Seferina Serani : “Dy Ambasadore te nje Shteti”


Shqiperia ne zi, per humbjan “tragjike” te djaloshit te ri 23 vjeçar, nga Shkodra, Florenc Beqiraj.
Djalin e vrane!

E vrane pas torturash te shumta te tipit “Ilias Karelis” ne Greqi, ne burg, deri ne zhberje ? Ndersa “Karelin” e vrane per hakmarrje, 30 police greke, sepse vrau, njerin prej tyre. Florenc Beqiraj, nuk vrau askend. Ky djalosh i ri, plot enderra per jeten, por, edhe me plot halle familjare, si bir i vetem (djale)  i nje familjeje tejet, te varfer shkodrane, duke perjetuar zhgenjimin dhe humbjen e shpreses ne Atdhe, kerkoi nje jete me te mire, per vehte, ne France! Por, ja qe Franca, nuk eshte “toka e premtuar” per shqiptaret, ajo i telendis, i turperon, i zhben ata, me lehtesine e shkeljes se nje bishti cigereje, me thembren e kepuces duke e tundur majen e saj si hinke, (majtas e djathtas) gjate shtypjes, si per ti thene “bishtit te cigars” shqiptarit nen thunder, “JO!” 

Per ty, “JO” nuk kam meshire! Ti nuk vlen per mua “asgje”. 

Nje “Jo” e rrumbullakte, gjeometrike. 

Nje “Jo” cinike, konike, ironike. 

Nje “Jo” katrore, tetragonike qe nuk ka burre qe e shkul…”kokfortesia”. 
Ndryshon versioni i vrasjes nga pala frenge Florenci  u « vet-var ?!»

E vrane dhe tani po na ndryshojne versionin duke na thene se “u vet-var” ? Genjeshte me bisht ! Kush dhe pse duhet te fshihet pas ketij krimi makaber ?  Perse e rivrasin per here te dyte, ate djalosh ?

Kjo qe degjuam perbente nje skandal te madh per dy arsye, ndryshimi i versionit te ri, si « vetvarje » dhe e dyta, kete lajm, po na e ofrojne sot, ne “tabaka franceze” dhe kamarjer, dhe kush ishte ky? Nje shqiptar qe edhe ne postin e Ambasdorit te Shqiperise ne France, z. Dritan Tola, po na servirte me versionin e ri, « rivrasjen » e Florenc Beqirajt. Nje Ambasador qe eshte i gatshem te beje zedhenesin e policise frenge, por, qe « nuk u tund » nga vendi e te shkonte vete personalisht ,ne spitalin « Nord » te Marsejes , te ishte i shoqeruar madje, edhe me eksperte (shqiptare). Ta fotografonin dhe filmonin trupin gjysme te pajete, te Florenc Beqirajt, per te pasur provat kundershtuese, nese, francezet do e nderronin versionin e vdekjes se tij., sikurse po ndodh tani. 
Etika dhe Diplomacia shqiptare ne udhe kryq !

Nese duam te kuptojme se keta njerez qe taksapaguesi shqiptar, i paguan, per te qene ne poste shteterore, neper perfaqesite diplomatike, te Shqiperise kudo ne bote, ata duhet te jene jo vetem Diplomate, apo Ambasadore, por mbi te gjitha, shtetas dhe qytetare me kulture dhe moral te larte, inteligjente dhe efikas,. 
Ata duhet te perfaqesojne gjithmone vendin dhe mendimet e tyre, te jene “pro-perendimore”, kur behet fjale, per politikat e Jashtme te Shqiperise, por duhet te jene sikurse edhe perendimoret, pak “nacionaliste” (ne kuptimin e mire te fjales) te duan Atdheun dhe popullin e tyre, sikurse edhe perendimoret dhe te sillen, « te pergjegjeshem » si perendimoret,  per te mbrojtur deri ne fund, jeten e shtetasve shqiptare kur ata, rrezikojne ne vendet, ku ka perfaqesi diplomatike shqiptare. 

Por kjo nuk ndodh. Ka plot te kompleksuar qe kur shkojne te emeruar, ne nje Perfaqesi diplomatike, ju pelqen ti pershtaten « atij » vendasit, per ta impresionuar ate,  qe edhe ai ja arrin te jete i asimilueshem, nderkohe qe populli e paguan, te jete shqiptar dhe te mbroje çdo vlere shqiptare, qe nga interesat e Kombit e deri tek poseduesi i Pasaportes ne gjuhen shqipe, pra çdo shtetasi. Shqiptar.
Perse, ambasada shqiptare dhe Ambasadori i saj, z. Dritan Tole, ky njeri nuk perfaqesonte interesat e te ndjerit shqiptar, por, na percolli ne TV 24 versionin freng te « vetvarjes» sikur te ishte zedhenes i organeve te policise franceze. Na e perplasi ne fytyre versionin  e “vetvrasjes” nderkohe qe i gjithe opinioni publik shqiptar, ishim te informuar se ate, e rrahen personat qe banonin, ne te njenjten strehe me te, ne sallat e paraburgimit te Marsejes. Florenci i kishte njoftuar te afermit e vet i lebetitur. Kur “ne te gjithe” prej tre ditesh ndoqnim « me nje fryme » ecurine e shendetit te tij, te denuar, me “vdekje”.
Bashkimi ben fuqine drejt nje hapi te madh, « cilesor », perpara.

Pak me siper thashe  “ne”, sepse lavdi Zotit, shqiptaret sot, jemi bashkuar dhe jemi bere nje! 

Kjo eshte nje garanci se, qe sot e tutje asaj qe fqinjet tane i trembeshin, pra “Shqiperia Natyrale” nuk ka ende ne nje, trojet e saj te copetuara nga Fuqite e Medha te kohes, pra, ne nje hapsire siç duhej te ishte, por ne vend te saj, ne sot, jemi « nje zemer e madhe ». Populli shqiptar, eshte zgjuar dhe po hedh hapat e tij te para,  “drejt lirise”. Clirimi, nga keto “skorrje te ndryshkura” qe per 27 vjet, kane masakruar Shqiperine dhe gjunjezuan popullin, duke e vrare e perçare, duke i lene te braktisur ne meshiren e fatit, duke e bllokuar ne marshimin perpara, kjo klase politike e korruptuar, po merr fund!
Njerzit te gjithe « ne nje ze », kudo neper rrjete sociale “shperthyen ne pakenaqesi, per heshtjen e neglizhencen « e pafalshme » te Shtetit shqiptar, ndaj kesaj masakre, kunder nje ste riu shqiptar qe humbi jeten tragjikisht,, ne France. Kjo ngjarje  e lendoi krejt « zemren e madhe » shqiptare. Florenci sot, eshte ne zemren e madhe te Shqiptareve, sepse ai, ishte nje nga ne. Florenci, jam une, ti, jemi ne te gjithe ! Pra te dashur vellezer e motra, « nuk mund te heshtim » per kete vrasje makabre, jo vetem ndaj Frances, por ndaj kujtdo shteti, qe torturon dhe « zhben » jeten e nje shqiptari.  

Perndimoret nuk lejojne te preket nje shtetas i tyre dhe bejne shume mire. Nuk jane « parate «  qe ata kane, se gjoja « paraja » garanton mbrojtjen , jo ! Ato, e bejne me te shpejte ne kohe. Eshte ndjenja « solidare » qe kane per te mbeshtetur bashkshtetasin e tyre ne nevoje. Ne e kemi humbur pak, kete solidaritet, sepse na e imponuan, sharlatanet e politikes, qe sot, fale Amerikes,  po ju vjen ora qe te japin llogari!
Shqiperia si gjithmone “heshti” edhe  per Florencin.

Siç “hesht” per mua, per tjetrin e per tjetren, qe ndodhen ne France dhe vuajne si te denuar, kushtet me te paskrupullta çnjerezore, sociale, ligjore, me padrejtesi qe trokitet  me “çekiçin” e Gjykatesit si  te drejta, si dhe shendetesore, me heqjen e tubave te oksigjenit nga trupi i Florencit, sepse karta e tij shendetesore, ishte nje karte qe nuk mbulonte shume shpenzime spitalore. Humbi nje jete te riu, (per ca para te qelbura), qe te tjere, pasanike ua lejne qerasje kamarjereve, veç kur paguajne nje birre, shuma marramendese, per te bere pershtypje. 
Heshti Qeveria shqiptare, por nuk heshten njerzit, zemra e madhe e shqiptareve qe shperndanin kudo postime e statuse te rrevoltuar dhe nje solidaritetit human I lavderueshem. Kjo ishte per tu admiruar, ndonese me vonese, (pasi djali vdiq). Shoqata te ndryshme te jetes civile, nuk ndenjen duarkryq, por protestuan, me ndjenje humane dhe rrevolte te permbajtur. Them te permbajtur, pasi ato shoqata civile, nuk u lejuan te protestonin para Ambasades Franceze, te “Liberte, Egalite, Fraternite”, (Liri, barazi, vllazerim), moto e Shtetit francez. 
Ambasada franceze, shkeli triptikun, « Liberte, Egalite, Fratenite »

Me kete pengim per te mos u protestuar para kesaj Ambasade, vete Ambasada franceze kançeloi turpshem moton  ne “InLiberte, InEgalite, InFraternite,  pra, “Mos liri, mos barazi, mos vellazeri”. Te deformosh dhe te zhbesh, nje moto te tille madhore  e nje vlere te larte univerasle, eshte nje arrogance e pashoqe.  Ambasadorja franceze, ne Shqiperi, duhet te kerkoje “falje publike” sepse nuk qendron « ajo », mbi popullin shqiptar as mbi popullin freng.
Ku jane vlerat e « Lirise, barazise dhe vellazerimit », mes dy popujve ? 

Florenci u vra ne Atdheun e tyre, nje fjale dashamirese duhej ta thoshte dhe ti linte njezit te « lire », te shprehnin edhe indinjaten e tyre, te heshtur, me kurora dhe pankarta ne duar, qe te mbetemi te denje, ti lejme edhe vend « vellazerimit ». As te lire, (ne atdheun e tyre) shqiptaret, nuk protestojne dot para nje ambasade. E drejta e protestes eshte nje liri demokratike e kultures perendimore dhe ti injorosh nje populli, kete te drejte, eshte  anti-demokratike, brutalitet dhe mosperfillje ! Ah jo ! 

Miqesia dhe Respekti te jete reciprok 

Zonja Ambasadore e  Republikes  Franceze, « keto sjelle » e sollen Europen ne teleshe te medha sepse shoqerite e sotme jane « multi-etnike » dhe mungesa e lirise, pabarazia, nuk garantojne vellazerimin.  Sjelle, te tilla provokojne pikerisht  te njenjtat reagime. Populli shqiptar mund te kete « te meta » te tjera, por ne, si popull  kemi qene gjithmone solidare drejt jush ne « Zine « tuaj nacionale te atentateve te Parisit, dhe populli yne, ne mes te Tiranes, rrodhi me lule e qirinj, per dite te tera, ne emer ta solidaritetit dhe vllazerimit, me popullin tuaj. Ne nje dhimbje te tille, populli shqiptar e quante vehten « te denje e te barabarte » me çdo qytetar europian. Jo keshtu, per « zite tuaja », ne shqiptaret prezent, ndersa ne tonat ju jeni absent, se shqiptaret, nuk jane pambuku qe mbush jastakun dhe ju na qenkeni « kellefi  i qendisur ». 

Kujtese, Ambasadores franceze: « Franca e solli Terrorizmin ne Europe dhe jo shqiptaret ! »

Me propozim te ambasades franceze, Ministria e Brendeshme e Frances, dekoroi Kryeministrin Edi Rama me titullin « ushtarak, si « Komandant i legjionit te Nderit ». Per ç’fare vlere “madhore » te tij, Franca e dekoroi kete Kryeminister shqiptar me nje medalje qe i perket vetem uniformes ushtarake franceze ? Mos valle e dekoroi si te « rekrutuarin » e saj?  Ka plot gjasa dhe prova me shumice. Kjo ngjarje e fundit, ju nxorri krejt te zbuluar, ku me urdher te tij, u pengua protesta e qytetareve dhe shoqerive civile  te Tiranes  per te mos protestuar para Ambasades tuaj. Mos vall kishit frike nga ndonje akt terrorist, e nderuar Ekselence ?

Ju kujtoj se terrorizmin ne Europe, e solli Franca, jo shqiperia dhe as shqiptaret e nderuar zonje !

Ju keni vlerat tuaja te cilat ne i respektojme, por,respekti duhet te jete i ndersjellte dhe reciprok !

Arroganca, kokfortesia dhe nenvleftesimi, si dhe superlativiteti i imponuar, perbejne nje turp, dhe jo, kulturen dhe civilizacionin qe ju perfaqesoni. Une do te jem e lumtur, qe ju ta perfaqesoni denjesisht kulturen dhe qytetrimin francez, sepse kemi shume te mesojme prej tij, por ju lutem, mos e prezantoni ate,  jasht  triptikut gjenial, « Liri, Barazi, Vellazerim ! »/Pasqyrimi.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close