Si ma rrëmbyen fëmijën policët gjermanë, shqiptarja rrëfen dhunën ç’njerëzore


“Press Indepedent” ka publikuar letrën e Dinora Neci, nëna e fëmijës shqiptar, Eleftheria Eleftheriou e cila ka rrëfyer një histori të dhimbshme pas dështimit të martesës me një greko- qipriot me të cilin ishin njohur në Itali.
Ka qenë partneri qipriot i cili e ka denoncuar gruan për rrëmbim të fëmijës , dhe ajo kishte shkuar në Gjermani për mbrojtje humanitare.
Gruaja ka rrëfyer në letrën e saj dhunën dhe trajtimet ҫnjerëore, jo vetëm nga bashkëshorti por edhe nga autoritetet gjermane të cilët i kanë marrë fëmijën që dy vite, dhe ajo nuk mund ta takojë dot.

Rrëfimi i plotë

DINORA NECI NËNA E FËMIJËS SHQIPTARË ELEFTHERIA ELEFTHERIOU, RRËFEN PËR PRESS INDEPENDENT DHUNËN, TORTURAT DHE TRAJTIMET ÇNJERZORE

1. Unë, Dinora Neci me shtetësi shqiptare, e lindur më 03.06.1980 në Berat, Shqipëri, me Pasaportë Nr. BJ 9048553, me gjendje civile beqare dhe gjendje gjyqësore penale të pastër, jam nëna e fëmijës Eleftheria Elefteriou shtetase shqiptare, e lindur më 26/10/2011 në Strovolos-Nikosia në Qipro, me Pasaportë shqiptare Nr. BB 8530785, e cila që nga lindja është nën kujdestarinë time të vetme dhe banore e përhershme në Shqipëri pranë familjes sime prindërore në adresën: “Neshat Polovina, Ap. Nr. 220/11, Berat “. Dokumentet përkatëse që konstatojnë shtetësinë, kujdestarinë dhe vendbanimin e përhershëm të fëmijës janë të bashkangjitura Shtojcës 1 .

2. Vajza ime e mitur Eleftheria Eleftheriou që sapo ka mbushur 6 vjeç është në rrezik të lartë për shëndetin e saj pasi ndodhet nën një traumë të rëndë psikologjike pa asnjë lloj ndihme mjekësore të nevojshme dhe për këtë arsye kërkoj ndërhyrjen tuaj të menjëhershme për ta ndihmuar. E lindur nga një martesë fallco që shkaktoi një seri krimesh të rënda kundër meje dhe jetës e shëndetit të saj, pasi e mbrojta dhe e rrita e vetme për katër vjet, në kërkesën time për mbrojtje humanitare drejtuar autoriteteve gjermane, IME BIJË u rrëmbye nga akti terrorist i 7 policëve gjermanë në stacionin policor të Hahn-Frankfurt në datën 09/11/2015 duke i sekuestruar edhe pasaportën e saj shqiptare dhe unë, nëna, e akuzuar përmes akteve mashtruese, si “rrëmbyese e fëmijës tim” u mbajta peng nga autoritetet gjermane dhe ato qipriote nën dhunë, tortura dhe trajtime çnjerëzore me qëllimin e vetëm për të hequr dorë nga fëmija im.

Për shkak të trajtimeve çnjerëzore që rrodhën nga mos zbatimi i së drejtës komunitare dhe asaj ndërkombëtare, edhe pse ratifikuar Statuti i Romës dhe i Konventave në lidhje me çështjen në fjalë dhe moszbatimi i detyrueshëm të proçedurave penale nga autoritetet qipriote, belge, italiane, shqiptare dhe gjermane kundër të gjithë atyre që kanë përgjegjësinë më të madhe për këto krime, dhe në dritën e peshës së akteve të kryera në territoret e këtyre Shteteve, si nënë kërkoj ndërhyrjen tuaj që të publikoni këtë krim unik ndërkombëtar me qëllim rikthimin e menjëhershëm të Eleftheria pranë gjirit tim dhe ushtrimin e ndjekjes penale ndaj autorëve të krimeve makabre të kryera kundër meje dhe fëmijës.

Vajza përmban dokumentet e mëposhtme:
a) Çertifikatat personale dhe familjare shqiptare.
b) Çertifikatat shqiptare të vendbanimit.
c) Çertifikatat e mia penale të lëshuara nga autoritetet shqiptare dhe italiane.
d) Çertifikata e lindjes Qipriote e Eleftheria Eleftheriou.
e) Pasaporta ime e mëparshme shqiptare.
f) Pasaporta ime aktuale shqiptare.
g) Prova konkrete dëshmuese mbi Eleftheria Eleftheriou në Sistemin Informativ të Regjistrit Civil të Shqipërisë e datës 29.09.2017 që dëshmon rrëmbimin e saj nga një komplot ndërkombëtar ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

II. PARAQITJA E FAKTEVE
4. Në Itali ku kam punuar dhe studiuar kam njohur babanë e vajzës, Nikolas Eleftheriou, shtetas greko-qipriot gjithashtu student dhe pas dy vjet fejese, duke besuar se ai do të ishte shoku im i jetës, braktisa gjithçka çfarë kisha krijuar deri atëherë në Itali, studimet, dokumentet, punën dhe shkova të jetoja me të në Qipro në të njëjtën çati me prindërit e tij, ku vajza ime mbahet me forcë dhe paligjshmërisht pa asnjë kontakt me mua që nga nëntori 2015, në adresën: Alexander the Great 3, 7530, Ormidia-Larnaka.

Faktet dhe provat, konstatojnë rrëmbimin ndërkombëtar të Eleftheria, e lindur nga një martesë absolutisht e paligjshme e kryer nga autoritetet qipriote përmes një vize qipriote vizitore dhe akteve me pavlefshmëri absolute në bashkëpunim me Nikolas Eleftheriou dhe anëtarët e familjes së tij, që unë, për shkak të mosdijes së gjuhës greke dhe as të ligjeve dhe për shkak të besimit tim të mirë, besoja se isha e martuar ligjërisht me të, deri kur, familja ime dhe unë, përmes Çertifikatave të lëshuara nga Zyra e Gjendjes Civile nr. 4 në Tiranë, zbuluam se në realitet kjo martesë nuk ka ekzistuar asnjëherë duke rezultuar e pamartuar, pa fëmijë dhe rezidente e përhershme pranë familjes sime prindërore në Shqipëri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close