Histori/ Çfarë ka ndodhur me 30 dhjetor ?


1622 – Në kolonitë britanike në Amerikë, Robert Gorges emërohet i pari guvernator i përgjithshëm i Anglisë së re (Nju England). Robert Gorges kishte qenë kapiten në marinën angleze. Pasi shërbeu në luftërat veneciane, atij iu dha mandati i Guvernatorit të Përgjithshëm të Nju Englandit dhe emigroi në atë që sot quhet Weymouth, në Massachusetts.

1906 – Irani shpallet monarki kushtetuese. Sistemi i monarkisë kushtetuese ishte rezultat i Revolucionit iranian (1905) dhe mori fund në vitin 1925 me ardhjen e Reza Shah Pahlaviit në fron.

1916- Rasputini “murgu i tërbuar” u vra nga dy të afërmit e Car Nikollës. Rasputin, i njohur për ndikimin e madh ndaj Careshës, u rrah dhe u qëllua për vdekje, pasi helmi nuk kishte dhënë rezultat.

1922 – Krijohet Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, BRSS ose Bashkimi Sovjetik, me rrënjët në Revolucionin Rus të vitit 1917, i cili rrëzoi autokracinë perandorake; pastaj Bolshevikët, të udhëhequr nga Vladimir Lenini, përmbysën Qeverinë e Përkohshme dhe themeluan Republikën Socialiste Federative të Rusisë; dhe kështu filloi Lufta Civile ruse. Ushtria e Kuqe hyri në disa territore të ish-Perandorisë cariste ruse dhe ndihmoi komunistët vendas të merrnin pushtetin. Në vitin 1922, bolshevikët dolën fitues, duke formuar Bashkimin Sovjetik me përfshirjen e republikave ruse, transkaukaziane, ukrainase, dhe bjelloruse.

1924 – Astronomi amerikan Edwin Hubble shpalli ekzistencën e një galaksie tjetër krahas “Udhës së Qumështit. Deri atëherë, shkencëtarët besonin se “Udha e Qumështit ishte e vetmja galaksi. Hubble (20 nëntor 1889 – 28 shtator 1953) luajti një rol vendimtar në krijimin e fushës së astronomisë ekstragalaktike dhe në përgjithësi konsiderohet si një nga kozmologët më të rëndësishëm vëzhgimor të shekullit të 20-të. Hubble është i njohur për teorinë, tashmë Ligji Hubble, se ngadalësia e lëvizjes së një galaktikë rritet me distancën e saj nga toka, duke nënkuptuar se universi po zgjerohet. Hubble është i njohur edhe për mbledhjen e dëshmive të konsiderueshme rreth “mjegullnajave” për të cilat thotë se janë në fakt galaktika përtej Rrugës së Qumështit.

1940 – Në Shkodër – vdiq Gjergj Fishta, 69 vjeç; prift françeskan, poet kombetar, themelues i shoqërisë Bashkimi në Shkodër (1899), që punoi për shqipen e përbashkët, fjalorin, alfabetin; kryetar i Komisionit të alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit(1908). Më 1913, themeloi revistën e njohur kulturore “Hylli i Dritës”.

Atë Fishta ishtë deputet i Shkodrës në Parlamentin e parë shqiptar dhe nënkryetar; përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën e Parisit(1909) dhe në Konferencën Ndërballlkanike 1930 – 1931. Poetin e madh e nderuan në shumë veprimtari: Më 1931 Greqia i dha dekoratën “Foenix”; ishte shqiptari i pare kandidat për Çmimin Nobel për letërsi; më 1939 Italia e bëri anëtar të Akademisë së saj. Poema epike “Lahuta e Malcis” është vepra i tij kryesore.

1944 – Në përpjekje për të shmangur luftën civile me komunistët në Athinë pas hyrjes së trupave aleate, kryeministri britanik Winston Çurchill e bindi mbretin Jorgo të Greqisë që të japë dorëheqjen nga froni. Mbreti grek kishte qenë në migrim në Londër.

1947 – Komunistët e mbështetur nga sovjetikët detyrojnë largimin nga froni të mbretit Mikail të Rumanisë, duke shtrirë kontrollin komunist në Evropën Lindore.

1985 – Mbi 100 arrestime kryen në Kosovë, ndërsa autoritetet jugosllave thane se kishin zbuluar një komplot për nxitjen e separatizmit dhe nacionalismit shqiptar. Shumë prej të arrestuarve ishin mësues dhe profesionë të ndryshëm që ishin diplomuar nga Universiteti i Prishtinës. Gjatë hetimeve, autoritet zbuluan se organizata ilegale e quajtur Lëvizja e Çlirimit synonte pavarësinë e “Shqipërisë së Madhe” me përfshirjen e trojeve të banuara nga shqiptarët në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni. Sipas hetimeve, Lëvizja e Çlirimit ishte një nga grupet më të organizuara që vepronte në fshehtësi të plotë, dhe në shumë drejtime ishte krejt ndryshe nga organizatat e tjera ilegale shqiptare. Në radhët e anëtarëve të saj kishte oficerë të ushtrisë jugosllave dhe informatorë brenda forcave të sigurimit, çka e bënte të vështirë për t’a goditur. Lëvizja e Çlirimit të Kosovës ishte angazhuar në akte sabotimi, kishte rekrutuar anëtarë dhe botuar pamflete, krahas futjes kontrabandë në Kosovë të armatimeve dhe municioneve, pajisjeve të komunikimit dhe shtypit dhe foto-kopjimit, ndërsa mbante lidhje me komunitetet shqiptare në mërgim në perëndim.

1992 – Presidenti i përkohshëm i Afganistanit Burhanudin Rabani zgjidhet për të udhëhequr vendin për dy vjet. Ai ishte kandidati i vetëm në kutitë e votimeve.

2006 – Ish-presidenti irakian Sadam Husein ekzekutohet me varje, pasi u gjykua nga Gjykata Speciale e Irakut dhe u gjet fajtor për krime kundër njerëzimit (për vrasjen e 148 Shi’itëve të Irakut në qytetin Dujail në vitin 1982, si hakmarrje për një atentat kundër tij).

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close