Ku është shteti jonë?


Nga Anxhela Mema

Çdo ditë po humbasim jetë njerzish, çdo ditë po perballemi me padrejtësi. Po ne çfarë po bëjmë??
Asgjë, heshtim dhe qajmë kufomën e radhës. Rasti makabër ishte jo më pak se një ditë më parë, Florenc Beqiraj i riu shqiptarë humbi jetën në mënyrë fatale.

Ashtu si edhe pjesa më e madhe e rinis shqiptare, edhe i ndjeri Florec Beqiraj kishte zgjedhur rrugën e emigrimit për të një jetesë më të mirë. Fatkeqësisht, ndeshet me një shtet “përbindësh” që nuk iu drodh dora por guxoj me dëshirën për të “eleminuar” një tjetër jetë të re.

Ky rast nuk është i parë por as i fundit…
Megjithatë ,ne akoma heshtim sikur asgjë nuk ka ndodhur!

Shumë të rinj janë larguar por nuk janë kthyer më… kjo gjendje copëton zemra të tëra nënash që mbyten me humbjen e djemve të tyre.
Ky shtet nuk ngre dot zërin për të hetuar në të paktën një ngjarje të tillë. 
Harrojmë se Florenci mund të ishte djali apo vëllai jonë.

Këto ngjarje ngrenë dyshime të thella edhe pse policia mundohet të fshehi shenjat në trupin e të ndjerëve.
Pse nuk guxojmë një herë të vetme për ta çuar drejtësin deri në pikën e fundi??

Humbim jetë njerëzish… dhe jo gjëra pa vlerë, por në këtë rast detyrohemi dhe i konsiderojnë si të tilla.
Protesta është njëra nga zgjidhjet, të gjithë janë gati në rrjete sociale por asnjë nuk e vërteton me prezencën.
Duhen vetëm 2-3 ditë dhe e gjithë ngjarja humb bashkë me dyshimet.

Jetojmë në një vend të papërgjegjshëm, aty ku drejtësia zëvendësohet me mashtrim, aty ku vdes njeriu dhe “harrohet” brenda ditës. Ku ndodhet ky shtet që çdo ditë zihen për gjëra qesharake dhe lënë pas një ngjarje tragjike.

Humbje të tilla janë bërë të pranishme në këtë vend, nuk çuditemi nga fakti se “një i ri u masakrua” por ajo që ndjehet dukshëm qëndron pikerisht mosinteresimi i shtetit tonë.

Anashkalohet një gjë e tillë e cila ka tronditur mijëra njerëz por nuk bëhen dot bashkë një herë të vetme për t’ju gjendur pranë “viktimës” së radhës.

Kjo ndodh pikërisht sepse Shqipërija nuk ka kërkuar ndonjëher drejtësi dhe është e kuptueshme se dhe kjo tragjedi do kalohet si të tjerat.
Si mund të pranohet kjo vdekje?
Si mund të guxohet të hiqen aparatuarat pa asnjë konfirmim nga ana familjare??

Ja pra, pikërisht këtu duhet të këmbëngulë shteti jonë , nuk bën gjë tjetër por beson “gënjeshtrat e trilluara” nga ana tjetër për të qëndruar pikërisht në vend dhe presin një tjeter “viktim” ku shumë shpejtë do trokas…

Kemi humbur shumë të rinj që nuk iu mjaftoi vetëm vdekja por dhe torturimi për ti çuar në vdekje … 
Hidhen në duart e mjekëve pa asnjë problem për të zhdukur dyshimet dhe nuk janë mbështetur nga asnjë ndihmë e vogël nga shteti Shqipëtar.

Versionet e servirura nga ministria e Jashtme qëndrojnë të njëjta : tentim për vetvrasje !
Mos e pranojmë më një gjë të tillë por duhet të çohemi me plot drejtë të për të marrë masat mbrojtëse, të vendoset drejtësia mbi viktimat dhe ato “monstra” që morën jetë njerëzish të marrin dënimin e merituar.

Në këtë mënyrë mund të ndalojmë tragjeditë e tjera për të mos humbur më jetë të pafajshme.
Vetëm kështu mund të vendosim shtetin në shinat e duhura pasi drejtësia çon gjithçka në vendin e vet!!/Pasqyrimi.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close