishte bërë problem dhe jo e majta.

I braktisur nga të gjithë Napoleon Zerva udhëtoi jashtë Greqisë për të gjetur qetësinë e humbur. Dëshpërimi i Zervës vërehet në letrën që i dërgoi në vitin 1953, Jani Danit.

Në këtë letër del qartë se Napoleon Zerva kishte patur një plan të detajuar për masakrimin e shqiptarëve në Çamëri, përzënien e tyre nga shtëpitë, pavarësisht se si do rridhnin ngjarjet e luftës.

Pra, nga njëra anë ai mbante lidhje me gjermanët dhe nga ana tjetër me britanikët e amerikanët. Në letër bie në sy se ai është shumë i dëshpëruar.

Materialet e botuara nga amerikanët tregojnë refuzimin që ata bënë që Zerva të ishte Ministër i Brendshëm e kishin rrëzuar reputacionin e tij në opinionin grek. Dokumentet që paraqiti në Senatin amerikan Kuvaris, një oficer i ushtrisë amerikane me origjinë greke për bashkëpunimin e ngushtë të gjermanëve me EDES dhe Zervën, ngrinin një pikëpyetje të madhe rreth veprimtarisë të Zervës dhe ushtrisë që ai drejtonte. Tashmë figura e tij ishte zhveshur dhe pak njerëz që ai i konsideronte besnikë e kishin braktisur.

Vdiq i sëmurë rëndë, i vetmuar, i braktisur, pa ushtri dhe parti në Athinë, në dhjetor të vitit 1957.

Napoleon Zerva shfrytëzoi gjermanët dhe britanikët për interesat e tij personale gjatë një lufte ku Greqia nuk kishte një shtab të përgjithshëm të rezistencës, por disa ushtri, të cilat shpeshherë luftuan kundra njeri-tjetrit.

Britanikët gjetën tek Napoleon Zerva bashkëpunëtorin e tyre për interesat gjeopolitike që forcat e majta komuniste, të cilat gëzonin mbështetje në masat e gjera të popullit grek të mos vinin në pushtet.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close