PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

KQZ vendos nesër për mandatin e deputetëve Rakipi e Rehovica


Sikundër është lajmëruar edhe më herët, pritet që nesër KQZ-ja të vendosë për mandatin e dy deputetëve, Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi, për të cilët prokuroria e përgjithshme kërkon ndërprerjen e mandatit, pasi preken nga ligji i dekriminalizimit.

Duke iu referuar vendimit të prokurorisë, të dy deputetëve iu janë marrë shenjat e gishtave në shkurt dhe i janë dhënë Interpolit. Më pas, në datën 22 dhjetor, Interpol Roma përcolli të dhënat për dy deputetët.

Për deputetin e PDIU-së, Rakipi, Interpol Roma thotë se ai është raportuar për vjedhje, me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica, sipas Interpol Romës, është i raportuar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina, në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student.

Të dy deputetët nuk deklaruan ndalimet në formular dhe as përdorimin e emrave të tjerë, ku sipas ligjit të dekriminalizimit, përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Janar 2, 2018 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: