PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Studimi/ Shqipëria “pushtohet” nga bankat e huaja


Shqipëria renditet në vendet e para në rang global, për prezencën e lartë që kanë bankat në sistemin financiar. Në një studim të Bankës Botërore “Bankat pa Kufi”, shihet se gjatë viteve 2013-2015, kapitali i huaj bankar në Shqipëri është sa 46.6 për qind e PBB-se, ndërsa 85 për qind të aseteve dominohen nga të huajat.

Në Malin e Zi kjo prezencë është shumë më e dobët. Bankat e huaja zënë vetëm 25 për qind të PBB-së.

Në Serbi bankat e huaja janë sa 48 për qind e PBB, po treguesit e tjerë të kapitalit të huaj në treg janë më të ulët se në Shqipëri.

Ndërsa në Maqedoni bankat e huaja janë sa 30 për qind e PBB-së. Struktura e kapitalit vijon të dominohet nga kapitali i huaj, i cili në fund të vitit 2016 përfaqëson rreth 88.50% të kapitalit të paguar të sistemit bankar, me një rënie prej rreth 0.55 pikë përqindjeje kundrejt fundit të vitit 2015.

Struktura e kapitalit në sistemin bankar shqiptar dominohet nga Turqia me 29.2 për qind të strukturës së kapitalit, nëpërmjet Bankës Kombëtare Tregtare.

Vendin e dytë në strukturën e kapitalit bankar e zë Austria me 15.8 % nëpërmjet Raffeisen Bank. Po në këtë masë është përqindja që zënë bankat me kapital italian.

Me tej peshën më të madhe në strukturën e kapitalit e kanë bankat greke me 13.3 për qind, në të cilat lanë pas bankat greke të cilat në 2016 kishin 11.3% të totalit.

Në 2016, 5.2 % të kapitaleve të bankave ishin franceze dhe 3.1 gjermane. (Burimi:Monitor)

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Janar 2, 2018 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: