PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Lindja e Krishtit, besimtarët luten për paqe e dashuri. Bashkohet dhe politika


Në mbarë botën, mijëra besimtarë katolikë dhe ortodoksë festojnë Krishtlindjet, lindjen e birit të Perëndisë, Jezu Krishtit. Pas darkës familjare, besimtarët me qirinj në duar i janë drejtuar Katedrales së “Shën Palit”, ku kanë pritur mes lutjesh mbërritjen e mesnatës që shënon 25-dhjetorin e shenjtë për ta, lindjen e Birit të Zotit. Besimtarët shkëmbyen urime për më shumë paqe, lumturi dhe harmoni.

Mesha për besimtarët katolikë dhe ortodoksë nisi në orën 00:00, në katedralen e “Shën Palit”, e drejtuar nga Imzot Xhorxh Frendo, i cili në fjalën e tij, vuri theksin te dashuria për njëri-tjetrin dhe familja.

“Është një festë e madhe, festa e familjes dhe dashurisë. Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia.

Dhe për më tepër, të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore.

Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriu. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri-tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe.

Jezusi u kujdes për njerëzit e sëmurë, çdo njeri që kishte nevojë, ai kërkon nga ne të imitojmë shembullin e tij. Të kujdesemi për njerëzit që s’kanë ushqim dhe një strehë. 

Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriu. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri-tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe”, tha Imzot Frendo.

Për të kremtuar Krishtlindjen, kanë qënë të pranishëm edhe personalitete të politikës dhe diplomacisë shqiptare, si Monika Kryemadhi, Tom Doshi dhe disa diplomatë.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 25, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: